VELUX e zgjeron gjeneratën e vet të re të dritareve të çatisë së sheshtë me produkt të energjisë diellore me dimensione jashtëzakonisht të mëdha! Këtë vit, VELUX e zgjeroi portofolin e vet të dritareve të çatisë së sheshtë me xham të sheshtë dhe të rrumbullakët që kanë sipërfaqe maksimale për të depërtuar drita e ditës, duke u mundësuar pronarëve të shtëpive të jenë më afër qiellit. Prej këtij shtatori produktet janë në dispozicion jo vetëm në versionin fiks ose elektrik, por edhe në versionin solar, i cili mund të instalohet në çdo shtëpi me çati të sheshtë! Por, kjo nuk është e gjitha! Të gjitha dritaret me çati të sheshtë të gjeneratës së re janë tani në dispozicion në dimensione të reja, jashtëzakonisht të mëdha: 150×100 cm, 150×150 cm dhe 200×100 cm, dhe ato mund t’i bëjnë të gjitha ëndrrat tuaja realitet.
Dritaret VELUX për çati të sheshta – zgjidhje për futjen dhe depërtimin e dritës së ditës
Përparësia e madhe e dritareve VELUX të gjeneratës së re për çati të sheshta me xhamin e ri të çatisë së sheshtë dhe të rrumbullakët është se mund ta shijoni ndriçimin e rritur të dhomës për 52%* krahasuar me gjeneratën e mëparshme. Ky dizajn Ju mundëson juve dhe familjes suaj të keni një pamje të bukur të qiellit!
T’i urojmë mirëseardhje anëtarit të ri të familjes
Dritarja e sapofutur me energji diellore – e cila nuk kërkon tela – me sensor shiu të instaluar paraprakisht dhe ndërprerës të lidhur në mur, ofron nivel të lartë të komoditetit. Pronarët e shtëpive mund ta shijojnë komoditetin në ambient të mbyllur, komoditeti vjen nga ventilimi i shtuar dhe eliminimi i nxehtësisë pa u menduar, sepse edhe pse ka periudha kur dielli nuk shkëlqen, bateria do të vazhdojë të ngarkohet. Jeta mund të jetë shumë më komode nëse kombinojmë dritaret me grilat e energjisë diellore. Produkti është plotësisht i pajtueshëm me VELUX App Control dhe VELUX ACTIVE со NETATMO.
Gjenerata e re e dritareve të çatisë të dedikuar posaçërisht për çati të sheshta është në dispozicion në 7 madhësi, prej 60×60 cm deri 120×120 cm, por tani VELUX e zgjeroi portofolin me dritare jashtëzakonisht të mëdha në dimensione 150×100 cm, 150×150 cm dhe 200×100 cm për pamje akoma më të mirë!
Dritaret e çatisë së sheshtë janë zgjidhje e shkëlqyer për çatitë e pjerrëta prej 0° deri 15°, lehtë montohen falë vrimave të shpuara paraprakisht dhe shufrave të integruara për ngritje të lehtë. Përveç kësaj, izolimi i zërit është i shkëlqyer, madje deri në 42 dB, ndërsa efikasiteti energjetik përmirësohet, gjithashtu, falë xhamit të laminuar të dyfishtë ose të trefishtë.
U-vlera jashtëzakonisht e ulët e xhamit të rrumbullakët nga 0,65 W/m²K dhe xhamit të sheshtë prej 0,75 W/m²K – me xham izolues të dyfishtë – dhe 0,55 W/m²K dhe 0,60 W/m²K me xham të trefishtë mundëson konsum më të ulët të energjisë dhe termoizolim të shkëlqyer.
Me këto risi, portofoli Velux i dritareve për çati të sheshtë ofron zgjidhje për të gjitha nevojat: mund të zgjidhni kupola pa xham që ofrojnë dritë të ditës pa shkëlqim, izolim të shkëlqyeshëm të zërit dhe aty ku kërkohet më pak mirëmbajtje, për shembull, për ndërtesat industriale të pabanuara, siç janë magazinat, garazhet ose barakat. Për nevojat e shtëpive të tyre, blerësit mund të zgjedhin kupolë me xham, kupolë dhe njësi bazë me xham të dyfishtë, si dhe çati xhami të sheshta dhe të lakuara për adhuruesit e dizajnit të nivelit të lartë. Për më shumë informacione mbi gjeneratën e re të dritareve VELUX për çati të sheshtë, duke i përfshirë të gjitha specifikimet e tyre, vizitoni www.velux.rs
—
* Drita e ditës në krahasim me CVP/CFP 6060