Shpesh njerëzit thonë se në hapësirat që gjenden nënçati te cilat janë të kryera në mënyrë te duhur është e fshehur romanca më e fortë e shtëpisë. Ato janë hapësira të cilat duhet të kenë dritë të mjaftueshme, të izoluara mirë në mënyrë termike, kurse për romancën më meritore është pjerrtësia e çatisë, e cila shkakton ndjenjën e fshehjes dhe sigurisë, përderisa në pamjen para nesh shfaqen kulmet në qytetin në të cilin jetojmë. Shikim për tu kënaqur, veçanërisht në mbrëmje.
Ajo pjerrtësi e çatisë në mënyrë të konsiderueshme e zvogëlon vëllimin e hapësirës, kurse me atë edhe sasinë e ajrit të cilin ne domosdoshmërisht e shfrytëzojmë dhe harxhojmë. Mbi të gjitha, në atë hapësirë vendosim mobilie të reja, elemente të drurit të lyera me llak, mbulesa të reja për dysheme, elektronikë, ngjyra dhe llaqe për mure, fillojmë të shfrytëzojmë kuzhinën e re, kurse nga koha në kohë dimë edhe të ndezim nga një cigare. E gjithë kjo e përmbush ajrin e mbyllur me aromë të molekulave të ndryshme të dëmshme, TVOC (gazra të dëmshme të cilat paraqiten në enterier), dodecen nga qilimat trietalimine (aroma) të cilat lirohen gjatë fërkimit të peshqve, formaldehide nga llaqet për mobilie të drurit dhe polieturanet, amoniak nga materie fekale, benzoli nga pirja e duhanit, si dhe materie tjera të dëmshme të cilat në mënyra të ndryshme vijnë në shtëpitë tona.