A dëshironi që ti vishni dritaret e çatisë për ditët e ftohta të dimrit?

Shumë prej nesh i kanë gjetur palltot e dimrit dhe dorëzat që na ngrohin në këto muaj të ftohtë të dimrit që po vijnë. Por, pak nga ne do të mendojë për faktin se energjia mund të kursehet me “veshje” të dritareve tona të çative me veshje të dimrit gjatë sezonit të ftohtë të dimrit.

Ky është një refleks krejt i natyrshëm: kur duhet të dalim kur bën të ftohtë, veshim xhaketën që të na ngroh. Nëse kemi të ftohtë në hapësira të mbyllura, me siguri do të veshim edhe një pulovër ose do të rrisim ngrohjen. Kur netët janë veçanërisht të ftohta, në shtëpitë tona, kryesisht është freskët dhe atëherë është plotësisht e logjikshme që të rritet temperatura e termostatit.

Por, në të vërtetë ne më mirë e mbajmë ngrohtësinë gjatë ditëve të ftohta me mbylljen e roletave. Kjo veçanërisht ka të bëjë me dritaret e çative – roleta termike speciale e mban ngrohtësinë në hapësirë, falë materialit izolues nga i cili është bërë.

Veçanërisht është ide e mirë që të instalohen roleta termike në dritaret e çative – për arsye të aluminit ndërmjet dy shtresave të materialit të grumbulluar që e përmirëson izolimin. Ajri i ngrohtë në hapësirë ngritet lart, ndërsa kur të mbyllen roletat, ato do të ndihmojnë në ruajtjen e temperaturës, ashtu që do të jetë më rehatshëm për të kaluar kohën në këtë hapësirë kur jashtë bën ftohtë.

Kurë është tërësisht e mbyllur, roleta termike e përmirëson izolimin e secilës dritare të çatisë për 34%.

Roleta termike shumë-funksionale

Ekzistojnë edhe përfitime të tjera nga roletat termike, përveç kursimit të energjisë – ato kanë edhe efekt errësimi dhe pamje atraktive, falë strukturës së kosheres së bletëve. Plotësisht mund të përshtaten, nuk janë të fiksuara as në fund dhe as në krye të dritares, mund të vendosen në çdo pozicion, me çka i bllokojnë rrezet e diellit dhe shikimet kureshtare.

Kur keni roletë që mund të përshtatet, siç është roleta termike, mund të uleni dhe të lexoni gazetën pranë dritares dhe të kënaqeni në dritë pa diellin verbues. Roletën mund ta vendosni vetëm aty ku rrezet e diellit janë më të forta.

D.m.th., tani është koha e duhur që të përgatiteni për sezonin dimëror.

Roleta termike është e dyfish e palosur, me mbështjellje të brendshme prej alumini ndërmjet dy shtresave të materialit që siguron efektin e errësimit të plotë. Mund të vendoset në çdo lartësi të dritares dhe mund të shtrihet dhe të mblidhet. Roleta termike shumë lehtë instalohet në dritaren e çatisë me ndihmën e sistemit Рick&Click!®.

Gjithashtu, mund të kombinohet me mbrojtësen prej mushkonjave VELUX, me strehë e jashtme ose me roletën e jashtme.

Nga pikëpamja energjetike janë efikase dhe mundësojnë kursim të faturave për ngrohje dhe ftohje.

Shiten në një gamë të gjerë të ngjyrave dhe modeleve tërheqëse, ashtu që mund të përshtaten në çdo nënçati me dritare të çatisë VELUX.

Edhe pse për këto roleta do të keni garanci për tre vjet, me mirëmbajtje të duhur ato mund të zgjasin në mënyrë të konsiderueshme edhe me gjatë. Veçanërisht nëse ka edhe mbrojtje të jashtme në formë të strehës së jashtme VELUX.

Rekomandohen për:

  • Dhomën e punës
  • Dhomën e gjumit
  • Dhomën e fëmijëve

Lexoni të gjithat për roletat termike në: http://goo.gl/HuHb66

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj