
Ju kruhen sytë, jeni të lodhur, gërvish fyty, kolliteni, alergjik, keni vështirësi me organet e frymëmarrjes ose ndoshta edhe me zemrën? Ndikimi i ajërit të keq në shtëpitë tona, në shkolla ose vende të punës mbi shëndetin tonë vazhdimisht e më shpesh është temë shëndetsore në tërë botën.
Cilësia e ajërit të brendshëm në ndërtesa është me rëndësi të madhe për shëndetin tonë.
“Koncentrimi i disa pollutentëve të caktuar në hpësirat mund të arrij nga dy deri në pesë herë më shumë se sa koncentrimi jashtë”, vlerësim i agjencisë amerikane për mbrojtje të mjdisit jetësor. Agjencioni potencon se fëmijët, pleqt dhe të sëmurët me sëmundje kardiovaskulare dhe me probleme me organet e frymëmarrjes, janë shumë të ndjeshëm ndaj ajërit të ndotur sepse më shumë kohë kalojnë brenda.
Fatkeqësisht, siç duket të gjithë pa e vërejtur jemi bërë Gjenerata e Dyerëve të Mbyllura ( THE INDOOR GENERATION ), sipas një studimi të realizuar te 16.00 njerëz në 14 shtete të Evropës dhe Amerikës Veriore. Rezultatet nga studimi tregojnë se 62% të pyetur mendojnë se më pak se 18 orë kalojnë brenda, por realiteti është se kalojnë madje 90% të kohës së tyre brenda, ose 22 orë në ditë. Detalet nga studimi mund t’i shihni në: https://www.velux.com/indoorgeneration
Në raportin të cilin e kanë përgatitur agjencia për analiza të të dhënave YouGov dhe VELUX, Rasel Foster, drejtori i laboratorit Nafild në Oksford thotë : “Nga viti 1800 kur 90% e njerëzve punonin në mjedis të hapur, erdhëm te më pak se 20 % në vitin 2000. Nga qeniet që qëndrojnë në mjedis të hapur u bëmë krijesa të cilat kohën e kalojmë në shpella të errëta, frymëzënëse.”
Ndikimi negativ është i madh. Në raportin e ri të iniciativës ” Buildings 2030 “thuhet se ajëri i keq i brendshëm ndikon në nivein e ulët të reproduktivitetit, te mungesa e madhe në punë për shkak të sëmundjeve si dhe te vëmendja e reduktuar nëpër klasa. Më shumë shqetësojnë të dhënat statistikore të cilat i shpalli Organozata Botërore Shëndetsore, të cilët të dhëna shpalosën se 3,8 milion njerëz në vit parakohe vdesin për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga ajëri i ndotur, siç janë ndezja e mushkërive, pika në dru dhe sëmundjet e zemrës.
Raporti i ri i Lidhjes botërore për ndërtime të gjelbërta Doing Right By Planet and People, në prill 2018 tregoi: ” Benefiti më i madh ekonomik realizohet kur për ndikimin te mjedisi dhe njerëzit mendohet bashkarisht, nga pikënisja e projektimit të ndërtesës, dhe atë me anë të qëllimeve qartë të definuara siç është përmirësimi i cilësisë së ajërit të brendshëm, i cili nuk do ta cenoj efikasitetin energjetik. Të punësuar më së shumti dëshirojnë të punojnë dhe janë më produktiv në hapësirat me dritë natyrore, me ajër cilësor dhe gjelbërim”.
Tani kur jemi të njoftuar për problemin me cilësinë e ajërit të brendshëm, a jemi duke bërë diçka lidhur me këtë?
Shumë vende në botë si Gjermania, Franca, Belgjika, Italia zbatojnë rregullative të rrepta lidhur me komponimet e avullueshme organike (VOC), kurse Sistemet për Certifikim të ndërtesave të gjelbërta – BREEM, LEED, WELL dhe DGNB – theksojnë më shumë se kurrë cilësinë e ajërit të brendshëm. Më herët sistemi DGNB për certifikim të ndërtesave të gjelbërta e njihte Eurofins Indoor Air Comfor Gold si certifikat të vetëm të këtij lloj të cilin një sistem për certifikim e pranon.
Vanson Brijar, drejtori për mirëmbajtje dhe punë rajonale në Knauf Insulation, në një rast deklaroi ” Të gjithë e kemi të qartë se çfarë ndikimi te njerëzit ka jeta në hapësira të mbyllura –andaj është me rëndësi që shëndeti dhe rehatia e banesave dhe e banorëve në ndërtesa të jetë në epiqendrën e të gjithë aktiviteteve tona “.
Izolimi mund të kontriboj dukshëm në shëndetin dhe rehatinë e ndërtesës. Kjo është tema të cilës i kushtuam mjaftë vëmendje në raportet tona paraprake për qëndrueshmëri – këtu. Izolimi mund të pengoj sëmundjet eventuale ose vdekjen, të cilat mund të shkaktohen nga ftohja, e redukton ndotjen nga zhurma, e redukton nevojën për karburant fosilikl dhe në mënyrë të zhdrejtë ka ndikim në reduktimin e koncentrimit të pollutentëve të jashtëm të ajërit.
SUKSESI I TEKNOLOGJISË ECOSE, EUROFINS DHE DGNB
Knauf Insulation është kompania e parë e cila ka prodhuar lesh xhami të vetin me teknologjinë ECOSE dhe pa formaldehide plotësuese, dhe për të fitoi certifikatin Eurofins Indor Air Comfort Gold.
Tani DGNB – sistem gjerman për vlerësim të qëndrueshmërisë së ndërtesave – e pranoi Eurofins si certifika të vetëm i cili në të ardhmen do ta njoh.
Udhëzimet e versionit të ri të DGNB për 2018 tregojnë se cilësia e ajërit të brendshëm paraqet ” faktorin gjithçka ose asgjë “, kurse kërkesa për reduktimin e formaldehideve janë më të rrepta, me çka DGNB bëhet sistem më i rrept i cetifikuar në botë.
Indoor Air Comfort Gold konsiderohet si certifikat evropian më gjithpërfshirës i cili i vërteton emicionet e ulëta të komponimeve të avullueshme organike(VOS ). Certifikati Eurofins i kombinon të gjitha rregullativat evropiane dhe një numër të madh të certifikateve vullnetare për emisione VOS, si dhe kërkesa për VOS për LEED, WELL, BREEAM, kurse tani edhe për DGNB.
*THE INDOOR GENERATION DHE VELUX janë brende të mbrojtura nën pronësi të grupit VELUX.