Për shumë pronar të mbitrazës, hapësirën që e kanë paraqet sfidë të vërtetë se si ta shfrytëzojnë çdo metër katëror. Prandaj, sot me ju do të bashkëndajmë 5 këshilla që mund të jenë të dobishme për pajijsen e hapësirave të vogla, por hapësira në të cilat do ta keni gjithçka që ju duhet, dhe në të njejtën kohë do të jetë edhe e personalizuar dhe do ta shpreh stilin e pronarëve.
1.Drita
Drita është kriter shumë i rëndësishëm i dekorimit të brendshëm, ndihmon në rritjen e efektit vizual në hapësirën e madhe, i cili shumë shpesh mungon në mbitrazë dhe është e nevojshme të shfrytëzohet. Prandaj patjetër dritën ta lëshoni në çdo kënd të mbitrazës tuaj. Në ditët verore mund t’i harroni perdet e rënda dhe të errta, lëshoni dritën nëpër papafingot, në bashkëpunim me roletat VELUX Duo, që mund ta gjeni në ngjyra të ndryshme.
2.Ngjyra
Ngjyra mund të jetë aleat i shkëlqyer për zgjerimin vizual të hapësirës. Mënyra më e lehtë është të zgjedhni ngjyrën ndriçuese e cila do t’ju ndihmoj që të fitoni ndjesi më të madhe për hapësirë të madhe. Tonet e bardha, krem, bezh, e hirtë të hapur, të verdha dhe pastel janë ideale për rritjen e hapësirës para syve tonë, tërë kësaj nëse ju pëlqejnë muret kur derdhen ngjyrat e ndritshme, keni fat, sepse përveç se ky stil akoma është modern poashtu ka edhe ndikime optike për rritjen e hapësirës.
3. Efekti vizual i thellësisë
Gjatë dekorimit të hapësirave të vogla, harmonia kromatike na ndihmon të fitojmë thellësi vizuale. Njejtësia e ngjyrave të inventarit me ngjyrën e mureve është ide e mirë, sepse kështu do të krijoni efektin e “përshtatjes” së inventarit me murin, dhe do të krijoni ndjenjën e vazhdimësisë. Tonet e bardha dhe të ndritshme pa dyshim janë opsioni më i mirë për arritjen e këtij qëllimi.
Që të arrihet thellësia, ide tjetër e mirë është të keni mur ka dera e hyrjes i cili do të ngjyroset me ngjyrë më të mbyllur. Në këtë mënyrë, do ta theksoni këtë mënyrë dhe do ta ndani hapësirën që të funksionoj shumë thellë se sa faktikisht është.
Kur bëhet fjalë për këtë temë, detalet siç janë pasqyrat janë ideale.
Nëse e tërë kjo vendoset me strategji në dhomë, do të krijoj ndjenjën e hapësirës më të madhe. Mund të vendosni për vendosje të pasqyrës në dollape, mund të vendosni të varni një pasqyrë në ndonjë mur të ngushtë, kështu muri do të duket më i madh se sa faktikisht është.
4.Plafoni
Plafoni është edhe një element i dekorit i cili mund të paraqes kokëdhimbje për ne. Që të evitojmë këtë, më mirë është ta lyejmë me nuancë më të ndritshme, se sa ngjyrat e murit, sepse kështu vizualisht do ta “ngremë”. Kromatika thjeshtë ndihmon që hapësira të zgjerohet, nuk do të gaboni madje edhe nëse e ngjyrosni me ngjyrë dhe nuancë të njejetë si muret
5.Inventari
Dhoma do të duket madhe nëse nuk e mbushim, na duhet inventar i lehtë me linja të thjeshta të përsosur për hapësira të vogla. Shfrytëzoni muret me vendosjen e rafteve të bukura dhe jo ndërhyrëse (zgjedhni të hapura, nëse nuk nevojitet e kundërta), kështui që nga ata do të fitoni dyfish; edhe funksionale por edhe estetike.
Kushtoni vëmendje të veçantë këndeve të vdekura dhe vendosni rafte të lehta ku mund të vendosni llamba diskrete.
Inventari harmonik me dizjan diskret siç është krevati pa përkulje masiv, ose tavolinat dhe karriget me këmbë minimale, diskrete vizualisht do ta zgjerojnë hapësirën, edhepse në aspektin hapsinor ndoshta nuk do të bëj ndonjë ndryshim me inventar tjetër nga ai që u përshkrua këtu.Për të njejtën arsye, ju këshillojmë që të merrni parasyshë karrige të qelqit për në dhomën e ndejes ose karrige plastike të tejdukshme në dhumën e ngrënies.
Kur vendosni për dizajnimin e dekorimeve të brendshme, mos harroni këtë: gjithmonë ka më shumë hapësirë se sa mendojmë! Vetëm duhet të mendojmë me kujdes. Për shembull, nëse nuk keni krevat me sirtarë të integruar ose me arka, atëherë mund ta përdorni hapsirën mbi të për të ruajtur dhe magazinuar kuti.
Tashmë folëm për raftet në këtë bllog, dhe te një bllog tjetër paraprak, dhe atë që duam ta theksojmë është se raftet, ose të definuar më mirë rafte me bazë rrthore, janë zgjidhje e shkëlqyer për shfrytëzimin e hapësirës së vogël. Në këtë mënyrë, në vend që ta pushtoni tërë murin, do të keni nevojë vetëm për një kënd për të ruajtur gjërat.
Shpresoj se këto udhëzime ju ndihmojnë që ta shihni mbitrazën tuaj si hapësirë ku dhe sipas dëshirës mund të vendosni gjithçka që dëshironi, por përsëri duke mos e mbingarkuar.
Nës edhe ndonjë ide tjetër, na shkruani!






