• Krijoni vendin tuaj të preferuar, pikërisht për Festat e fundvitit!

Stina më e ndritshme dhe më intime ka ardhur. Fryma e festave mbretëron në qytetet e gjithë botës. Mos harroni se dekorimi, muzika dhe disponimi juaj janë një kombinim fitues për këtë stinë. Megjithatë, mund të shtrohet pyetja, si të krijoni hapësirën e preferuar? Ne ndajmë këshillat dhe idetë tona se si të krijoni magji. Lexoni dhe na lejoni të ju dërgojmë në këtë udhëtim.

Pas dy vitesh izolim, këtë vit më në fund do të marrim frymë dhe do të presim më lirshëm Vitin e Ri dhe Krishtlindjet me njerëzit tanë më të afërt. Nëse nuk ju mjafton të shijoni mënyrën se si rrezet e diellit të dimrit depërtojnë në dritaret tuaja, mund ta dekoroni shtëpinë tuaj me dritat dhe dekorimet e fundvitit – duke sjellë një mrekulli të vërtetë për familjen tuaj. Kjo është periudha e vitit ku ju mund t’a “vishni” shtëpinë tuaj brenda dhe jashtë, të shpërndani dëshirat dhe mirësinë tuaj dhe të festoni familjen dhe dashurinë.

Sa i përket dekorimit, një dekorim feste i zgjedhur me kujdes mund të jetë shumë i këndshëm, por ka disa aspekte që ia vlen të merren parasysh gjatë marrjes së një vendimi. Për shembull, zgjedhja e llambave LED mund të jetë më efikase në energji, sepse ato shpenzojnë mesatarisht më pak energji.

Nëse jetoni sipas parimit “më pak është më shumë”, atëherë duhet të kërkoni dritat “zanë” – dritat e vogla elektrike me ngjyra. Ato janë shumë të veçanta dhe krijojnë një atmosferë që do të përshtatej dhe do të ishte si një përrallë. Ne rekomandojmë t’i instaloni në vende ku nuk keni nevojë për shumë ndriçim, sepse këndet e vogla janë të mira vetëm për ndriçim dekorativ. Ata duken shkëlqyeshëm rreth dritares – duke e bërë peisazhin me dëborë të paharrueshëm kur shikoni jashtë – madje mund të shihni Babadimrin me drerin dhe sajën e tij që kalon nëpër dritaret e VELUX-it.

Një mënyrë tjetër për të përmirësuar disponimin tuaj janë qirinjtë që krijohen me aroma të ndryshme, duke zgjedhur aromën tuaj të preferuar dhe ndezja e qiriut në shtëpinë tuaj bën mrekulli. Jo vetëm që do të sjellë një erë fantastike, por do të krijojë edhe një intimitet të madh.

Nuk është rastësi që në këtë periudhë të vitit zemra na rreh aq fortë dhe na ndalet fryma para gjithë atyre magjive, dritave, aromave dhe zbukurimeve që na rrethojnë.

Dimri është koha për t’u ndjerë më rehat. Për të shijuar sa më shumë pushimet, duhet ta bëni shtëpinë tuaj sa më të rehatshme. Çfarë do të thotë rehati për ju?

Më të rëndësishmet janë pastërtia, drita, ajri i pastër dhe lidhja me natyrën – këto janë disa nevoja bazë. Kjo mund të pasohet nga krijimi i një hapësire tërheqëse duke vendosur drita intime, duke ndezur qirinjë me aromë molle dhe kanellë, duke gatuar ushqimet tuaja të preferuara dhe duke u argëtuar me lojëra shoqërore.

Bëni gjithçka që do të ju përkujtonte kujtimet më të mira të kësaj feste të veçantë, madje mund të shtoni një aromë shtesë në ajër. Për shembull, aroma e biskotave ose aroma e çajit.

Tani, le të flasim për artikullin ndoshta më të rëndësishëm të sezonit dhe që është bredhi. Ne respektojmë nevojat e planetit tonë, kështu që këshilla jonë është të zgjidhni një opsion të qëndrueshëm, për shembull një pemë në një vazo, në mënyrë që ta mbillni pas pushimeve.

Kur zgjidhni një vend për bredhin në nënkulm, është më e nevojshme ta vendosni atë në një vend të sigurtë, të mbrojtur nga era, lagështia dhe fëmijët.

Kur dekoroni, mendoni se cilat ngjyra i përshtaten më mirë banesës suaj dhe cilat ngjyra do ta bënin bredhin tuaj më të bukur. Vitin e kaluar, për shembull, ishte jashtëzakonisht popullor të përdoreshin dekorime të mbuluara me borë.

Si pjesë e dekorimeve të mrekullueshëm janë edhe kalendarët me çokollatë, por ajo që i bën ata të dallohen është se mund të numërohen mbrapsht deri në ditën e caktuar, të ndjeni frymën e fundvitit dhe me disponim të mirë të hani çdo ditë nga një copë çokollatë.

Për të zbukurar ditët, lëshoni muzikë Krishtlindjesh gjatë gjithë ditës, ajo luan një rol të madhë në ndjenjën festive. Dëgjoni këngët tuaja të preferuara dhe këndoni së bashku! Kjo definitivisht do të u’a zbukuroj ditët! Në përgjithësi, çfarëdo dekorimi që të vendosni, këtë sezon festiv, dashuria dhe dhuratat duhet të jenë në fokus – duke sjellë gjithë bukurinë dhe frymën e festës.

Ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet dhe Gëzuar Vitin e Ri


Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose