Membranat e Nënçatisë (më saktë barriera të avullit ose fleta të aluminizuara që nuk e lejojnë depërtimin e avullit dhe ujit) janë element i detyrueshëm i konstruksioneve të sotme moderne.
Dikur ishte e pranueshme që çatitë të ndërtohen me dy shtresa të ventilimit; kërkesa e vetme prej membranave nën çati ishte parandalimi i depërtimit të ujit, gjegjësisht mbrojtje nga depërtimi i shiut dhe borës. Prandaj, ishte e mundur të përdoren shtresa ose veshje prej bitumeni si dhe fleta të aluminizuara tjera që e parandalonin depërtimin e avullit.
Stili modern i konstruksioni të çative, e me këtë edhe përfshirja e materialeve termoizoluese dhe elementeve përcjellëse, nënkuptojnë dhe implikojnë përdorim të materialeve me teknologji të avancuar që sigurojnë qëndrueshmëri të konstruksionit.
Për avullin dhe kondensimin
- Avulli i ujit paraqitet gjatë avullimit të ujit në temperatura të ndryshme (shpejtësia e avullimit varet nga temperatura, qarkullimi i ajrit dhe sasie e avullit të ujit që gjendet në ajër). Kur ka avull të ujit zhvillohet procesi i quajtur difuzion i avullit të ujit.
- Difuzioni i avullit të ujit është fenomen, gjatë të cilit molekulat e avullit të ujit lëvizin nga një vend ku koncentracioni është më i madh (presion më të madh) në një vend ku koncentracioni është më i vogël (presion më i vogël) me tendencë që të bëhet barazimi. Difuzioni i avullit të ujit është fenomen i dëshirueshëm për të përmirësuar komoditetin në ambientin e banesës dhe nuk iu shkakton dëme elementeve ndërtimore, përveç në raste kur paraqitet kondensimi i avullit të ujit.
- Kondensimi i avullit të ujit shfaqet në dy raste. Kur ajri të stërngopet me avull të ujit dhe ky ajër i ngopur të ftohet, fenomeni i njohur si “vesa”. Problemet e difuzionit dhe kondensimit drejtpërdrejt ndërlidhen me përshkueshmërinë e depërtimit të avullit nëpër material.
Roli THEMELOR i membranës së NËNÇATISË
Barrierë e avullit – parandalon depërtim të shpejtë të avullit të ujit dhoma e nxehtë në konstruksionin e çatisë ku mund të kondensohet.
Nëse hapësirën nën çati e shfrytëzoni për të jetuar (e jo si tavan), duke qenë të pranishëm aty gjatë ditës dhe me të gjitha aktivitetet tuaja krijoni avull të ujit, gjegjësisht lagështi (gatim, banjë, hekurosje, tharje të rrobave etj.).
Kur ajri i lagësht dhe i nxehtë kalon nga brendia e dhomës depërton nëpër zbrazëtirat dhe të çarat e konstruksionit nëpër zona të ndryshme të objektit avulli i ujit në të mund të shndërrohet në ujë. Ky kondensim paraqet mjedis ideal për kërpudhat dhe mykun.
Varësisht nga vendi, dimensionet dhe thellësia e depërtimi, materialet ndërtimore që gjenden në afërsi të këtij vendi mund të dëmtohen. Edhe më tepër, nëse lagështia depërton në brendi të materialit izolues, karakteristikat izoluese dobësohen, krahasuar me materien e thatë. Karakteristikat e dobësuara të termoizolimit çojnë në akumulim të lagështisë në konstruksion duke shkaktuar reaksion zinxhir që në mënyrë të pashmangshme rezulton me dëmtime në të. Barriera e avullit e kontrollon këtë proces dhe për këtë arsye instalohet nën izolimin, gjegjësisht në anën e brendshme.
Membrana që e lejon depërtimin e avullit të ujit ndërsa e parandalon depërtimin e ujit e parandalon depërtimin e shiut dhe borës në konstruksionin e çatisë (nuk e lejon depërtimin e ujit – prandaj vendoset në anën e sipërme të izolimit, në anën e jashtme), por edhe i mundëson avullit të ujit që eventualisht ka depërtuar në konstruksionin e çatisë në hapësirën e banimit që papenguar të kalojë nëpër të (kjo është arsyeja që njëkohësisht duhet të lejojë depërtimin e avullit).