Përforcimi i izolimit te muri ndarës

UDHËZIME ME FOTOGRAFI

Profilet anësore, para montimit, lyeni me shirit ose stuko të duhur mbyllëse, që të siguroni lidhje elastike të profileve me muret anësore, dyshemen dhe tavanin.

Pastaj profilet anësore të lidhjeve përforconi me elemente përforcuese për përforcim. Profilet vertikale të subkonstrukcionit i vendosni në largësi prej 60-62,5 cm mes profilit anësor horizontal të dyshemes dhe tavanit (sipas udhëzimit të prodhuesit).

Vendosni gjips pllakat në njërën anë të murit, të cilat janë në profilet vertikale të subkonstrukcionit duke i shtrënguar me vida në largësi të caktuara.

Pastaj, vendosni tërë instalimet e duhura të parapara për projektin.

Anën tjetër të murit poashtu e mbështjellim me gjips pllaka dhe në këtë mënyrë e mbyllni murin.

Përpunimi përmbarues i murit është në përputhje me hapësirën e synuar dhe plotësisht në përputhje me udhëzimin e prodhuesit të gjips pllakave.

Zgjedhja e duhur e konstrukcionit dhe e materialit të murit ndarës nuk është garancë e mjaftueshme që niveli i mbrotjes nga zhurma do të jetë e kënaqshme.

Gjatë kohës së realizimit duhet të keni parasyshë se mund të paraqiten edhe barriera akustike. Andaj, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet përpunimit të duhur të lidhjeve të murit ndarës me tavanin, muret anësore dhe dyshemen (sipas udhëzimeve të prodhuesve të gjips pllakave).