• Qielli është kufi: Si ta rrisni vlerën e pronës suaj të paluajtshme?

Keni nevojë për më shumë hapësirë, por nuk keni mundësi të shpërnguleni në një shtëpi më të madhe apo dëshironi të shisni shtëpinë tuaj për një çmim më të mirë? Keni disa opsione për ta bërë shtëpinë tuaj më të këndshme dhe me vlerë më të madhe, tani do t’i theksojmë më të rëndësishmet.

Kuptohet që nuk mund ta ndryshoni vendndodhjen ose orientimin e shtëpisë suaj. Ajo që mund të bëni është ta rinovoni shtëpinë tuaj. Na lejoni t’ju tregojmë disa truke të vogla të cilat vërtetë mund të bëjnë një ndryshim spektakolar. Mbi të gjitha, jo vetëm shpejtë, por edhe i  arritshëm pothuajse për të gjithë, por në një mënyrë të pranueshme.

Zgjedhja e ngjyrave, mobileve, letrave të murit

Për shembull, lyerja e mureve me ngjyra të ndritshme krijon një efekt të hapësirës së gjerë, e në një ambient mjaft të ndriçuar, pothuajse janë të fshehura pjesët e murit nën këndin e pjerrët. Me siguri keni dëgjuar se si lyerja e thjeshtë mund ta rrisë çmimin e shtëpive sepse krijon përshtypjen e një ambienti me një pamje më të pastër dhe më të freskët – sigurisht duke krijuar një atmosferë më të këndshme?
Nga ana tjetër, mobilja gjithashtu mund të ndihmojë në zmadhimin e hapësirës. Mobilja e ulët, për shembull, e rrit tradicionalisht ndjenjën e lartësisë, kështu që sipërfaqja që kufizohet me muret e pjerrëta të mos duket aq e ulët, përveç kësaj, është ide e mirë të vendoset në drejtim të gjatësisë së ambientit.

Rritja e hapësirës së jetesës – nënçatia në fokus

Pyetja e radhës është se në cilin drejtim të zgjerohet nënçatia – në gjerësi ose lartësi.
Zgjerimi në gjerësi do të thotë që sipërfaqja e ndërtuar e shtëpisë ndryshon dhe nuk është e sigurt që madhësia e parcelës do të mundësojë ndërtimin e saj në të gjitha situatat. Megjithatë, është e mundur të zgjerohet përpjetë. Ridedikimi i nënçatisë do ta shndërrojë shtëpinë tuaj ekzistuese në një shtëpi dukshëm më të madhe pa u shpërngulur fare – e të mos flasim se çfarë vlere i shton kjo pronës suaj.
Propozimi i fundit ka dy opsione: ose do të krijohet një banesë apo hapësirë e pavarur e nënçatisë, ose sipërfaqja e nivelit të poshtëm do të rritet duke hapur nivelin e sipërm. Të dyja kanë avantazhe dhe janë të shkëlqyera për rritjen e hapësirës, pyetja është se cila ju përshtatet më shumë.
Mbani këtë në mend, konvertim i nënçatisë jo vetëm që ju jep hapësirë shtesë për jetesë, por gjithashtu ofron vlerë afatgjate. Mos harroni të bëni inspektim termik të shtëpisë, me të cilin mund të hartëzohet izolimi termik në strukturat e mbyllura. Duke i ditur këto informacione, mund të shmangni shfaqjen e vazhdueshëm të mykut dhe kondensimit dhe ta përcaktoni vendndodhjen dhe shkallën e humbjes së pritur të nxehtësisë

Dritare kah bota

Instalimi i dritareve VELUX në nënçatinë tuaj krijon pamje më të gjerë, duke mundësuar dritë dhe ajër të pastër – jo vetëm që e rrit vlerën e shtëpisë tuaj, por edhe cilësinë e jetës tuaj. Zëvendësimi i dritareve, gjithashtu mund të bëjë ndryshim me izolim dukshëm më të mirë, që do të thotë fatura më të ulëta të energjisë – një shtëpi me më pak shpenzime të përgjithshme vlen gjithmonë më shumë. A e keni ditur se instalimi i dritareve të nënçatisë të bëra me teknologji moderne mund të çojë në përmirësimin e efikasitetit energjetik në 2-3 kategori?
Megjithatë, nëse ky angazhim është i tepërt për ju, ka mundësi që të instaloni grila të brendshme dhe të jashtme në dritaret ekzistuese dhe në këtë mënyrë ta përmirësoni hapësirën ekzistuese. Grilat VELUX me efikasitet energjetik ndihmojnë në kontrollin e dritës së ditës, por edhe të izolohet shtëpia juaj, duke siguruar deri në 25% izolim më të mirë gjatë gjithë vitit

Ndërrimi i mbulesave të jashtme – shtigje dhe trotuare. Ndërrimi i mbulesave të brendshme
Është një investim që shton vlerë nga më shumë aspekte nëse planifikoni të bëni investim më të vogël apo më të madh jo vetëm në shtëpi, por edhe në rrethinën e saj të drejtpërdrejtë. Një nga lëvizjet më të zakonshme është asfaltimi, sepse estetikisht është ndoshta zgjidhja më e mirë, më e lehtë dhe më spektakolare për mbulimin e pjesës nën tenda dhe trotuare, duke eliminuar një sërë problemesh.

Nuk ka nevojë të kositim bar në sipërfaqet e shtruara, as të kujdesemi për ujitje. Në sipërfaqet e asfaltuara mund të voziten lehtë edhe automjete më të mëdha nëpër shirat e rrëmbyeshëm.

Izolimi termal

Pas kryerjes profesionale të fasadës termoizoluese, rehati më e madhe në ambient të mbyllur mund të arrihet gjatë dimrit dhe verës me shumë më pak energji. Kjo do të thotë se nuk do ta keni patjetër të ngrohni, por të ngrohni shumë më pak sesa para izolimit, kështu që shpenzimet е faturave në afat të gjatë do t’i kompensojnë paratë e investuara në termoizolimin.

Shfrytëzoni këshillat dhe krijoni cilësi dhe vlerë të cilat i meritoni!
Dëshirat më të mira.


Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose