ÇATI E VJETËR – E PA RREGULLUAR
Nëse çatia nuk është aspak e rregulluar për qëndrim dhe me izolimin e nënçatisë fillojmë nga e para – d.m.th. tavanin e vjetër e shndërrojmë në vend për qëndrim – gjendemi në pozitë të njëjtë sikurse tek ndërtimet e reja.
Dallimi më i zakonshëm është atë që nuk ekziston kanal ventilimi, as mbulesë dytësore – fletë metalike. Nëse pllaka është e dëmtuar, më së miri është të zëvendësohet dhe njëkohësisht mbi brinjët të vendoset fletë metalike e përshtatshme (Homeseal LDS 0.02) dhe qepra për ventilim.
Në ilustrimet në vijim mund të shihni një situatë të tillë në dy versione:
Fotografia 1: çati e pjerrët e ventiluar – çati druri me bazë prej dërrasave
- Fletë metalike Homeseal LDS 0.02 e depërtueshme nga avullit – rezistuese ndaj ujit
- Knauf Insulation lesh guri mineral për çati të pjerrëta NaturBoard FIT PLUS 10-16cm
- Knauf Insulation lesh xhami mineral për çati të pjerrëta Unifit 035 ose Ekoroll, 12-18cm
- Pendë aktive ndaj avullit Homeseal LDS 5
Fotografia 2: çati e pjerrët e ventiluar – çati druri me bazë prej dërrasave
- Fletë metalike Homeseal LDS 0.02 e depërtueshme nga avullit – rezistuese ndaj ujit
- Knauf Insulation lesh guri mineral për çati të pjerrëta NaturBoard FIT PLUS 10-16cm
- Knauf Insulation lesh xhami mineral për çati të pjerrëta Unifit 035 ose Ekoroll, 12-18cm
- Pendë aktive ndaj avullit Homeseal LDS 5
Në rast se edhe për një periudhë kohore nuk kemi ndërmend ta zëvendësojmë pllakën, ndërsa në ndërtimin fillestar nuk është bërë shtresë për ventilim, dhe as nuk është vendosur fleta metalike për çati, është i mundur simulimi i sistemit të ventilimit.
Opsioni i tillë me një ndërtim preciz mund të jetë tejet korrekt dhe funksional, por mund të ndodh që poshtë të mos na mbetet hapësirë për trashësi të mjaftueshme të izolimit.
Fotografia 3: çati e pjerrtë – sanimi nga brenda
- Fletë metalike Homeseal LDS 0.02 e depërtueshme nga avulli – rezistuese ndaj ujit
- Knauf Insulation lesh guri mineral për çati të pjerrëta NaturBoard FIT PLUS 10-12cm
- Knauf Insulation lesh xhami mineral për çati të pjerrëta Unifit 035 ose Ekoroll, 12-18cm
- Pendë aktive ndaj avullit Homeseal LDS 5
Nëse dëshirojmë që ta izolojmë çatinë ekzistuese, por nuk mund ta bëjmë nga brenda – që mos ta zvogëlojmë lartësinë dhe pjerrtësinë e sipërfaqes së nënçatisë ose nuk duam që ta prishim tashmë enterierin e rregulluar me harmoni, në këtë rast zgjidhja ideale është – sanimi i nënçatisë nga jashtë.
Avantazhi i këtij sanimi qëndron në shpejtësinë e jashtëzakonshme të kryerjes, performancave të shkëlqyeshme, veçanërisht gjatë verës dhe mos rrënimi i hapësirës së jetesës.
Në faqen „Izolimi i çatisë së pjerrtë nga jashtë“ mund ta shikoni animimin e instalimit të kësaj zgjidhje të përkryer.
Fotografia 4: кос кров – sanimi nga jashtë
- Fletë metalike Homeseal LDS 0.02 e depërtueshme nga avulli – rezistuese ndaj ujit
- Knauf Insulation lesh guri mineral për çati të pjerrëta NaturBoard FIT PLUS 10-12cm
- Knauf Insulation lesh xhami mineral për çati të pjerrëta Unifit 035 ose Ekoroll, 12-18cm
- Pendë aktive ndaj avullit Homeseal LDS 5
ÇATI E VJETËR – E RREGULLUAR
Nëse çatia tashmë është e rregulluar dhe tashmë ka të instaluar izolimin termik me shtresën përfundimtare, së pari është e nevojshme që të kontrollohet se si është gjendja e materialit ekzistues.
Në rradhë është vendimi se nga cila anë do ta bëjmë rinovimin dhe nga kjo, gjithashtu, vare se me çfarë materiale. Nëse vërtetojmë se materialet ekzistuese janë të këqija ose të dëmtuara, atëherë më së miri është që ti qasemi rinovimit total, dhe prapë kthehem tek hapi i njëjtë, gjegjësisht skicat 1 dhe 2.
Nëse shtresa e brendshme është e mirë dhe brendia e banesës nën të është funksionale, por është e nevojshme që zëvendësohet soleta, ky është një rast ideal për përfundimin dhe përmirësimin e izolimit të çatisë. Në skicën 4 mund ta shihni mundësinë për përfundimin e çatisë nga ana e sipërme. Kjo është një zgjidhje ideale pa intervenim nga hapësira e brendshme dhe mund të paraqesë zgjidhje të izolimit termik jo standard të çatisë.
Të gjitha produktet të prezantuara në fotografitë janë pjesë e sistemit izolues LDS Knauf Insulation për çatitë e pjerrëta të lehta dhe me instalimin e saktë paraqesin mbrojtje termike, nga zjarri dhe akustike së bashku me cilësitë e detyrueshme për mbyllje dhe depërtueshmëri të avullit.