Gjeni zgjidhjen e duhur për izolimin e…

dhe kërkoni ofertë direkt nga vendet e shitjes!

Izolimi - shtylla kurrizore e çatisë suaj

Struktura e çatisë është më e ekspozuar ndaj ndikimeve atmosferike (shiu, bora, era, dielli), prandaj është e nevojshme të izolojmë çatinë tonë me cilësi. Përveç mureve, çatia është vendi ku humbet më shumë energji nëse nuk është izoluar mirë dhe siç duhet (deri në 35% të energjisë).

Pse është e nevojshme të izolohet çatia me lesh mineral nga Knauf Insulation?

  • Cilësia e ajrit në hapësirë të brendshme – meqenëse kalojmë më shumë se 90% të kohës sonë brenda – është e rëndësishme për ne që ajri që thithim brenda të jetë i mirë. Leshi i gurit dhe qelqit nga Knauf Insulation që instaloni në papafingo tuaj – nuk lëshon substanca të dëmshme dhe kështu kontribuon në cilësinë e ajrit të brendshëm. Si është e mundur kjo? Sepse leshi i gurit dhe qelqit nga Knauf Insulation prodhohen me teknologjinë unike ECOSE®, që do të thotë se nuk përmbajnë formaldehid të shtuar dhe se për prodhimin e tyre përdoret një bio-lidhës. Si e vërtetojmë këtë? Produktet me teknologjinë ECOSE® janë kurorëzuar me certifikatën prestigjioze Eurofins Gold për cilësinë e ajrit të brendshëm (Eurofins Gold Indoor Air Comfort).
  • Mbrojtje termike në dimër – vetitë e shkëlqyera termike të leshit mineral të gurit dhe qelqit sigurojnë që i ftohti të qëndrojë jashtë shtëpisë tuaj gjatë muajve të dimrit dhe zvogëlojnë nevojën për ngrohje shtesë gjatë stinëve kalimtare.
  • Mbrojtje nga nxehtësia e tepërt gjatë verës – në muajt e dimrit harrojmë se sa vapë mund të jetë në çati në verë. Vetëm leshi i gurit dhe i qelqit në çatinë tuaj ofrojnë mbrojtje të vërtetë kundër mbinxehjes, falë strukturës së tyre fibroze, dendësisë së lartë dhe kapacitetit të lartë për thithjen dhe mbajtjen e nxehtësisë – gjë që nuk është rasti me materialet e tjera izoluese.

• Mbrojtje nga zjarri – ndryshe nga materialet e tjera izoluese – si leshi i gurit ashtu edhe leshi i qelqit janë materiale jo të djegshme! Kur të shpërthen një zjarr, struktura e çatisë është veçanërisht e ndjeshme ndaj zjarrit, leshi mineral do të sigurojë që zjarri të mos përhapet – përveçse nuk digjet, nuk lëshon gazra të dëmshëm ose nuk shkrihet, gjë që do të lehtësojë evakuimin.

  • Mbrojtje nga zhurma – struktura fibroze e leshit mineral i jep asaj aftësinë për të thithur zhurmën – e cila është një nga ndotësit seriozë sot dhe prish shumë rehatinë e jetesës.

 

Nëse ende nuk jeni të sigurt – pse lesh mineral Knauf Insulation – lexoni më shumë këtu: 7 arsye pse një çati e pjerrët duhet të izolohet me lesh mineral dhe jo me diçka tjetër. 7 arsye pse një çati e pjerrët duhet të izolohet me lesh mineral dhe jo me diçka tjetër.

Sistemi LDS – çfarë është ai?

 

LDS është një sistem unik izolimi – një kombinim i leshit të gurit dhe qelqit nga Knauf Insulation, me fletët e nevojshme. Ky sistem me efikasitet energjetik ju ofron rehati maksimale në çati, duke kursyer energji. Pse është e rëndësishme të ndërtoni një sistem? Sepse secila pjesë e tij luan një rol të rëndësishëm në izolimin e çatisë suaj:

  • Kombinimi i leshit të gurit dhe qelqit siguron mbrojtjen më të mirë termike në të gjitha stinët
  • Fleta është një pjesë e domosdoshme e izolimit të papafingos sepse siguron izolimin e çatisë – ajri nuk kalon nëpër zgavra, por edhe përshkueshmërinë e avujve – lagështia e tepërt mund të dalë.
  • Shiritat izolues dhe ngjitësi – sigurojnë nyje të forta midis elementëve të sistemit dhe pjesës tjetër të strukturës së çatisë

Gjeni zgjidhjen e duhur për izolimin e…