Në këtë periudhë kur kemi temperatura jashtëzakonisht të larta, papafingoja në të cilën, jetojmë duhet të përshtatet si duhet.
Natyrisht, kur e shpjegojmë këtë, nënkuptojmë punimet e mbarimit, por edhe punët disi më të vështira, si izolimi i çatisë, që përfshin hidroizolimin termik dhe zanor.
Megjithatë, me këtë rast nuk do të merremi me temën e termoizolimit, por do të ndajmë me ju këshilla që mund t’i aplikoni pa përgatitje të veçanta. Sa i përket dhomave, fokusi ynë do të jetë te dhoma e gjumit, edhepse shumica e këtyre këshillave mund të zbatohen në pjesë të tjera të papafingos suaj.
Të fillojmë!
1.Instaloni drita LED
Llambat LED janë një zgjidhje e mirë sepse lëshojnë më pak nxehtësi, papafingoja në korrik është aq e ngrohtë sa edhe një çerek gradë diferencë e bën familjen të jetë mirënjohëse. Përveç konsumit të reduktuar të energjisë që rezulton në më pak nxehtësi, llambat LED do të rezultojnë të jenë një zgjidhje më ekonomike ndriçimi.
2. Përshtateni temperaturën e dhomës
Nëse keni një kondicioner, besojmë se çdo papafingo të ketë një të tillë, rekomandohet ta vendosni në 22ºC. Ndërsa lagështia rritet, do t’ju duhet të ulni temperaturën për të ruajtur të njëjtën ndjenjë ngrohtësie. Sigurisht, mbani në mend se një ndryshim i temperaturës së jashtme prej më shumë se 12°C nuk është i shëndetshëm dhe çdo shkallë që ul temperaturën shpenzon 8% më shumë energji.
3. Përdorni ngjyra të ndezura dhe të ftohta
Nëse ka ardhur koha për të lyer dhomën tuaj të gjumit, freskojeni atë me një ngjyrë të ftohtë. Muret me nuanca të bardha ose të buta të ngjyrave të ftohta, si të glelbërta apo të kaltërta, do të krijojnë një ndjenjë qetësie dhe rehatie, do të keni ndjenjën se në dhomën tuaj të gjumit ka ajër më të freskët. Besojmë se nuk mund të gaboni me këtë ide, sepse nuk ka një person që nuk i pëlqen as e glelbërta as e kaltërta. Sigurisht, zgjidhni tonalitetet pastel sepse janë më të buta, nuk do të pendoheni.
4. Përdorni shtrojë verore
Është ideale që shtrati juaj të jetë prej pëlhurash natyrale, si pambuku, liri… Arsyeja është se, ndër të tjera, këto pëlhura e bëjnë djersitjen gjatë verës më pak dramatike, sepse e thithin djersën, e cila mandej avullohet më lehtë prej tyre, me çka ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore.
5. Fikni pajisjet elektronike
Nëse dhoma e gjumit është edhe zyra juaj, fikni para se tê shkoni ne shtrat kompjuterin, printerin, ruterin dhe të gjitha pajisjet tjera që mund të kontribuojnë në rritjen e temperaturës. Sigurisht, fikni pajisjet të paktën një orë para se të shkoni në shtrat, por ky rregull vlen si në verë ashtu edhe në dimër dhe nuk ka të bëjë me temperaturën në dhomë, por me gjendjen e përgjithshme shëndetësore.
6. Roletnat janë të detyrueshme
Nëse nuk keni roletna, mos prisni – instaloni ato! VELUX ofron një gamë të gjerë të roletnave të brendshme dhe të jashtme që mund t’ju ndihmojnë të zvogëloni depërtimin e dritës dhe në këtë mënyrë të rregulloni temperaturën në dhomë. Në të njëjtën kohë, ju keni një larmi ngjyrash në ofertë, gjë që është sigurisht një faktor i rëndësishëm gjatë marrjes së vendimit.
7. Ventilimi i dhomës është i nevojshëm
Hapni dritaret herët në mëngjes dhe lerini sa më shumë ajër të pastër të hyn në dhomën tuaj të gjumit. Nëse jetoni në qytet, ose në një pjesë të qytetit me trafik të rënduar, rekomandohet të ajrosni dhomën përpara se të fillojë zhurma e qytetit. Për ata që jetojnë jashtë hapësirës së qytetit, situata është pak më e lehtë, kështu që ata mund të relaksohen dhe të lënë temperaturën e ajrit të jetë kriteri i vetëm për mbylljen e dritareve 😊