• Barazpeshë në papafingo

Mund të duket e vështirë të arrihet harmoni e të gjithë elementeve në një dhomë të madhe, por është e mundshme, por vetëm duhet të ndjekim udhëzime dhe drejtime të caktuara kur dekorojmë enetrierin.

Në blogun tonë, sot ne do t’ju tregojmë hap pas hapi se si të dekoroni papafingon tuaj që ka vetëm një hapësirë të madhe, me një eneterier të ekuilibruar. Bëhuni gati, ne po fillojmë!

1. Hapësirë e gjerë dhe kompakte

Ndonjëherë ka papafingo të tilla. Bëhet fjalë për një një hapësirë, ku krijohet një kombinim ideal i dritës dhe rehatisë. Por kur të rregulloni atë hapësirë ideale do të shihni se është krijuar kaos. Ju mund ta shmangni këtë duke zgjedhur tonet neutrale si dominuese në hapësirë, dhe duke shtuar mobilje dhe detaje të tjera me ngjyra të tjera. Me këtë qasje do të jemi në gjendje të përcaktojmë sipërfaqet funksionale, d.m.th t’i shënojmë zona të ndryshme me ngjyra të ndryshme: kuzhinë, dhomë ngrënie, dhomë pune … Duhet të theksohet: gjithmonë përdorni dritën natyrale dhe lejoni që drita natyrore ta mbulojë hapësirën, por çdo cep funksional i hapësirës të merr pjesën e vetë të drites.

2. Barazpesha në hapësira të mëdha

Shpesh ndodh që në hapësira të mëdha,të ketë dekompensim në dekorim. Arsyeja është se ne mendojmë se ka pak mobilje, se është e vendosur pa kuptim, ose anasjelltas: shumë objekte dhe dekorime në hapësirë. Ju mund ta shmangni këtë duke zgjedhur mobilje të përshtatshme, me linja të lakuara, për të ” zbutur” hapësirën. Nëse disa pjesë të papafingos duken boshe, ose të papërfunduara, këtu ka një truk: një qilim i mirë do t’i japë ndjenjën e lidhjes.

3. Ishulli në kuzhinë

Ky është një element që na lejon të luajmë me ndarjen e hapësirës dhe të zvogëlojmë peshën vizuale të kuzhinës, ndërsa theksojmë kufijtë e pjesëve të ndryshme të hapësirës. Përveç kësaj, ishulli i kuzhinës është një pjesë mobiljesh me shumë qëllime që përdoret për ngrënie, e cila siguron një lloj alternative të dhomës së ngrënies.

4. Biblioteka funksionale

Nëse jeni një adhurues i librit ose i dekoreve të vogla, nuk ka asgjë më të mirë se sa të rregulloni bibliotekën tuaj shtëpiake nga ndonjë hapësirë e braktisur.
Për shkak të veçantisë së hapësirës, gjegjësisht pjerrtësitë, kini kujdes me hartimin e bibliotekës dhe shfrytëzoni sa më shumë hapësirën – nga dyshemeja në tavan. Ekziston një probabilitet i lartë që ky element të bëhet një lojtar kryesor në papafingon tuaj, kështu që kushtojini vëmendje “peshës” vizuale. Nëse doni ta zvogëloni atë, pjesën e poshtme e bëni të mbyllur dhe të rezervuar për gjëra që nuk dëshironi t’i shihni. Nëse dëshironi që biblioteka të duket më diskrete, atëherë biblioteka duhet të jetë me të njëjtën ngjyrë si muret.

5. Kromatizmi

Gjithmonë kërkoni ekuilibër mes ngjyrave dhe dritës. Pozicioni i dritareve të çatisë mund t’i japë thellësi hapësirës dhe të sigurojë ndriçim natyral, gjë që dëshirohet aq shumë në dekorim. Mos u mashtroni të besoni se dritaret e çatisë mund “t’i durojnë” hapësirës me tone të errëta.

6. Hapësira e banjës

Nëse keni një banjë të madhe në papafingo, përveç një hapësirës së madhe, jeni shumë të lumtur! Kushtojini vëmendje vetëm rradhitjes së mobiljeve, nën pjerrësi duhet të jenë: vaskë e ulët, komodinë e ulët ose ndonjë pjesë tjetër, dhe kini kujdes nga “hapësira boshe” që më së shpeshti mbetet te muret.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2021. Zhvilluar nga My Marketing