Kur bëni përzgjedhjen e ndonjë vendi për banim qoftë ajo me qera apo për ta blerë atë, është mirë të njoftoheni me mundësitë që ofron pazari dhe të merni atë më kualitativen që u përshtatet nevojave tuaja.
Nënkulmi me specifikat e tij, konsiderohet si një opcion modern për banim.
Moderne ose jo, nënkulmi ka shumë anë pozitive, por ka edhe disa aspekte të cilave duhet kushtuar vëmendje para se të miret vendimi për vendbanimin.
Në këtë blok do ti shpalosim përparësitë dhe problemet e mundshme të nënkulmit.
Në nënkulm ka shumë ndriçim natyral
Si asociacion i parë i nënkulmit është privilegji për të qëndruar në të dhe kënaqësia e të qëndruarit në vendin më të lartë të ndërtesës.
Ndoshta po bëhet moderne por edhe e pëlqyeshme banimi në nënkulm, por pas këtij trendi edhe dëshira ka një argument të rëndësishëm që nuk ka të bëjë me modën. Në pyetje është privilegji i të pasurit banesë të ndritshme, e cila është vështirë të arrihet në katet e më poshtme. Ndriçimi natyral në shtëpi është poashtu njëra nga përparësitë ndaj të cilës nuk mund të qëndrojmë indiferent.
Faktori ndriçim perveç asaj që ka ndikim në shëndet, bukuri dhe disponim të mirë, poashtu shtëpia me ndriçim lejon gjithanshmëri në organizimin e hapsirës në kuptim të shfrytëzimit të hapsirës ndriçuese për tërpezarinë, këndin për lexim, madje edhe për gatim si dhe aktivitete tjera nën ndriçimin natyral.
Ndonjëherë ndriçimi i fortë mund të pengojë, por edhe për këtë kemi zgjidhje me VELUX roletat, të cilat në një masë do të zvogëlojnë intenzitetin e dritës në banesë.
Nënkulmet zakonisht posedojnë terrasë, mirëpo për të qenë edhe më bukur është që të keni hapsirë të pambuluar të shtëpisë.
Aty mund të vëndoni shezllon plazhi, tavolinë të bukës, dhe të zbaviteni me shoqërinë, ose mund të jetë vend për pushim në natyrë pa marrë parasysh që banoni në qendër të zonës urbane. Ato që kanë terracë në nënkulm, munden lirisht të eksperimentojnë me mobiljet përderisa hapsirën e mbushim me paisje në përputhshmëri me dëshirat tona. Shembull: shezllon plazhi- hapsira për relaksim, garniturë për kopësht- për të ngrënë ose për të pushuar. E vetmja gjë për të cilën duhet pasur kujdes është përzgjedhja e materialit të mobiljeve përderisa terraca nuk është e mbuluar. Për ata të cilët nuk posedojnë terracë me kënaqësi ua rekomandojmë VELUX Cabrio dritaren e nënkulmit, me të cilën do ta kompenzoni mungesën e hapsirës së hapur në banesë.
Nënkulmet kanë pamje mahnitëse
Edhe një tjetër përparësi e nënkulmit është pamja që siguron dritarja ose terraca pa dallim të orientimit të banesës.
Hapsira e horizontit është karakteristike për gjitha nënkulmet. Sidomos në netët verore, terraca në nënkulm, ju dhe qielli i hapur…kënaqësi e papërshkruar!
Privatësi më e madhe
Njerëzit që kanë zgjedhur nënkulmin posedojnë privatësi dhe rehati më të madhe që e karakterizon këtë hapsirë banimi.
Përshkak se ndodhet në pikën më të lartë të ndertesës, frekuentimi i njerëzve është më i vogël që siguron një mjedis të qetë. Nëse bëhet fjalë për të dyfishtë, qetësia dhe rehatia janë te garantuara.
Çka mund të ju pengojë te nënkulmi
Mungesa më e madhe, bazuar në komentet nga interneti nga pronarët, me nënkulmet më të afërta është e lidhur lokacioni i vetë majes së ndërteses.
Ajo njëkohësisht është edhe përparësi që e cekëm më lartë, por e nënkupton faktin që gjatë verës nënkulmet janë më të nxehta, kurse gjatë dimrit më të ftohta, ndërsa gjatë ditës me rreshje intenzive janë me lagështirë.
Kjo kërkon harxhim më të madh të energjisë, gjatë verës me kondicionerë, ndërsa dimrit me ngrohje qëndrore.
Lajm i mirë është që ekziston mundësi që hapsira të izolohet dhe të keni përfitim të dyfishtë- ambient të këndshëm dhe llogari më të ulëta për të paguar. Ne ua rekomandojmë si zgjidhje Knauf Insulation, e cila në mënyrë afatgjate do t’ua zgjidh problemin dhe do të ju kursejë para dhe durim.
Me izolim më të përshtatshëm të nënkulmit dhe murreve, ku poashtu është shumë e nevojshme, nënkulmi juaj do të shëndërrohet në vend banimi që e përcjellin vetëm lëvdata.