Ja ku vjen vera, me këtë edhe pushimet, aktivitetet e ndryshme, shëtitjet e shkurtëra verore, dietat e shpejta me perime… dhe ngjyrosja.
Prandaj edhe e shkruam këtë blog (ditar). Jo për ta ndarë me ju dietën më të re verore, por t’ju ndihmojmë banorëve të papafingos që të sjellin vendim të duhur kur të vij koha për ngjyrojsen e banesës.
Në vend të rezultatit të kryer, këtë radhë me ju do të ndajmë informacione se si të zgjedhen ngjyrat dhe si të kombinohen dhe përshtaten në hapësirën që e posedojmë.
Ngjyrat intenzive
Kur dëshirojmë të arrijmë një atmosferë më ndryshe në shtëpinë tonë, shpesh dëshirojmë të ngjyrosim diçka më ndryshe. Atëherë zgjedhim ngjyra intenzive dhe të forta. Kjo në përgjithsi është zgjedhje e mençur, por sërish që rezultati të jetë i kënaqshëm, patjetër të merren parasyshë disa faktorë, ose ndryshe mund ta dëmtojmë hapësirën dhe nga një shtëpi ta shëndrojmë në një vend të ftohtë, madje dhe të errët për jetesë. Prandaj mos harroni: nëse nuk kombinohen mirë ose nuk shoqërohen siç duhet për ta plotësuar fuqinë e tyre por duke mos ju “vëshruar” , ngjyrat intenzive mund të shkaktojnë efekt të kundërt nga ai që e dëshirojmë.
Një nga faktorët të cilët duhet t’i respektojmë është se më shumë mure me ngjyrë intenzive në një haopësirë nuk duhet të ketë. Këto rregulla vlejnë për të gjithë shtëpitë, por sa u përket anëve të pjerrëta në papafingo patjetër të bëjmë kujdes për harmoninë e marrëdhënieve. Prandaj rekomandojmë që një mur ta ngjyrosim me ngjyrë intenzive në kombinim me elementet dekorative, kurse muret tjera me ngjyra të qeta, tone të buta nga paleta e njëjtë si ngjyra intenzive, ose ngjyra neutrale të cilat më mirë kombinohen me ata.
Edhe një faktor tjetër që duhet të merret parasyshë dhe ky është orenditë, sepse nëse nuk duam t’i ndërrojmë atëherë duhet të zgjedhim ngjyrat që përshtaten me orenditë.
Në fund duam të theksojmë se ngjyrat intenzive duken shumë mirë në hapësira të zhveshura, kurse për hapësira të vogla rekomandohen ngjyra neutrale ose pastel.
Ngjyrat neutrale
Mes ngjyrave neutrale do t’i gjeni të bardhën, të zezën dhe një spektër të madh të nuancave të hirta, bezh dhe të disa nuanacave krem.
Këto ngjyra sjellin elegancë dhe harmoni dhe kombinohen pothuaj me të gjitha ngjyrat e mbetura.
E bardha, e zeza dhe e hirta janë ngjyra të cilat, nëse dimë t’i kombinojmë mirë, do të japin hapësirë elegant, të sofisfikuar dhe bashkëkohorë. Nëse vendosni për kombinimin bardhë e zi, rekomandojmë që mes tyre të shtini edhe të hirtën si ndërmjetësues, por edhe ta evitoni atë kontrast. Pikërisht e hirta hapësirës do t’i jep shkëlqim plotësues elegant dhe efek metalik, por duhet të dini se ku është kufiri mes elegancës dhe ftoftësisë në hapësirë.
Dua të theksoj se ngjyrat e errëta nuk janë në marrëdhënie të mirë me hapësirat e vogla, dhe pavarsisht nga ndiçimi i cili është i mjaftueshëm, nuancat e errëta dhe të errëta të ngjyrës së hirët mund vizualisht ta reduktoj hapësirën.
Ngjyrat pastel
Këto ngjyra janë ideale për ngjyrosjen e hapësirave të vogla. Ata japin efektin e rehatisë, madhësisë dhe ndriçimit, dhe nuk lejojnë që dhoma të duket më e vogël se sa është. Poashtu ngjyrat pastel si dhe ato neutrale mund të kombinohen me ngjyra të fuqishme dhe të gjalla, dhe kur mjedisi e lejon këtë, mund të bëjnë mjedis harmonik.
Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se me këto ngjyra nuk mund të ngjyrosen dhoma të mëdha. Përkundrazi! Në papafingon e madhe, ngjyrat pastel poashtu duken bukur si te hapësirat më të vogla.
Siç edhe përmendëm tashmë, mund të kombinohen me ngjyrat më intenzive, por edhe se bukur duken edhe vetë. Varësisht se çfarë efekti dëshironi të arrini (qetësues, të ngrohtë, gazmor, energjetik), ngjyra e përshtatshme pastel, e komninuar mirë me orenditë papafingos do t’i jep atë që e dëshironi ta arrini.