
Sot duam të ju shkruajmë për tavanin e vogël të cilat sipas dëshirave të tuaj mund të bëhen në mbitrazë. Ju përkushtuam kësaj teme, sepse dekorimi dhe rregullimi i hapësirës së vogël është shumë i rëndësishëm në çdo hap.Nëse doni nga tavani i vogël ta shëndroni në hapësirë për të jetuar por sërish nuk dini si të filloni, do t’ju japim 3 këshilla konkrete për atë se si më mirë dhe maksimalisht do të shfrytëzoni hapësirën tuaj.
1.Më pak është më shumë
Pra, rregulla e parë të cilën nuk duhet ta harroni asnjëherë është se nuk guxoni ta teproni me dekorime. Për ne është e qartë se hapësira e cila është e mbushur madje edhe me përimtësimet më të vogla dekorative ndikon frymëzënëse dhe e mbingarkuar. Nuk e kemi fjalën vetëm për hapësirën por edhe për mbingarkesën vizuale: vendosja e tepërt e fotografive, llambadarë të mëdhej, traseve dhe hasrave me ngjyra të mbyllura që dominojnë në dhomë dhe e reduktojnë hapësirën … Prandaj ju këshillojmë se është shumë me rëndësi që me kujdes t’i zgjedhni elementet dekorative, dhe para se të blen, paramendoni se si tërë ata do t’i kombinoni bashkë, dhe si do të përshtaten mes tyre.
2.Drita gjatë ditës (dhe natës)
Drita natyrore është faktor shumë i rëndësishëm për hapsirë të këndshme, më shpesh gjëja më e nevojshme të cilën duhet ta bëni për ta rregulluar tavanin është të ndërtoni dritare të çatisë. Pasi ta mbaroni këtë punë të madhe, në të cilën VELUX mund t’ju ndihmoj, mbetet pyetja e ndriçimi gjatë natës. Pasi ta mendoni orarin në hapësirën kur do të vendosen fanarët e vegjël ose llabat e vogla, ne ju inkurajojmë që të mendoni se çfarë ndrçimi do të mund të fitohet me kombinimin e thjeshtë të poçave të vogla LED, të cilat momentalisht janë në modë. Ata mund të ndjekin drejtimin dhe pjerrtësinë e tavanit, mund të vendosen edhe llamba diskrete karrige të cilat do ta përforcojnë momentin e privatitetit. Për shmebull, llamba afër kolltukut për lexim,drita diskrete afër divanit ose në pjesën intime të këndit, tërë këto do t’ju sjellin ngrohtësi dhe nuk do ta ngarkojnë hapësirën.
3. Me masë, por edhe sipas masës
Në hapësirë të vogël, rekomandohet që inventari të bëhet sipas masës. Për shmebull,në rast se keni pak hapësirë në paradhomë dhe pikërisht atë pjesë dëshironi ta shfrytëzoni, pa matje të saktë dhe pa i kushtuar vëmendje çdo centimetri, si gjatësia e kalimit, lartësia e pjerrët, vështirë se do të fitoni inventar funksional.
Në të njejtën mënyrë duhet të veproni edhe me dollape dhe dollape në mur në dhomën e vjetjes. Dollapet e integruar do t’ju kursejnë shumë hapësirë, barrierat që e ndjekin thellësinë nën çatitën e shtrembër do t’ju siguroj hapësirë për depo, dhe përgjithsisht, çdo pjesë e inventarit në këtë pjesë specifike mund të jetë një bashkëpuntor i përkryer. Prandaj këshilla jonë është të konsultoheni me profesionist për dizajn të këtij tipit të interieri. Mendoni dhe shkruani dëshirat dhe nevojat bashkë me të, vlerësoni se si mund t’i plotësoni ato në shtëpinë tuaj.
Sa i përket inventarit për ulje, mini-inventari gjithmonë është opsion i dobishëm. Më mirë është të zgjedhet komplet i cili përbëhet nga divani dy-vendëshe dhe kolltuqe të vogëla. Arsye për këtë është që inventari i madh e zen dhe e gllabëron hapësirën, dhe kjo është gjëja që më së paku na nevojitet në një hapësirë tashmë të vogël.
Mos e injoroni hapësirën për banjo. Nëse muret shfrytëzohen maksimalisht, në raftet që varen mund të vendosni lecka dhe elemente tjera të cilat janë të nevojshme për mbajtjen e higjienës. Për ata të cilët nuk kanë kabinë dushi të izoluar, në vend të rafteve, rekomandojmë pjesë të varura të tipit të mbyllur, dhe në atë mënyrë do ta pengoni lagështinë që të mos hyj në pëlhura.
Ashtu siç edhe mund ta shihni, kur pajisim një mbitrazë të vogël, ekzistojnë shumë faktorë të cilëve duhet t’ju kushtojmë vëmendje nëse në të vërtetë dëshironi të fitoni rezultat më të mirë. Lajmi i mirë është se me planifikimin e kujdesshëm, me zgjedhje të mirë të tërë elementeve për dekorim, nga kjo hapësirë mund ta krijoni një parajsë të vogël. Dhe ndonjëherë kjo është plotësisht e mjaftueshme!