Zgjidhni përgjithmonë problemet me kondensimin në nënçati!
Problemi
Kondensimi dhe dëmi të cilin ai shkakton në muret, mobilet dhe pikturat është rezultati i drejtpërdrejtë i jetës në kushte bashkëkohore, e udhëhequr nga dëshira për hapësira më të ngrohta dhe më të rehatshme, si dhe nga nevoja për ruajtjen e energjisë (kursim gjatë shpenzimit të energjisë).
Në shumicën e njësive banesore në nënçatitë, tavanet dhe muret janë të izoluara mirë, dera dhe dritaret janë të vendosura mirë dhe me cilësi, oxhaqet e vjetra janë të mbyllura.
Si rezultat i kësaj hapësirat janë më të ngrohta, por edhe ventilimi shumë më i kufizuar ashtu që avulli i ujit që prodhohet gjatë aktivitetet e zakonshme të jetës së përditshme nuk mund të del nga hapësira dhe me atë krijohet kondensimi.
Çfarë është kondensimi?
Ajri që na rrethon gjithmonë përmban një sasi të caktuar të avullit të ujit që është e padukshme, njësoj sikurse reja e avullit nga çajniku që do të zhduket pasi të absorbohet nga atmosfera.
Sa më i ngrohët të jetë ajri, aq më shumë lagështi mund të përmban, por arrijmë deri te momenti kur në një temperaturë të caktuar ajri nuk mund të “pranon” më tepër lagështi dhe atëherë e quajmë të “ngopur”.
Kur ajri, i ngopur me avull uji do të bie në kontakt me sipërfaqet e ftohta, ai ftohet dhe në një mënyrë të caktuar lirohet nga teprica e ujit që mban në vete në formë të mjegullimit të sipërfaqes së ftohtë ose në formë të pikave të vogla të ujit.
Një shembull për këtë është njësoj sikur fryni apo nxjerrni frymën në drejtim të pasqyrës dhe atëherë krijohet kondensimi, sepse është nxjerrë ajri i ngopur me avull të ujit dhe është më i ngrohtë se sipërfaqja e pasqyrës, e cila ka temperaturën e dhomës.
Nga vjen?
FRYMËMARRJE | Për 8 orë gjumë, dy persona të rritur prodhojnë 0,64 l ujë. |
---|---|
NGROHJE | Çdo litër gaz i shpenzuar për ngrohje, mund të prodhojë 1l avull të ujit. Pajisjet ngrohëse me lëndë djegëse të ngurta prodhojnë 0.8 l avull të ujit për m³ lëndë djegëse. |
GATIMI | Çdo ditë gjatë gatimit prodhohet rreth 3 l avull i ujit. |
LARJE / LARJE E RROBAVE | Larja dhe larja e rrobave mesatarisht prodhon 1.5 l ujë, por nëse rrobat thahen brenda, atëherë bëhet fjalë për rreth 5 l ujë në ditë. |
HAPËSIRAT E REJA | Nëse ndonjë hapësirë së fundi ka qenë e rinovuar ose një hapësirë e re është rindërtuar, materialet ndërtimore siç janë tullat, llaçi, gëlqerja etj, mund të absorbojnë edhe deri në 7000 l ujë gjatë punës, që më vonë lirohet në hapësirën. |
Kondensimi dhe e juaja VELUX dritare e çatisë
Kur keni vendosur dritare të çatisë VELUX që ka xham të dyfishtë apo të trefishtë, problemet me kondensimin do të jenë më të vogla se sa tek xhami me nj shtresë në situatën e njëjtë.
Në hapësirën e ngrohur, mirë të izoluar, sipërfaqja e brendshme e xhamit do të jetë më e ngrohtë dhe më këtë do të zvogëlohet rreziku nga kondensimi.
Megjithatë, në hapësirën mirë të izoluar, xhami edhe më tej do të jetë pjesa më e ftohtë, prandaj do të krijohet kondensimi. Nuk duhet harruar se xhami i dyfishtë është izolues i shkëlqyeshëm dhe jo burim i ngrohtësisë.
Kështu, në hapësirë të ngrohtë në mënyrë jo adekuate (e cila përmban sasi të lagështisë dhe avullit të ujit ashtu si edhe pjesa tjetër e shtëpisë), xhami i brendshëm do të ketë temperaturë të ngjashme sikurse ai i jashtmi, që to të krijojë kushte ideale për shfaqjen e kondensimit.
Hapa për reduktimin e kondensimit
- Siguroni ventilim të përshtatshëm.
Dhoma të ajroset për çdo ditë me përdorimin e kapakut të ventilimit. Hapeni dritaren për 5 deri në 10 minuta çdo ditë, që të mundësoni shkëmbimin e ajrit. - Kufizoni krijimin e lagështisë.
Përshtatni mënjanuesit mekanik të lagështisë pranë sobës dhe furrës. Mos lejoni që gjatë dushit ose larjes uji i ngrohtë të rrjedhë pa nevojë. Derën e banjos mbani të mbyllur, ndërsa dritaren e banjos hapeni 10 deri në 15 minuta pas larjes. Tërësisht ajroseni veshjen e gjumit. - Vendosni radiatorët, furrat etj, nën dritaret.
Siguroni qarkullim të vazhdueshëm të arjit të ngrohtë përmes xhamit të dritares me vendosjen e radiatorëve drejtpërdrejtë nën dritare. Lini burime të caktuara të ngrohtësisë vazhdimisht nën dritare gjatë ditëve të ftohta. - Ngrohja dhe ventilim
Në objektin e ri banesor ose rindërtim, objekt të rinovuar, në veçanti kushtoni kujdes kësaj në vijim. Hapni dritaret gjatë ditëve të thata, me diell dhe mbani temperaturë më të lartë se sa zakonisht.
Mirëmbajtja e dritares së çatisë VELUX
Në përputhje me udhëzimet e lartpërmendura, kondensimi në hapësirën tuaj në nënçati do të duhej që në mënyrë të konsiderueshme të zvogëlohej, por nëse kondensimi megjithatë paraqet problem, trajtimi i përshtatshëm i dritares suaj të çatisë VELUX do të ishte si në vijim:
- Paraqitja e kërpudhave dhe përhapja e tyre duhet të ndalohet me përdorimin e mjeteve për sterilizim
- Pastroni mirë me ujë të pastër, dhe pasi të thahet plotësisht, fërkojeni me letër zmerile me dendësi mesatare
- Në fund lyeni me llak në bazë ujore ose me ndonjë mbrojtje tjetër të drurit
Mos harroni që gjithmonë të punoni në parandalimin e kondensimit, përndryshe problemi do të shfaqet sërish. Gjithashtu, mos harroni se menteshat dhe mekanizmat e dritares suaj të çatisë VELUX duhet të lyhen dhe se kohë pas kohe filtri duhet të nxirret dhe të pastrohet me ujë të nxehtë dhe sapun së paku dy herë në vit.
Një herë në vit, më së miri në vjeshtë, mbrojtja përreth dritares nga ana e jashtme duhet të pastrohet nga gjethet dhe pengesat e tjera mekanike që janë grumbulluar gjatë vitit, që uji nga kulmi dhe përreth dritareve të mund të rrjedhë pa pengesë.