
Dekorimi ku mbizotëron stili mesdhetar reflekton freski, ndriçim, asocion me qiellin e kaltër dhe me aromën reale dhe të vërtetë të kripës nga ndonjë breg mesdhetar. Pavarsisht se cilën dhomë e dekoroni në stil mesdhetar, do të fitoni shpërblim në formë të mjedisit të kthjellët, çlodhës dhe të gjallë. Në vazhdimësi do t’ju përshkruajmë se cilët kushte janë të domosdoshme që të fitohet stili mesdhetar, dhe i njejti të shkëlqej me shkëlqim të plotë. Do t’ju sqarojmë dhe përfshijmë se cila është arsyeja që mbitrazat janë hapësira të përkryera për këtë lloj të stilit për renditjen e interierit.
Çka është stil mesdhetar?
Kur mendojmë për stilin mesdhetar, asociacioni i parë është hapësirat ku mbizotëron rehatia, drita dhe thjeshtësia. Kultura mesdhetare lidhet ngusht me pafundësinë e hapësirës, fushën, diellin, detin, pamjen e pafund ka qielli, dhe horizontin e largët të drejtë. Për shkak të kësaj, supozimi është që interieri rregullohet me dritare të mëdha, balkon, terracë, pamje ka qielli i hapur – me fjalë tjera, është e nevojshme brendësia të përmban gjithçka që një mbitrazë përmban. Kur tashmë ekzistojnë këto parakushte, dekorimi mesdhetar do të na mundësoj enteriet relakues ose të ndritshëm.
Numri i mjedisit mesdhetar
Ky kërkim pas dritës dhe ndriçimit, në stilim mesdhetar jo vetëm që është i pranishëm, por faktikisht ekziston edhe dominimi i ngjyrave, mes të cilave e bardha dhe e hirtë, që shoqërohen me oker dhe tone tokësore, ose me nuanca të gjelbërta.
Ngjyra në këtë dekorim synon ta përmirëson dhe ta reflekton dritën, që të arrihet enterier relaksues.
Ngjyra e kaltër, bashkë me të bardhën, paraqiten në spektër të gjërë të toneve dhe nuancave, prej atyre të cilat tentojnë të na afrojnë nuanca të horizontit e deri te ato që na asocijojnë me detin e kaltër, të cilat bashkohen me qiellin e kaltër.
Ndriçimi si parakusht
Përveç ngjyrës, të cilën tashmë e përmendëm, drita është protagonisti i tretë i renditjes së brendshme mesdhetare, drita mbizotron në hapësirat, qoftë me anë të dritareve të çatisë, ose nga dera e balkonit prej qelqi, kurse sot efekti i ndiçimit zgjidhet edhe me anë të tuneleve ndriçues. Tunelet ndriçuese janë zgjidhje ideale për hapësirat ku nuk ka qasje direkte te burimi i dritës, ata mundësojnë që rrezet e dritës të arrijnë te këto hapësira.
Material për stilin mesdhetar
Në këtë stil simboli mbrojtës është thjeshtësia dhe minimumi, pavarsisht a bëhet fjalë për dekorime, ose për shfrytëzimin e materialeve. Materialet arkitektonike të cilët mbizotrojnë janë guri, druri dhe gjipsi në formë më të pastër, këto paraqesin komponentet të cilat nuk guxojnë të mungojnë. Këto materiale paraqiten me formë të pastër, por me kombinim të ndërjesllë: gur dhe gjips, dru dhe gur … Nëse keni trerë të drurit në mbitrazë dhe dëshironi ta dekoroni shtëpinë në stil mesjetar, lërni që ashtu si duken! Mund t’i mbani me ngjyrë natyrore ose t’i lyeni me ngjyrë të verdhë, dhe në të dy rastet do të arrini pamje të këndshme.
Inventari dhe detalet dekorative
Në pajtim me kriteret e përmendura për krijimin e stilit mesdhetar, edhe ky lloj i inventarit kërkon të jetë funksional dhe i thjeshtë. Për të njejtën arsye, zgjedhja më e mirë e materialit për inventar, janë druri, qelqi, inventari i metalt por me linja të thjeshta.
Detalet që përdoren më shpesh përdoren për të mundësuar nuanca të veçanta ndaj ngjyrave dhe të shtojnë specificitetin e interierit. Për këtë stil dëshirohen dekorimet prej keramike, guaskat, kristalet …
Perdet e lehta të cilat lëshojnë dritë, tepihat me ngjyrat të hapura, jastëkët me ngjyra të gjalla, të gjithë këto janë plotësim ideal për dekorimin e shtëpisë në stil modern.
Gjithsesi në këtë stil është e shkëlqyeshme kur plotësohet me lule të freskëta dhe bimë, ju inkurajojmë që të mos kurseni me të, t’i zbukuroni hapësirat dhe terracat.