• Zëvendësimi i dritareve pa probleme

“Jeta nuk përmirësohet rastësisht, ajo bëhet më e mirë me ndryshimet”.

Vjen një kohë kur dritaret vjetrohen, zakonisht pas 25 ose 30 vitesh është kohë e përkryer për t’i hequr ato, t’ia jepni ambientin tuaj gjeneratës së re. Zëvendësimi i dritareve të vjetra sot është shumë i lehtë dhe i shpejtë – për vetëm 1-3 ditë.

Dritaret e gjeneratës së re janë bërë për të qenë më efikase në aspektin energjetik dhe mund t’ju shërbejnë për një kohë vërtet të gjatë. Nëse i keni blerë dritaret e çatisë VELUX përpara vitit 2003 dhe i keni zëvendësuar me dritare standarde plus të çatisë, humbja e nxehtësisë do të reduktohet deri në 60%. Më e rëndësishmja, kur dritaret VELUX montohen me setin termik dhe hidroizolues BDX, ato kanë garanci deri në 10 vjet.

E dini kur dritareve u ka ardhur koha për t’i zëvendësuar, sepse mund të ndieni se si lejojnë që ajri të depërtojë nga jashtë. Është më mirë të caktoni një vizitë nga një mjeshtër profesionist dhe ta bëni zëvendësimin brenda një ose dy ditësh.

Shumica e instalimeve mund të bëhen nga brendësia e banesës dhe nuk kërkojnë skele ose miratime shtesë nga institucionet lokale.

Ekzistojnë disa zgjidhje të mundshme kur bëhet fjalë për zëvendësimin e dritareve. Ekziston mundësia që të zëvendësohet dritarja pa u dëmtuar mbështjellësi i brendshëm. Nëse keni dritare të vjetër VELUX në çati, ky opsion mund t’i reduktojë shpenzimet dhe kohën për zëvendësim – mos shkaktoni kaos në shtëpinë tuaj

Opsion tjetër është që të zëvendësohen dritare, si dhe mbështjellësi i brendshëm – së bashku me termoizolimin më të mirë, rezultati përfundimtar do të jetë më i këndshëm estetikisht. Me zëvendësimin e mbështjellësit të brendshëm, mund t’i zëvendësoni të gjitha dritaret e vjetra me dritare çatie të ëndrrave tuaja. Kjo zgjidhje është e shkëlqyeshme sepse nuk ka rëndësi nëse dritarja e re ka gjerësi ose gjatësi të ndryshme, zëvendësimi do të bëhet pa probleme.

Nëse jeni person i cili dëshiron të mësojë më shumë për produktet që i blen ose të mendojë për zgjidhje të ndryshme, mund ta provoni sallonin virtual të VELUX – ku do të keni mundësi të shihni zgjidhje të ndryshme në çdo kohë dhe kudo që të jeni.

Nëse dëshironi të instaloni dritare shtesë në çati për ta rritur ndjenjën për hapësirë, kjo zakonisht mund të bëhet menjëherë, që të mund ta rrisni dritën e ditës në shtëpinë tuaj për vetëm një ditë.

Nëse zgjidhni të vendosni dritare Velux me kontroll të lartë të pjerrësisë së çatisë, do të fitoni një pamje të shkëlqyeshme të ambientit dhe do të keni hapësirë të mjaftueshme për vendosje të mobiles nën dritaren. Për dhoma me parapet më të lartë, zgjidhni dritare çatie që menaxhohen nga fundi, sepse dorezat janë vendosur poshtë për të menaxhuar më lehtë. Për të pasur një pamje të shkëlqyeshme panoramike, zgjidhni dritaret e çatisë që hapen. Mund të menaxhohet me telekomandë të lidhur nga fabrika.

Me rëndësi është që çatia të jetë e papërshkueshme nga uji gjatë gjithë instalimit dhe vetëm mjeshtër të kualifikuar ta bëjnë instalimin. Më mirë është nëse u besoni profesionistëve dhe mund të lexoni recensime për to që të jeni të sigurt se ato janë më të mirët që duhet të angazhohen për projektin.

Rekomandohet që zëvendësimi i dritareve të shoqërohet me renovim, sepse pas zëvendësimit të dritareve më së miri është të lyhen muret, ndërsa me kohë dhe mund ia vlen të bëhet menjëherë – të krijohet shtëpia më e bukur që e meritoni.

Mot i ndryshëm, sfida të ndryshme: përgatitni dritaret tuaja për mot të ndryshueshëm! Megjithëse dritaret e çatisë i bëjnë ëndrrat realitet, mënyra se si e përjetoni jetën në shtëpinë tuaj varet edhe nga aksesorët që i kanë dritaret tuaja, siç janë: grilat e brendshme dhe të jashtme (velux.rs). Në verë ato ofrojnë mbrojtje termike, për shembull, grilat e brendshme Siesta VELUX mund të reduktojnë nxehtësinë deri në 40%, ndërsa një grilë e jashtme mund të zvogëlojë hyrjen e nxehtësisë për 93%. Nga ana tjetër, izolimi efikas e ruan nxehtësinë gjatë stinëve më të ftohta – duke siguruar deri në 17% izolim më të mirë në dimër.

Mbi të gjitha, vërtet rekomandojnë t’i zëvendësoni dritaret tuaja në rast se nuk e keni bërë atë më shumë se 25 vjet – kjo vërtet mund të bëjë dallim në cilësinë e klimës së brendshme, rehatinë dhe shumë më tepër.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2025. Zhvilluar nga My Marketing