• Izolimi i hapësirës së tavanit që nuk përdoret

Zgjidhja ekonomike dhe e shpejtë e mbrojtjes së ngrohtësisë së hapësirës së ngrohtë nën çatinë e ftohtë që nuk përdoret, është vendosja e materialit për izolim në më shumë shtresa në tavan. Trashësia minimale e rekomanduar e leshit mineral Knauf Isulation për rajonin tonë është 12 cm.

HAPËSIRA E TAVANI NUK PËRDORET

Para se të vendosni materialin izolues vendosni fletën metalike PE (mbrojtëse aktive ndaj avullit), Homeseal LDS 5 në konstruksionin ndërmjet kateve, cepat palosni për 10 cm dhe ngjitni ato me shirit ngjitës universal, LDS Solifit.

Gjatë vendosjes së pllakave të lesh – gurit mineral të Knauf Insulation, NaturBoard FIT PLUS ose NaturBoard FIT, kini parasysh që cepat e shtresave të mos bien njëra mbi tjetrën.

Nëse vendosni shtresa të lesh-xhamit mineral Knauf Insulation Classic 039, shtesën e sipërme vendosni në kënd të drejtë në raport me shtresën e poshtme.

Rekomandohet që materiali izolues të mbulohet me fletë metalike e depërtueshme nga avulli – rezistente ndaj ujit, Homeseal LDS 0.02, për ta mbrojtur atë nga pluhuri që gjendet në nënçati.

Hapësira e tavanit herë pas here përdoret

Nëse nënçatia herë pas here përdoret, mbi fletën metalike PE (mbrojtje aktive ndaj avullit), Homeseal LDS 5, paraprakisht të vendosur, trarë druri. Hapësirën ndërmjet trarëve plotësoni me lesh mineral Knauf Insulation, në përpikshmëri sipas procedurës së përshkruar më lart.

Më pas mbi izolimin vendosni trarë ose pllaka OSB të cilat do të mbështeten në trarët e drunjtë, dhe mbi to të mund të ecim.

Nëse doni që ta rregulloni nënçatinë tuaj

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing