Siguria dhe qëndrueshmëria e nënçative, posaçërisht roli i tyre zjarrfikës, për fat të keq bëhen temë e bisedimeve vetëm atëherë kur në afërsi tonë do të ndodh ndonjë incident i pakëndshëm, në të cilin ndonjë familje, nën goditjen e flakëve të zjarrit do të humb pasuri materiale dhe shpirtërore ose në rast më të keq-incidenti do të përfundoj në mënyrë fatale për dikë. Përderisa izolimi i sistemit paraqet përparësi në aspekt të efikasitetit energjetik të hapësirës, kurse dritaret e nënçatisë tek drita dhe ajri i domosdoshëm, pllakat e gipsit Knauf dhe zgjedhja e duhur e tyre dhe montimi janë ajo pjesë e nënçatisë e cila përfshin jetëgjatësinë dhe sigurinë.
Tek shtresat e nënçatisë, Knauf ofron zgjidhje të dëshmuara për mbrojtje zjarrfikëse, të shprehur në minuta të rezistencës zjarrfikëse. Më së shpeshti arrihen nivelet në 30,60 dhe 90 minuta të mbrojtjes zjarrfikëse të nënçatisë. Në kuadër të kësaj kohe të testuar, garantohet se nuk do të ndodh qe zjarri nga pjesa e përdorur e nënçatisë ta përfshijë edhe konstruksionin bartës ose anasjelltas.