• Bëni papafingon tuaj me të gjitha 5 shqisat

Të gjithë jemi dakord se vendi ku jetojmë, përveç që është mbrojtje nga kushtet e jashtme, në të njëjtën kohë stimulon dhe kontribuon në ndjenjat dhe shqisat tona. Duhet të ju ketë ndodhur që të keni qenë nën stres për shkak të rrëmujës në shtëpi. Pastaj ngrini mëngët, i përvisheni punës dhe ankthi juaj ndalet. Do të thotë që ambienti ynë ndikon se kush jemi dhe si ndihemi.

Shtëpia jonë është thjesht “vendi ynë nën kupën qiellor”, ku ne duam të ndjehemi të sigurt, dhe për këtë arsye, gjendja në të cilën ndodhet ka një efekt të thellë në jetën tonë dhe disponimin.

Duke pasur parasysh këtë, rregullimi është një temë e rëndësishme. Prandaj duhet të përfshijmë të gjitha shqisat, sepse e ndjejmë shtëpinë me të gjitha shqisat.

1. Shqisa e të pamurit: kuptimi i dritës

Është e qartë se pamja është shumë e lidhur me estetikën. Por le të mos harrojmë diçka që është thelbësore: është e pamundur të shihet diçka pa dritë. Tani mund të mendoni se kemi zbuluar vrimën në tenxhere, por dua të themi se nuk ka rëndësi se sa ngjyra zgjedhni në mure ose çfarë ngjyre është seti juaj i ndenjes nëse keni ndriçim të dobët. Për fat të mirë, qiramarrësit në papafingo nuk kanë asnjë problem të tillë, dhe ne duam të theksojmë se sa të lumtur jemi ne që kemi këtë faktor të rëndësishëm gjatë rregullimit të hapësirës. Pra, një shtëpi që nuk ka dritë të mjaftueshme ka nivel të ulët energjisë, dhe asaj shtëpie i duhen rrezet e diellit. Është jo vetëm natyrore (ekologjike!) por dielli ka fuqinë të korrigjojë disponimin tonë dhe të na mbushë me energji.

Banorët e papafingos që për çfarëdo arsye nuk kënaqen me hapësirë të ndritshme, sigurisht që duhet t’i japin përparësi ndriçimit.

Kur zgjedhni varësen e rrobave, sigurisht zgjedhni një dritë të ngrohtë për pushim, dhe dritë të ftohtë në hapësirën për mësim dhe për aktivitete mentale.

2. Shqisat e prekjes: Tekstura

Prekja është shqisa e parë që zhvillohet. Foshnja ndjen dorën e nënës dhe e përkëdhel dhe bën kontakte me botën para se të hapë sytë. Kjo tregon se sa e rëndësishme është kjo shqisë, prandaj përdorni atë për të dekoruar hapësirën ku jetoni kur zgjedhni tekstura. Për shembull, një batanije e butë në shtratin tuaj do t’ju bëjë të ndiheni më të mirë, më të lehtë të çlodheni dhe të zhyteni në gjumë. E njëjta gjë vlen edhe për tepihin, i ngrohtë dhe i butë kur ecim mbi të. Me një fjalë, teksturat dhe materialet në shtëpi duhet të jenë të buta. Efekti i tyre mund të mos jetë aq i qartë, por ato patjetër kontribojnë në krijimin e një atmosfere të qetë.
Është sigurisht më e lehtë të imagjinohet sesa të realizohen, veçanërisht kur paratë janë problem, por të paktën ju mund të zgjedhni peshqirë ose lecka të buta që prekni çdo ditë.

3. Shqisa e dëgjimit: muzika dhe zhurma e bardhë

A ju ka ndodhur ndonjëherë duke qëndruar në shtëpi, duke punuar në heshtje dhe papritmas vini re se sa zhurmë po vinte nga jashtë: fqinjët bërtasin, makinat dëgjohen nëpër rrugë, zogjtë ulen në çati të lëmuar dhe çukisin me sqep sikur po ju godasin në kokë … Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të izoloni papafingon, dhe kur është fjala për dekorimin e brendshëm, ju rekomandojmë ta “dekoroni” shtëpinë me muzikë të bukur. Thjeshtë: zgjidhni muzikën që ju përshtatet më së miri, luani me zë të mjaftueshëm që t’ju përshtatet, natyrisht, të mos u pengojë fqinjëve, dhe puna bëhet. Nëse jeni një nga ata që dëshironi të izoloni veten dhe muzika ju ndërhynë me përqendrimin tuaj atëherë këtu është një truk i vogël: zhurma e bardhë.

Nëse vërtet dëshironi ta provoni, ju lutemi vetëm kopjoni linkun: https://youtu.be/pt AuQcrviWk

4. Shqisa e nihatjes: Jepni shtëpisë tuaj një aromë të veçantë

A ju ka ngjarë ndonjëherë ta ndjeni erën e palltos, bluzës, shallit të dikujt dhe mendoni se si ato rroba mbajnë aromë të njëjtë si aroma e shtëpisë së personit që i mban ata rroba Të gjitha shtëpitë kanë erën e tyre të veçantë, vetëm disa ndjehen më shumë. Ju nuk e vini re erën e shtëpisë sepse jetoni në të. Kur nuk jeni në shtëpi për një kohë, në pushime verore ose në udhëtim më të gjatë, dhe kur të ktheheni, do ta ndjeni. Ndjesia e nuhatjes ((aromës) është më së shumti e lidhur me emocionet dhe kujtimet (kujtoni se si një parfum ju shoqëron menjëherë me një ngjarje në jetë), përdoreni atë në avantazhin tuaj dhe zgjedhni si dëshironi që shtëpia juaj të nuhas. Në këtë mënyrë shtëpia juaj do të lidhet me hundën tuaj, dhe do të ndiheni mirë çdo herë që të vini në shtëpi.

5. Ndjesia ose shqisa e shijes: Shqisë e anashkaluar

Nëse tani ju pyesim “Cila është shija e shtëpisë suaj”? …. Çfarë do të thonit?

Në fillim të gjithë do të mendojmë se është e pamundur të dekorojmë shtëpinë me ndjenjën e shijes, por kur mendojmë për këtë, kuptimi i shijes është në përshtypjen e përgjithshme të shtëpisë. Padyshim që lidhet ngushtë me kuzhinën dhe atë që gatuhet në të. Era mund të jetë në kafe, keka, ose byrek me mollë ose djathë. Kur bëhet fjalë për shije, hunda kyçet automatikisht (ato dy shqisat janë të lidhura drejtpërdrejt), por para së gjithash, shija ka të bëjë me ngrënien, gjë që ju bën të ndjeheni si në shtëpi.

Nuk është çudi që ndiejmë nostalgji të butë çdo herë që përgatisim ca ushqim sipas recetës se mamit, apo jo?

Burimi: Bioguia

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2025. Zhvilluar nga My Marketing