1. MIRËMBAJTJA E DRURIT
Druri është i lyer me shtresë mbrojtëse dhe përfundimtare në fabrikë dhe mund të pastrohet me mjete të thjeshta amvisërie për pastrim. Duhet që të ngjyroset përsëri së paku në çdo 4 vjet dhe sipas nevojës.
Dritaret e ekspozuara ndaj ngrohtësisë së fortë, ngrohtësisë së fortë diellore dhe/ose veçanërisht ndaj nivelit të lartë të lagështisë (p.sh. në kuzhinë ose në tualet) duhet të ngjyroset në çdo dy vjet.
Mirëmbajtja e sipërfaqes: Mënjanoni shtresën sipërfaqësore (llak ose ngjyrë). Mundohuni që sipërfaqja të jetë e pastër dhe e thatë dhe aplikoni ngjyrën bazike në drurin. Kur ajo të thahet, vendosni shtresën e llakut akril/ngjyrë në bazë të ujit (gjithmonë përmbajuni udhëzimeve të prodhuesit).
Aplikoni metodën e njëjtë në sipërfaqet e prekura nëse janë hequr llaku/ngjyra. VELUX ofron një komplet për riparim me llak origjinal ose ngjyrë për riparim.
Kur ta trajtoni drurin, me rëndësi është që ti mbuloni gomat mbyllëse që të parandaloni që llaku/ngjyra ti përshkojnë ato, sepse kjo do ti bëjë më të ashpërta gomat mbyllëse dhe do ta prish efektin e tyre.