Lehtë është për spanjollët! Ata kanë dritë natyrore (ditore) për eksport! Dhe ajo nuk ishte e çfarëdoshme, por e qartë me pak re dhe diell. Por kur drita nuk është shumë shpresëdhënëse, të themi si në Berlin, dizanerët e shkathët para se gjithash kanë menduar të mos e pengojnë – sepse e dimë se sa është drita e rëndësishme.
Në këtë shtëpi në kryeqendrën gjermane, projektuesit së pari vendosën ta ruajnë dritën dhe interierin ta përshtasin sipas nevojave të njeriut. Qëllimin e arritën me vendosjen e Velux dritaret, renditjen e orendive dhe me mure të pastër të bardhë. Koncepti i hapësirës së hapur poashtu ishte ndihmues, sepse me largimin e mureve drita pa pengesë u shpërnda deri te vetë hyrja.
Duke pasur parasyshë se banesa gjendet në katin e fundit – te populli i njohur si papafingo – tavani largohen, me çka u ekspozua konstruksioni mbreslëndës i trerëve nën çati, e cila poshtu lyhet me ngjyrë të bardhë.
Vetëm në kuzhinë janë të pranishme ngjyrat e errëta, ndoshta do ta mendondoni si paradoksale, por gjendet në pjesën më intime të shtëpisë, pra kështu theksohet kontrasti mes ngjyrës së bardhë dhe të zezë që përdoret për të zbërthyer zonat e ndryshme funskionale në këtë banesë. Përveç këtij aspekti praktik, është arriture dhe një rezultat tjetër: kuzhinë elegante dhe e sofisfikuar.
Në dhomën e gjumit është zgjedhur ngjyra e bardhë. Orenditë reduktohet në minimum, kurse edhe ata pak elemente karakterizohen me linja të thjeshta dhe formë joimponuese. Madje edhe pak detale të cilat ekzistojnë janë përshtatur me këtë ide.
Sa i përket banjosë, do të themi sa na lënë pa fjalë! Jo aq shumë për shkak të saunës (ndoshta edhe për shkak të saj), por për shkak të ndriçimit, si nga ngjyra e bardhë ashtu edhe nga hyrja e lirë e rrezeve të diellit nëpër baxhën në hapësirë.
Shenjë dhe përshtypje të veçantë lë edhe tarraca! Është e vërtetë se kur tarraca është përshtatur nuk është menduar shumë për dritën, as nga ana estetike dhe as aga ajo projektuese, por në këtë rast ajo nuk ishte e nevojshme. Mjaftë ishte të krijohet hapësirë për shikim të këndshëm të çative berlinase dhe të hapësirës qiellore berlinase.