Udhëzimi për vendosjen e izolimit hap pas hapi
Instalimi i sistemeve LDS
1. Për çatinë që ajroset, duhet që, nga ana e sipërme të brirëve, të vendoset mbështjellësi i depërtueshëm për avullin por rezistues ndaj ujit, Homeseal LDS 0.02 (drejtpërdrejtë përmes brirëve, siç është treguar në fotografi, ose përmes distancës ndërmjet pllakave të vendosura).
2. Vidhosja e profileve Knauf UD në distancë nga brinjët është e njëjtë me trashësinë e lesh-xhamit (Unifit 035 ose Ekoroll) që do të vendoset përmes brirëve.
3. Brinjët të vidhosen, Knauf spiranca të ankorohet ( në distancë prej 40-50cm), të dala jashtë nga brirët për një gjatësi të njëjtë me trashësinë e lesh-xhаmit (Unifit 035 ose Ekoroll) e cila do të vendoset përmes brirëve.
4. Hapet paketa e lesh-gurit Knauf Insulation, NaturBoard FIT PLUS, 12cm me prerje gjatësore (*trashësia e NaturBoard FIT PLUS duhet të jetë e njëjtë me lartësinë e bririt. Marrim si shembull rastin më të zakonshëm – 12cm).
5. Ri-matja e distancës së brirëve
6. Paneli nga lesh-guri, NaturBoard FIT PLUS, duhet të pritet për 0,5-1cm me gjerë se distanca e brirëve.
7. Vendosen panelet nga lesh-guri, NaturBoard FIT PLUS, ndërmjet brirëve, ngushtë, njëri pranë tjetrit.
8. Hapet një rrotull lesh-xhami Knauf Insulation, Unifit 035 ose Ekoroll, 16cm (*trashësia e përgjithshme e izolimit termik duhet të jetë 28cm).
9. Me lesh-xhamin mbulohet brirët dhe lesh-guri, me shtypje përmes ankorave të spirancës.
10. Vendosen profilet Knauf CD përmes ankorave të spirancës.
11. Përgatitet pengesa aktive e avullit Knauf Insulation, Homeseal LDS 5, dhe shiriti ngjitës universal, Homeseal LDS Solifit.
12. Pengesa aktive e avullit, Homeseal LDS 5, vendoset përmes profilit CD, me kapak prej 10-15cm me mbyllje 100% të cepave me shiritin Homeseal LDS Solifit.
13. Në profilet CD vidhosen Knauf panelet nga gjips-kartoni (GKB).
14. Të gjitha elementet e LDS sistemit janë vendosur dhe nënçatia juaj është ka izolim termik ideal.