Në përgjithësi është e njohur se shtëpia jo mirë e izoluar shpenzon energjinë përmes mbulojës së saj, por më pak i njohur është fakti se, përqindja më e lartë e kësaj energjie „rrjedh“ pikërisht përmes kulmit të pjerrët (30-35%).

Duke pasur parasysh se lesh-xhami mineral Knauf Insulation, UNIFIT 035 ose NatuRoll Plus, posedon karakteristika të larta izoluese (λ = 0,035W/mK), ne ju rekomandojmë që ky produkt të jetë pjesë e izolimit termik (së bashku me lesh-gurin mineral) që do t’ju sigurojë rehati të këndshme në nënçatinë tuaj.



Nga se përbëhet sistemi LDS?

Homeseal LDS 0.02, mbështjellës i depërtueshëm për avullin dhe rezistues ndaj ujit

Mundëson avullimin e kondensimit dhe parandalon depërtimin e shiut dhe borës në strukturën e çatisë.

Pse mbështjellës i depërtueshëm për avullin dhe rezistues ndaj ujit?

Këto membrana afatgjate, shumë funksionale (strukturë polipropileni), i kanë zëvendësuar ngjitëset e mëparshme të çative (letër nga katrani) të cilat shumë shpejtë plasariten dhe ekspozojnë strukturën e çatisë ndaj ndikimit atmosferik.

NaturBoard FIT PLUS, λ=0.037, lesh-guri mineral

Siguron mbrojtje termike, si dhe ngrohje stabile gjatë verës për shkak të aftësisë së tij të lartë për akumulimin e ngrohtësisë.

Përse lesh-guri mineral?

Për shkak të temperaturave veçanërisht të larta nën mbështjellësin e çatisë, duhet të përdoret izolimi që është rezistuese ndaj temperaturave të larta dhe është njësoj funksionale gjatë viteve në vijim sikurse ditën e parë.

Leshrat mineral (lesh-xhami dhe lesh-guri) janë zgjidhja ideale për izolimin e çatisë së pjerrët, sepse nuk digjen, e lëshojnë avullin (çatia “merr frymë”) dhe janë materiale afatgjate.

Trashësia e rekomanduar e lesh-gurit mineral NaturBoard FIT PLUS, λ=0.037 është 10cm

*Sipas rekomandimeve të Rregullores për EnEf, trashësia e izolimit në nënçati duhet të jetë të paktën 25cm.

Unifit 035 ose Ekoroll, lesh-xhami mineral

Siguron mbrojtje termike dhe kontribuon drejt cilësisë së ajrit në shtëpi.

Përse lesh-xhami mineral?

Vetëm lesh-xhami Knauf Insulation ka certifikatë të artë EUROFINS (për rregullimin e emisioneve të dëmshme në ajër) që bën të jetë një lloj „filtër për ajër“. Kjo karakteristikë, përveç karakteristikës së saj për të lëshuar avullin (çatia „merr frymë“), qëndrueshmëria dhe mos djegia, e bën të dëshirueshëm për shkak të qëndrimit të këndshëm në nënçati.

Trashësia e rekomanduar e lesh-xhamit mineral Unifit 035 ose Ekoroll është 15cm

*Sipas rekomandimeve të Rregullores për EnEf, trashësia e izolimit në nënçati duhet të jetë të paktën 25cm.

Homeseal LDS 5, pengesë aktive e avullit

Siguron një rehati më të madhe dhe komoditet dhe në mënyrë të kontrolluar e lëshon avullin.

Përse pengesë aktive të avullit?

Ky lloj mbështjellësi, si pasojë e lëshimit të pjesërishëm të avullit, në mënyrë të kontrolluar e lëshon lagështinë nga hapësira dhe njëkohësisht nuk lejon që teprica e avullit të ujit të shtresohet në strukturën e çatisë.

Në kombinim me membranën e jashtme siguron rehati më të madhe dhe komoditet në shtëpi. Për dallim të mbështjellësve klasik (struktura PVC), është e qëndrueshme (struktura polipropilene) dhe mundëson që çatia të „merr frymë“.

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing