
Ne flasim për kursim çdo ditë. Nga bisedat familjare dhe afariste, madje edhe kur heshtim, media na bombardojnë me atë nocion. Pavarsisht se aq shumë po flitet, na duket më e largët ideja për të kursyer se sa e kemi planifikuar.
Gjëja më e rëndësishme që duhet ta kuptojmë është se energjia e nxehtësisë kryesisht na ik përmes fasadës dhe mureve të jashtme, çatisë, dritareve dhe dyshemesë. Me izolim të mirë, kostot e energjisë së shtëpisë tuaj do të zvogëlohen, gjë që do ta ndjeni kur të mbërrijë sezoni i ngrohjes, i cili zakonisht është fajtor për faturat e larta. Në të vërtetë nuk është faji i sezonit, por i mosgatishmërisë sonë për ta pritur. Për ta parandaluar këtë, le të hedhim një vështrim në papafingo sot dhe të shohim se çfarë mund të fitojmë nga izolimi i mirë, sa do të zvogëlohet konsumi i energjisë, dhe maksimisht të shfrytëzohet potenciali i hapësirës, si dhe të mbrojmë mjedisin.
Çatia
Një nga fajtorët kryesorë që nxehtësia e dimrit ik nga shtëpia është çatia. Kulmet e mbrojtura nga nxehtësia rrisin temperaturën e çatisë nga 6 deri në 8 gradë celsius, që do të thotë temperaturë më të lartë në hapësirë, më pak ngrohje dhe fatura më të ulëta. Përveç kësaj, tjegullat që përdoren për izolim rrisin minimalisht trashësinë e çatisë dhe rrisin rezistencën ndaj lagështirës, nxehtësisë dhe izolimin e zërit.
Fasada dhe muret e jashtme
Nëse keni izolim termik adekuat në muret e fasadës, nxehtësia dimrit do të qëndrojë në shtëpinë tuaj dhe do të ulet në verë, dmth shtëpia do të jetë më e ftohtë. Përveç kësaj, izolimi i mirë do të mbrojë shtëpinë nga lagështia. Ne duhet ta mbajmë në mendje këtë informacion pasi 30% e energjisë kalon në pjesën e mureve të jashtëm dhe fasadës. Sa më e madhe të jetë trashësia e këtij izolimi, aq më i madh është kursimi i energjisë, që do të thotë se izolimi i mureve të jashtëm është një investim i mençur dhe afatgjatë që mund ta bëni.
Dyshemeja
Nëse keni vendosur të përdorni energji me mençuri në papafingo, është mirë të dini se izolimi është një hap i domosdoshëm për arritjen e këtij qëllimi. Sigurisht, është gjithashtu e nevojshme të mos harrojmë edhe kostot e tilla si dekorimi i dyshemesë me qilima që ruajnë nxehtësinë në dimër dhe gjatë verës është e dëshirueshme t’i hiqni dhe ulni temperaturën e ambientit. Një dysheme e izoluar mirë do të rrisë gjithashtu izolimin e zërit.
Dera dhe dritaret
Ju ndoshta nuk e keni ditur, kështu që ne do të ndajmë këtë informacion të rëndësishëm me ju: afërsisht 20% e energjisë “rrjedh” përmes dyerës dhe dritareve, dhe kur bëhet fjalë për papafingo, kjo përqindje nuk mund të matet sepse cilësia e dobët sjell komplikime të tjera që nuk lidhen drejtpërdrejt me nxehtësinë, por ato kanë të bëjnë me problemet e tjera që natyrisht vjedhin energjinë – edhe për ngrohje edhe për jetë (vetëm do ta përmend fjalën lagështi).
Dritaret cilësore dhe të pajisura mirë do të ndihmojnë në mbajtjen e nxehtësisë në shtëpi më gjatë, pa marrë parasysh sa është- në dimër më e lartë, në verë më e ulët. Nëse merrni parasysh të gjithë këta faktorë që prekin çdo pjesë të shtëpisë tuaj, në përgjithësi, izolimi adekuat në papafingo mund të zvogëlojë konsumin e energjisë midis 20% dhe 50% në vit, gjë që do të reflektohet drejtpërdrejt në faturën e reduktuar të energjisë elektrike. Me fjalë të tjera, është e mundur të kurseni gjysmën e asaj që shpenzoni tani, me kusht që të kryeni izolimin në mënyrë të duhur.
Nëse i marrim këto shifra si një indikator, do të konkludojmë se investimi në izolim të mirë është padyshim i vlefshëm, përveç që keni përfitim personal, izolim të mirë dhe kursim të energjisë, izolimi poashtu kontribon në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër.