• 5 "kërkesa" kyçe për furnizimin e papafingos

Kur bëhet fjalë për dekorimin e papafingos, sfida më e madhe janë papafingot sepse struktura e tyre na nxit kreativitetin që të shfrytëzojmë çdo centimetër të shtëpisë.

Me fjalë tjera, papafingoja kërkon marrëdhënie të veçantë sepse nga njëra anë është hapësirë ideale të cilën mund ta shëndrojmë në shtëpi të rehatshme dhe funksionale, të përshtatur sipas nevojave tona, kurse nga ana tjetër është “partner” specifik i cili kërkon qasje të kujdesshme. Prandaj duhet të kemi kujdes me zgjedhjen dhe renditjen e elementeve. Poashtu me rëndësi është të mendojmë “në mënyrë minimaliste” që maksimalisht t’i shfrytëzojmë hapësirat potenciale të hapësirës dhe të jemi fleksibil me përshtatjen e kërkesave dhe kufizimeve të kësaj hapësire specifike. Me disa këshilla të thjeshta dhe të dobishme se si “të kujdesemi” për papafingon tonë, mund të bëni vend ideal për jetesë.

Ja për çka bëhet fjalë..

  1. Me hapësirën përdor “ti”

Gjëja e parë që duhet të bëni është të merrni planin e papafingos ku do të shënohen dimensionet e të gjithë dhomave. Kështu do të fitoni një pasqyrë të qartë për kapacitetin e shtëpisë suaj dhe optimalizimin për çdo metër katëror. Mos harroni se pjerrësitë dhe këndet janë ideal për vendosjen e orendive të ulëta, rafte ose elemente për magazinim ose ruatje. Mendoni për blerje të orendive me porosi si do të përfitoni maksimalisht nga çdo centimetër, siç janë sandëkët për magazinim ose ruatje. Japin vulë të veçantë për çdo interier, dhe janë ideal për ruatje e garderobës sezonale ose shtratit, dhe përshtaten me pjerrësitë e papafingos.

  1. Me ngjyrat në marrëdhënie ” light”

Një nga sfidat në këto shtëpi është hapësira e përmendur, e cila ndonjëherë është më e vogël se sa ajo te shtëpitë tjera. Lidhur me këtë, në lojë hyjnë ngjyra! Kur bëhet fjalë për ngjyrosje, atëherë zgjedhni tone të ndritshme, që të fitoni efektin e hapësirës më të madhe dhe më të ndritshme. Ngjyra e bardhë dhe e verdhë janë dy ngjyra të cilat e luajnë mirë këtë rol të zmadhimit të hapësirës, kurse në mënyrë plotësuese kontribojnë në të ashtuquajturën evergrine dhe me këto nuk rrezikoni që hapësira t’ju bëhet demode. Nëse dëshironi ta shmangni ngjyrën e bardhë në mure, atëherë në tavan gjithmonë përdorni nuanca me tone ndriçuese të mureve, kurse “monotonisë së ndriçimit ” shtoni ndonjë detal në ambient – Një mur ku shihen tullat ose ngjyra më e errët kontrastive e cila do të ishte bashkëpuntore e shkëlqyer për qëllimin tuaj. Nëse në shtëpinë tuaj ka trerë të dukshëm të çatisë, ngjyrosni ata me ngjyra të errëta. Ashtu do ta theksonin praninë e tyre, do ta thyeni monotoninë dhe hapësirës do t’i jepni më shumë jetë. Të mos përmendim se do të fitoni ambient bashkëkohor.

Në fund të këtij tregimi të vogël për ngjyrat ndriçuese, duam të ju përmendim që të mos kufizoheni vetëm te ngjyrosja, por mund të llogarisin edhe zgjedhjen e orendive dhe tekstilit.

  1. Me dritën “urdhëroni”

Shfrytëzoni maksimalisht dritën natyrore. Nëse keni tarracë, maksimalisht përdorni ose shfrytëzoni dritën dhe shëndrojeni në burim kryesor të dritës. Derën ose dritaret dekoroni me ngjyr ndriçuese. Kjo do t’ju mundësoj privatitetin i cili ju nevojitet, kurse nuk do t’ju privoj nga e drejta për hapësirë të ndriçuar. Ndriçimi të cilin e fitoni me anë të dritareve të çatisë lehtë mund ta rregulloni me roleta VELUX, me çka do të keni kontroll kur bëhet fjalë për temperaturën në papafigon tuaj.

  1. Me orendinë “më duhet edhe pak kohë “

Me fjalë tjera kjo do të thotë se para se të shtini ndonjë pjesë të orendisë, mendoni mirë. Papafingon mos e stërmbushni me elemente të panevojshme dhe harroni orenditë masive. Zgjedhni pjesë të mesme ose të vogla të orendive për ulje por harroni kolltuqet dhe divanet me mbështetës të gjëra dhe të thella për krahë. Besoni fjalës sonë, kur të filloni me mbushjen e hapësirës së banesës suaj, madje edhe 10 cm do të jenë të rëndësishme. Mundohuni të shtini më shumë pjesë multifunksionale, si karrike me montim , tavolina të cilat ngriten deri në mur ose banaqe të cilat montohen dhe çmontohen.

  1. Me tarracën “ku ishe tërë jetën time”

Nëse keni mundësi që ta rregulloni tarracën, nuk do të kursen as shumë para e as shumë kohë, sepse kjo pjesë e papafingos është e rëndësishme për banorët për shumë arsye, kurse të gjitha do t’i reduktojmë në estetikë dhe funksionalitet. Sa i përket estetikës, zgjedhni atmosferë dhe stil që ju përshtaten më së shumëti: chill out, fshataresk, stil industrial… Kur bëhet fjalë për funksionalitetin, ombrella për diell ose tenda do të jetë shumë me rëndësi si mbrojtje nga era, dielli ose shiu. Nëse në tarracë dëshironi të bëni hapësirë për ruatje ose magazinim, vetëm përpara! E vetmja gjë për të cilën duhet të kujdeseni është zgjedhja e materialit rezistues ndaj kushteve të jashtme.

Shpresojmë se nga këto këshilla morët udhëzime se si të mendoni për temën për rregullimin e papafingos. Nëse keni të shtoni diçka, ose të ndani ndonjë përvojë, na shkruani. Besoni se shumë i duam komentet tuaja!


Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose