Si krijohet ehulli?
Kur çatia e pjerrët ose hapësira e tavanit është e pa izoluar apo nuk ka izolim të mjaftueshëm, ajri i ngrohtë nga hapësira ku jetojmë depërton nëpër konstruksion.
Atëherë konstruksioni i çatisë fiton nxehtësi të mjaftueshme për ta shkrirë shtresën e poshtme të borës në çati. Uji rrjedh ndërmjet shtresës së borës dhe mbulesës së çatisë derisa të arrijë deri në parvazin e çatisë, i cili ftohet pasi që i tejkalon kufijtë e shtëpisë.
Këtu uji gradualisht ngrihet duke krijuar shtresa të mëdha të akullit dhe EHULL
Pasojat
1. Rrezik i drejtpërdrejtë – jeta e njerëzve dhe kafshëve mund të jetë rrezikohet seriozisht nga këputja e ehullit.
Në rastin më të mirë, mund të vijë deri tek dëmtimi i pronës – makinës, pjesëve të shtëpisë dhe gjërave të tjera që gjenden drejtpërdrejtë nën ehull.
2. ÇATIA QË RRJEDH – uji i shkrirë, që ndalohet, me kalimin e kohës gjen rrugën në brendësinë e konstruksionit të çatisë.
Nëse nuk keni vendosur termoizolim të përshtatshëm dhe nuk keni parandaluar lëshimin e nxehtësisë, së paku parandaloni depërtimin e ujit të shkrirë në konstruksionin e çatisë me fletë metalike LDS 0.02 të depërtueshme nga avulli – rezistent ndaj ujit, nga ana e jashtme e çatisë.
3. DËMTIME FIZIKE – akulli është i rëndë dhe kur të shkëputet ai me vete tërheq edhe ulluqet, kështu së bashku mund të shkaktojnë probleme serioze me demolim.
PARANDALONI SHFAQJEN E EHULLIT ME TERMOIZOLIM
Me izolimin e çatisë së pjerrët në situata kur nënçatia përdoret si hapësirë për të jetuar.
ose me izolimin e tavanit në rastet kur nënçatia nuk përdoret.
ÇFARË SASIE E IZOLIMIT ËSHTË E MJAFTUESHME?
- Është shumë e rëndësishëm që të përdoret trashësia e përshtatshme dhe lloji i izolimit të nënçatisë.
- Çatia e pjerrët ose tavani me izolim të pamjaftueshëm, gjithashtu, lejojnë depërtimin e një sasie të caktuar të nxehtësisë e cila çon në shkrirjen e shtresës së poshtme të akullit në çati dhe më pas deri në krijimin e ehullit.
- Trashësitë dhe llojet e rekomanduara të izuolimit për çati të pjerrët/tavan, por edhe për të gjitha llojet e konstruksioneve mund ti shihni duke klikuar KËTU.