
Të merremi vesh që nga fillimi, myku është dukuri natyrore. Nuk është i këndshëm, as i shëndetshëm dhe as tërheqës për sytë, megjithatë është dukuri natyrore. Në ajrin që na rrethon, qoftë në ambient të hapur ose nëpër shtëpitë fluturojnë me miliona spore të mykut. Fluturojnë lirshëm dhe presin kushte të përshtatshme për jetë dhe shumim. Për këtë kanë nevojë për shumë lagështi dhe temperaturë mesatare. Zakonisht lagështia e përqendruar nëpër shtëpitë haset në muret e fasadave me izolim të dobët (ku temperatura e brendshme sipërfaqes është nën 17˚С) në të cilët kondensohet lagështia e ajrit. Këto vende vazhdimisht janë të lagura dhe janë terreni më i përshtatshëm për zhvillimin e mykut, veçanërisht nëse vazhdimisht janë të lagura, dhe kjo zakonisht ndodh gjatë dimrit, kur kemi kondensim në këto vende për 4-6 muaj.
Zakonisht shfaqet në objekte të vjetra, të izoluara keq, në të cilët është bërë zëvendësimi i dritareve. Në vend të dritareve të vjetra prej druri të cilat e lëshonin ajrin përmes kornizave të cilat nuk janë mbyllur (defekt për jo efikasitet energjetik), tani vendosim dritare moderne, me detaje të cilat nuk aspak nuk lëshojnë ajër, gjë që është edhe qëllimi i tyre për efikasitetin energjetik, por lagështia mbetet e robëruar në objektet dhe vetëm kërkon vend të ftohtë në murin e fasadës që të kondensohet dhe të krijojë myk.
Zgjidhje përfundimtare dhe më e përshtatshme për këtë është izolimi i jashtëm (fasada e kontaktit) ose izolimi i brendshëm me Knauf shtresa muri. Kjo do ti eliminonte pikat e ftohta në brendësinë dhe lagështia nuk do të ketë ku të kondensohet. Në vendet ku për momentin është i pamundur intervenimi i tillë, rekomandojmë Knauf pajisjen për largimin e mykut, me mënyrën e përdorimit në vijim:
Ku të blini?
Larguesin e mykut mund ta blini në pikat e shitjes të cilat janë të shënuar me shenjën e më poshtme në hartë: