• Pse leshi nuk mund të funksionojë pa fletët

Nëse duam një jetë të shëndetshme dhe të rehatshme në papafingo, duhet ta izolojmë me lesh mineral – nëse akoma nuk e kuptoni pse, ne do të bëjmë një hap prapa. Ne gjithashtu duhet ta dimë që vendosja vetëm e leshit mineral (guri dhe qelqi) në papafingo – pa fleta dhe shirita shoqërues – nuk është një zgjidhje e plotë.

SHIKONI VIDEON

Kjo është menduar posaçërisht për kohën e dimrit, kur era fryn dhe ajri i ftohtë depërton në leshin mineral të pambrojtur – që zvogëlon ose “heq” fuqinë e tij izoluese deri në 40%, që thjesht do të thotë – sikur të vendosësh 40% më pak trashësi të leshit mineral nga ajo që është ndërtuar vërtet.

Fleta e parë: e përshkueshme nga avulli-e papërshkueshme nga uji nga jashtë.

Si mund të jemi të sigurt që paratë që kemi investuar në lesh mineral do t’ia vlejnë?

Është e nevojshme të instaloni fletë Homeseal LDS 0,02 në anën e jashtme të izolimit (nga lart, “drejt qiellit”).

Si funksionon kjo fletë? Ka një funksion të dyfishtë:

  1. E papërshkueshme nga uji: nëse çatia juaj kullon në disa vende, fleta LDS 0,02 do të parandalojë depërtimin e shiut ose borës në leshin mineral, kështu papafingoja juaj do të jetë e sigurt dhe e thatë;
  2. E përshkueshme nga avulli: në të njëjtën kohë, me strukturën e saj të brendshme, do të sigurojë kalimin e lirë të avullit të ujit nga brenda në pjesën e jashtme. Avulli nuk do të mbetet në izolimin tuaj termik, i cili zgjat jetën e tij dhe ruan karakteristikat e tij, si dhe funksionalitetin e të gjithë sistemit LDS.

Kjo flet mund të vendoset gjatë vendosjes së tjegullave, nga jashtë.

Por ne gjithashtu kemi menduar për ata që nuk duan të lëvizin tjegullat dhe duan të izolohen edhe nga brenda – Homeseal LDS 0,02 mund të instalohet nga brenda, nga hapësira ku jetojmë!

Shikoni videon për të parë se për çfarë tjetër duhet të kujdeseni:

Fleta e dytë: digë aktive e avullit – si mbrojtje nga brenda

Ne vazhdojmë të radhisim, rregullojmë “tortën” tonë nga jashtë 😊 . Vendosëm lesh guri LDS 0.02 mes pjerrësive dhe lesh qelqi nën pjerrësitë. Është koha për të mbrojtur leshin mineral nga brenda: Homeseal LDS 5.

Cili është funksioni i kësaj flete?

Brenda, krijohet një sasi e madhe e avujve të ujit dhe lagështisë (ne marrim frymë, gatuajmë, bëjmë dush …)

Roli i digës aktive të avullit është të bartë lagështinë e akumuluar nga brenda përmes strukturës së çatisë, dhe kështu të parandalojë formimin e kondensimit dhe mykut brenda. Avulli dozohet përmes leshit mineral dhe LDS 0,02 tashmë të instaluar nga jashtë.

Sistemi ynë LDS funksionon!

Mos harroni të ngjitni nyjet dhe mbivendosjet e fletës me shirit ngjitës Homeseal Solifit 1.

Si të instaloni një digë aktive të avullit Homeseal LDS 5?

Ta përmbledhim – ashtu si është i jashtëzakonshëm leshi mineral me Izolim Knauf – po kështu janë edhe fletët Homeseal LDS që e shoqërojnë.

Ashtu siç zgjidhni shoqërinë më të mirë për veten tuaj – ashtu ju e zgjedhni edhe izolimin më të mirë termike, si dhe fletët më të mira për papafingon tuaj!

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2021. Zhvilluar nga My Marketing