A e keni përgatitur nënçatinë tuaj për verë?

Kur flasim për efikasitet energjetik (EE), pothuajse çdo herë flasim për nxehje, gjegjësisht për kursimin e llogarisë për nxehje të cilën e paguajmë gjatë sezonit të nxehjes. Kjo do të ishte plotësisht në rregull në qoftë se nuk do ta kishim, për shumë njerëz stinën më të preferuar të vitit – VERËN.

Kohë e bukur, rrezitje dhe not në lumë, aheng deri në mbrëmje, kurse kur të kthehemi tek banesa jonë në nënçati – nxehtë! Ekziston zgjidhje dhe ajo të mos jetë ajri i kondicionuar gjatë tërë ditës, madje edhe gjatë natës!

Lajmi i mirë është se ka! Kurse, gjë e mirë është nëse për gjithë atë që u tha më lartë mendojmë në kohë – kur vendosim për izolimin termik të nënçatisë, mund të fitojmë mbrojtje nga të ftohti gjatë dimrit, por edhe mbrojtje nga nxehti i tepërt gjatë verës.

Me rëndësi është që të ceket edhe ajo se në Rregulloren për efikasitet energjetik, e cila për momentin është në fuqi, nuk llogaritet energjia e nevojshme për klimatizim, ndriçim, ftohje dhe lloje të tjera të energjisë. Nga kjo arsye, shumë njerëz për zgjidhjen e izolimit termik të nënçatisë mbështeten vetëm në arritjen e koeficientit të përmendur më lartë, duke mos menduar shumë cilin material izolues duhet të zbatojnë.

Pikërisht në këtë vend mund të gabojmë shumë, sepse të gjitha materialet nuk sillen njëjtë kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga të nxehtit e tepërt gjatë periudhës verore, kurse gjatë periudhës dimërore këto dallime nuk vijnë në pah.

Cila është zgjidhja e cila do të kënaq regjimin dimëror por edhe atë veror?

Në radhë të parë ajo është kombinim i materialeve të ndryshme si izolim termik (lesh-xhami dhe lesh-guri mineral), por edhe mbulesa të çatisë adekuate të cilat tërë këtë përbërje e bëjnë efikase në aspektin e energjisë.

Si duket ajo si sistem, mund ta shihni në fotografinë e mëposhtme:

E para që, sigurisht bie në sy është trashësia e izolimit të vendosur – që ti plotësoj kërkesat minimale të Rregullores, patjetër duhet të vendosim izolim termik ndërmjet 26 dhe 30cm, pra për një kulm klasik të drurit, është e nevojshme që të vendoset izolim termik ndërmjet brirëve, por edhe nën nivelin e brirëve.

Këtu vijmë deri te momenti kur është me rëndësi të bëhet zgjidhje kualitative, nëse duam në këtë moment të zgjidhim edhe regjimin veror për përdorimin e nënçatisë.

Cilat janë mundësitë?

Nëse flasim për përdorimin e materialeve termo izoluese me strukturë fibër, të cilat janë burim natyral i këtij pozicioni, mund të përdorim:

  • Lesh-xhami mineral
  • Lesh-guri mineral
  • Kombinim i lesh-xhamit dhe lesh-gurit mineral

Në fotografi mund të shihni pikërisht të fundit, por opsionin e vërtetë.

Pse ky kombinim është zgjidhje optimale, të paktën kur bëhet fjalë për prodhimet e Knauf Insulation:

  • Lesh-gurin mineral e vendosim ndërmjet brirëve, sepse për shkak të dendësisë së madhe në krahasim me lesh-xhamin, dukshëm më mirë bllokon kalimin e nxehtësisë në nënçatinë (sigurisht gjatë periudhës verore) dhe bën që nënçatia të mbrohet nga depërtimi i nxehtësisë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës. Prodhim i rekomanduar: NaturBoard FIT PLUS.
  • Lesh-xhami mineral nën nivelin e brirëve – dhe nga fotografia qartë shihet se ngjyra e leshi-xhamit mineral është kafe natyrale, që është e vetmja në botën e lesh-xhamit! Pse është ngjyrë kafe? Lesh-xhami Knauf Insulation është i prodhuar me teknologji ECOSE, kështu që në vete nuk ka përbërës të vështirë për tu djegur, siç është edhe eformaldehid dhe lidhja është plotësisht në bazë natyrale! Pikërisht nga ajo arsye është ideale për vendosjen në hapësirë të brendshme, ashtu që bëhet i llojit t; vet në ajrin e brendshëm të hapësirës. Si vërtetim për atë që u tha më lartë të gjitha prodhimet ECOSE të lesh-xhamit kanë certifikatë GOLD Eurofins i cili i vërteton pikëpamjet e përmendura për cilësi. Prodhim i rekomanduar: UNIFIT 035 ose Ekoroll.
  • Gjithashtu, zbatim i patjetërsueshëm i mbështjellësve të çatisë (të depërtueshëm për avullin – mbulesa e nënçatisë rezistuese ndaj ujit dhe pengesa të avullit për pjesën e poshtme, më të ngrohtë të izolimit). Prodhime të rekomanduara: Homeseal LDS 5, Homeseal LDS 200, Homeseal LDS 0.02, Homeseal LDS Solifit.
  • Përpunim përfundimtar nga ana e brendshme – pa dyshim rekomandohet sistem të montimit të murit të thatë me bazën e nevojshme.

Madje edhe zgjidhja e përpiluar në këtë mënyrë do të mundësoj, përskaj rezultateve të shkëlqyeshme në periudhën dimërore, të fitoni mbrojtje të shkëlqyeshme nga nxehti i tepërt gjatë verës. Dikush do të thotë: këtu është kondicioneri, kur veç më e bleva le të ftohë, nëse duhet edhe tërë natën!

Ajo mund të jetë një opsion, por rritja e pritur e çmimit të rrymës elektrike sigurisht në mënyrë të konsiderueshme do ti rrisë llogaritë tuaja, kurse shumë thonë që edhe përdorimi i tepruar i kondicionerit edhe nuk është mirë veçanërisht për shëndetin tonë.

Sigurisht , të gjitha masat të cilat bëjnë që të përdorim më pak energji, por mos të sakrifikojmë komoditetin, janë masa të vërteta për efikasitet energjetik në një objekt – edhe pse nuk janë të përfshira në llogaritjen e klasës energjetike të objektit, gjithsesi hynë në buxhetin veror dhe sasinë e nevojshme të mjeteve për pagesë të llogarisë për energji elektrike.

Edhe njëherë do të përmendim se të gjitha mirësitë për të cilat flisnim në lidhje me regjimin veror mund ti fitojmë praktikisht falas, nëse mirë e mendojmë izolimin e kulmit të pjerrët.

Shpresojmë se ju kemi bërë që të interesoheni të mendoni për mënyrën e izolimit të kulmit të pjerrët – nënçatinë tuaj.

Na lajmëroni nëse i keni zbatuar rekomandimet e lartpërmendura kur të kalojë sezoni veror dhe na tregoni nëse i keni ndjerë mirësitë e gjumit të rehatshëm dhe zvogëlimin e llogarisë për energji elektrike , më së paku aq që të mundeni në ambientin e këndshëm tënënçatisë së bashku me shoqërinë tuaj të çaroseni me ndonjë pije tuajën të preferuar si freskim.

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj