100% e padepërtueshme për avullim, ndalon kondensim!
Qëllimi i pengesës së avullit BBX në nënçati është që të pengojë avulli i ujit – lagështia nga pjesa e brendshme të depërtojë deri tek leshi i konstruksionit të nënçatisë.
Për zgjidhjen e pengesës për avull rreth dritares ndërmjet leshit dhe gjipsit, VELUX e zhvilloi prodhimin e tij BBX pengesë për avull. Bëhet fjalë për mbështjellës special i cili integrohet – bashkohet me një shirit special e cila fitohet së bashku me BBX, për pengesë avulli në pjesën e mbetur të konstruksionit të kulmit të cilën e kemi prerë për të bërë hapje në konstruksionin e nënçatisë.
Vendoset ndërmjet gjipsit dhe leshit mineral, në pjesën e pjerrët të nënçatisë, duke ndaluar lagështinë të cilën paneli prej gjipsi mund ta akumulojë dhe të arrijë deri te leshi.
Leshi duhet të jetë tërë kohën i thatë, pasi që vetëm në atë mënyrë mund të kryej plotësisht funksionin e tij të izolimit të nënçatisë.
Gjipsi si material i cili e thith lagështinë dhe atëherë kur përqendrimi i lagështisë në hapësirën do të zvogëlohet, gjipsi e lëshon lagështinë si sfungjer. Nëse leshi e thith atë lagështi, kurse nuk ekziston asnjë pengesë avulli ndërmjet tyre, atëherë lagështia paraqitet edhe tek gjipsi.
VELUX pengesa e avullit BBX është e përbërë prej një pjese, të gjitha qoshet janë të ngjitura dhe kur të vendoset në ndonjë rrudhë për gjips në dritaren, në atë rrudh fiksohet edhe pjesa tjetër e Velux pengesës për avull dhe shpërndahet në të katër anët rreth dritares së nënçatisë dhe bashkimi – ngjitet me një shirit të fortë dhe special për pengesën tjetër të avullit dhe pjesën tjetër të kulmit.
Madje tani pengesa e avullit në kulmin e tëra është e integruar në një sistem dhe rreth dritares, gjithashtu është penguar paraqitja e lagështisë në izolimin termik.
Pas kësaj procedure mund ti qasemi kryerjes së punëve me gjips rreth dritareve.
LSG 1000
Kornizë për shtresë të brendshme
Përpunim i kryer i shkëlqyer!
Përdorni i kornizës LSG 1000 për shtresë të brendshme, që të arrini përpunim përfundimtar optimal.
Kornizë e çeliktë për vendosjen e C1 formon strukturë të përkryer për formësimin e shtresave tuaja. Dizajni, gjithashtu, ofron mundësi për futjen e materialit plotësues për izolim.
Përfshin edhe BBX 0000 pengesë standarde C2 e cila është 100% e padepërtueshme për avullin dhe parandalon kondensim. Pengesa e avullit BX0000 mundëson lidhje të sigurt ndërmjet dritares së nënçatisë VELUX dhe pengesës së avullit e cila veç më ekziston në kulmin.
Për përfundim të përsosur dhe bashkim ideal ndërmjet dritares së nënçatisë VELUX dhe murit të brendshëm, përdorni edhe shtresa të brendshme LSB/LSC 2000 të cilët përmbajnë edhe pengesë avulli BBX.