• Gjithçka çka keni dashur të dini për izolimin e nënçatisë

Mënyra bashkëkohore e ndërtimit të objekteve nënkupton që në të gjitha fazat e përgatitjes së projektit deri në ndërtimin e objektit, të respektohen standardet më të larta botërore.
Veçanërisht duhet pasur parasysh që hapësira në të cilën janë të vendosur njerëzit të ofron rehati të lartë termik dhe akustik, si dhe njëkohësisht siguri nga zjarri, ashtu që objekti në të cilin jeni të vendosur të sigurojë më shumë se „kulm mbi kokë“.

Duke pasur parasysh faktin se ndërtesat janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë (mbi 40% nga shpenzimi i përgjithshëm i energjisë), është e domosdoshme që konsumi i shpenzimit të energjisë së duhur për ngrohje dhe ftohje të objektit, duke rritur rehatinë e vendosjes në objekt.
Njëra nga masat më efikase për arritjen e klimës së përshtatshme në brendinë e hapësirave dhe kursimit të energjisë është izolimi i nënçatisë.

SISTEMI LDS

Ky sistem me efikasitet energjetik siguron rehati maksimale në Nënçatinë tuaj duke kursyer energji.

Avantazhi i sistemit LDS është në mbrojtjen përfundimtare (më të lartë) të ngrohtësisë (kombinimi i lesh-gurit dhe lesh-xhamit), që në mënyrë plotësuese është përmirësuar më tej me mbyllje të përkryer dhe mbrojtje nga ndikimi i erës.

AVANTAZHET E LESHIT MINERAL NË NËNÇATI

LESH-GURI MINERAL

Material izolues natyror me prejardhje minerale, që përfitohet me shkrirjen e gurit nga me prejardhje nga vullkani – dolomite (dikarbonat calcium mangani CaMn(CO3)2, diabase basalt.

Një termoizolues i shkëlqyer në periudhën dimërore dhe verore, me pikë të lartë të shkrirjes (mbi 1000°C) që e bën atë material që nuk digjet në funksion të mbrojtjes nga zjarri.

Gjithashtu, një absorbues i shkëlqyer i energjisë akustike. Izolim ideal për të gjitha pozicionet, veçanërisht aty ku kërkohet rezistencë më e madhe ndaj shtypjes, dhe perfomranca të lartë të izolimit në periudhën verore (nënçati, çati të rrafshëta, dysheme, fasada).

LESH-XHAMI MINERAL

Material izolues natyror me prejardhje minerale me përmbajtje të lartë të lëndëve të ricikluara, i cili përfitohet nga shkrirja e rërës dhe zgjyrës.

Karakterizohet me performanca të shkëlqyera të nxehtësisë, akustike dhe kundër zjarrit, me pikë të shkrirjes rreth 700°C.
Prodhohet me ndihmën e teknologjisë së thjeshtë ECOSE®Technology, që e bën atë material natyror pa formaldehide.

Paraqet material izolues ideal për pozitat që nuk kërkojnë vetmbajtje të materialit dhe fortësi të lartë të shtypjes (nënçati, tavane, tavan i ulët, mure ndarës).

AVANTAZHI I FLETËS METALIKE LDS NË NËNÇATI

RËNDËSIA E MBYLLJES (AIRTIGHTNESS)

Mbyllja është e rëndësishme, sepse zvogëlon depërtimin e ajrit – depërtimin e pakontrolluar të ajrit përmes skajeve të materialit. Sa më i madh të jetë depërtimi i ajrit në objekt, aq më e madhe do të jetë humbja e energjisë nga objekti.

Me sigurimin e mbylljes – ose me reduktimin e humbjes së ajrit të ngrohtë dhe të ftohtë në minimum – realizohet izolimi maksimal. Me rregullat e intensifikuara për ndërtim në drejtim të efikasitetit më të mirë energjetik, mbyllja bëhet një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme.

LAGËSHTIA DHE KONDENSIMI

Lagështia dhe kondensimi mund të shkaktojnë probleme të mëdha në shtëpitë të cilat nuk janë mirë të izoluara, ventiluar dhe të mbyllura.

Kondensimi shfaqet kur ajri i ngrohtë dhe i lagësht nga brendia ndërtesës do të depërtojë në plasaritjet dhe zbrazëtirat në strukturën e konstruksionit dhe vjen në kontakt me sipërfaqen e ftohtë. Sistemi LDS siguron zgjidhje.

MBROJTJA NGA ERA (WIND PROTECTION)

Në rastet kur izolimi është direkt nën mbulesën e çatisë, efikasiteti i izolimit mund të zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme përmes infiltrimit të ajrit.

Ajri me depërtimin e tij krijon „efektin e ftohtë“ të izolimit me çka në mënyrë të konsiderueshme e zvogëlon efektin e tij. Me membranat mbrojtëse LDS „efekti i ftohtë“eliminohet tërësisht.

FLETAT METALIKE LDS

Mënyra e eliminimit të qarkullimit të pakontrolluar të ajrit dhe e parandalimit të kondensimit është të formohet mbështjellës i jashtëm mbyllës përmes së cilit avulli i ujit (lagështia) depërton pa ndonjë pengesë, por era dhe uji nuk mund të depërtojnë. Për një sistem të tillë i depërtueshëm nga avulli – rezistent ndaj ujit, zgjidhje është përdorimi i fletave metalike LDS në kombinim me shiritat ngjitës .

FLETAT METALIKE TË JASHTME

FLETA METALIKE TË BRENDSHME

INSTALIMI I SISTEMIT LDS

Para vendosjes së izolimit, për çatinë që ajroset, duhet që nga ana e sipërme e trarëve, të vendoset fleta metalike Homeseal LDS 0.02 e depërtueshme nga avulli – rezistente ndaj ujit (drejtpërdrejt mbi trarët ose mbi përshtatjen ndarëse, siç është paraqitur në fotografi) dhe të vidhosni në ankorat e trarët e mbështjellësit për vendosjen profilit CD.

Të matet përsëri distanca e trarëve ->

Pllakat e lesh-gurit, NaturBoard FIT PLUS, duhet të priten për 0,5-1cm më të gjerë se distanca e trarëve.

Vendosni pllaka të lesh-gurit, NaturBoard FIT PLUS, ndërmjet trarëve, ngushtë, afër njëra tjetrës.

Me lesh-xhamin, Unifit 035 ose Ekoroll, mbuloni trarët dhe lesh-gurin, duke stampuar mbi ankorat e mbështjellësit dhe pastaj fiksoni CD profilet e ankorave, mbi lesh-xhamin.

Mbrojtësen aktive të avullit, Homeseal LDS 5, vendoseni mbi CD profilin, duke lakuar (palosur) ng 10 deri në 15 cm.

Skaje e mbrojtjes aktive të avullit, Homeseal LDS 5, të mbyllen 100% me shirit ngjitës universal, Homeseal LDS Solifit.

Pjerrtësinë e çatisë mbulojeni me pllaka gjipsi. Përpunimi final është në përputhje me përdorimin e hapësirës dhe tërësisht sipas udhëzimeve të prodhuesit të pllakave të gjipsit.

EFIKASITETIT ENERGJETIK ZGJIDHJE

Për nga aspekti i efikasitetit më të larë energjetik dhe qëndrueshmëria e tërë sistemit të konstruksionit të çatisë, me rëndësi është që hapësira ndërmjet trarëve tërësisht të mbushet me lesh-gurin mineral Knauf Insulation, pa lënë „xhepa“ të ajrit gjatë vendosjes së materialit izolues.

Për ti eliminuar urat e ngrohtësisë të cilat i bëjnë shtyllat e çative, nën trarët, dhe ndërmjet shtyllave të nën konstruksionit të shtresës përfundimtare vendosim lesh-xhami mineral Knauf Insulation.

Me vendosjen e materialit izolues me trashësi më të madhe do ta zvogëloni humbjen e ngrohtësisë, gjegjësisht në brendinë e objektit do të keni ngrohje më të mirë. Rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj është zvogëlimi i nevojës për energji për ngrohje, gjegjësisht kursimi i parave. Trashësia e izolimit termik që rekomandohet për zonën tonë është nga 22 deri në 28 cm.
*
Duke pasur parasysh periudhën verore gjithnjë e më të nxehtë, konstruksioni i çatisë njëkohësisht duhet të sigurojë edhe ngrohje stabile gjatë periudhës verore, gjegjësisht të sigurojë që vala e temperaturës sa më ngadalë të depërtojë nëpër konstruksionin e lehtë të çatisë.

Për këtë arsye rekomandimi ynë është që tek çatitë e pjerrëta me shtylla lineare të vendosni material termoizolues me dendësi më të madhe ρ (kg/m3) dhe nxehtësi specifike c [J/(kg·K)] njëkohësisht me koeficient të ulët të përçueshmërisë së nxehtësisë λ [W/(m·K)].

Në këtë mënyrë do të parandaloni tejnxehjen e nënçatisë gjatë verës dhe do të keni një qëndrim të këndshëm në hapësirat ku nuk do të ketë nevojë për kondicionerë!

Nëse doni që ta pajisni nënçatinë tuaj me sistem LDS

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2025. Zhvilluar nga My Marketing