
Nëse merrni vendim për të vendosur dritare në fasadën ose çatinë tuaj ka disa aspekte që duhet t’i merrni parasysh:
Lloji i dritares: për shembull, a keni nevojë për dritare të mëdha ose të vogla? Nëse xhami duhet të jetë i rëndomtë, me dy shtresa ose duhet të ketë mbështjellës special termoizolues?
Pozita e dritares: A duhet dritarja të vendoset ulët poshtë ose menjëherë buzë çatisë? A dëshironi të keni dritare nga njëra anë ose nga të dy anët e dhomës?
Mbrojtje e përhershme nga dielli: Çka është më mirë për ju – roletat a duhet të jenë nga ana e brendshme ose e jashtme e dritares? Ose që të dyja?
Ndërtesat përreth dhe drunjtë: Çka ka përreth shtëpisë suaj, e që mund ta pengojë dritën?
Lloji i dritares
Së pari dhe më e rëndësishmja, analizoni me kujdes llojet e ndryshme të fasadave dhe dritareve të çative. Alternativa më e mirë për dhomat e errëta dhe radiatorë të kuq është cilësia e mirë e dritareve që kanë xham me efikasitet energjetik. Për shembull, xhamat termoizolues janë investim i mirë.
Vëllimi i dritës ditore, e cila depërton nëpër xham zvogëlohet me çdo shtresë plotësuese të xhamit nëpër të cilin drita duhet të depërtojë. Për shembull xhami me dy shtresa lejon rreth 80% të dritës të depërtojë nëpër to. Kjo nuk donë të thotë se ju do të vëreni që në shtëpi ka më pak dritë, por nëse ndaleni direkt nën dritën e diellit te dritarja, nuk do ta keni shumë nxehtë. Njëkohësisht xhami me shumë shtresa e mban nxehtësinë në brendi të hapësirës. Nga kjo mund të nxirret konkluzion se pakot e xhamave termoizoluese mundësojnë klimë më të këndshme dhe më praktike në shtëpi.
Shumica e dritareve për në çati si standard janë me xhama me efikasitet energjetik. Shtresa e posaçme është e projektuar të lejojë të depërtojë sasi sa më e madhe e dritës e sa më pak nxehtësi, që rezulton me klimë më të këndshme të brendshme dhe sasi të mjaftueshme të dritës ditore.
Pozita e dritares
Pozita e dritares mbi fasadë ose mbi çati ka rol të rëndësishëm si për sasinë ashtu edhe për cilësinë e dritës ditore, të cilën dritaret tuaja e lejojnë brenda. Sa më lartë të vendoset një dritare aq më tepër dritë do të depërtojë në dhomë. Ndërsa sa më shumë dritë ditore dhe diellore të lejoni të depërtojë në shtëpitë tuaja, aq më pak do t’ju nevojitet ndriçim artificial.
Dritaret e çative mund t’i vendosni gjithandej. Nëse dëshironi që shtëpia juaj të mbulohet me dritë gjatë tërë ditës, madje deri në mbrëmje, juglindja është pozita më e mirë për të vendosur dritaret tuaja. Nëse duhet që dritaret t’i vendosni shumë lartë, më së miri është të zgjedhni variantin me manipulim elektrik. Njëkohësisht duhet ta keni parasysh edhe një rregull që buron nga praktika – për çdo metër që hyni në brendi të dhomës dhe largoheni nga dritarja, forca e ditës natyrale zvogëlohet për dy herë.
Mbrojtje nga drita dhe nxehtësia
Cili është opsioni më i mirë për ju: Roletat të vendosen nga ana e brendshme ose e jashtme ? Roletat që vendosen nga ana e jashtme janë mbrojtja më e mirë për mbrojtje nga nxehtësia e diellit.
Roletat e brendshme sigurojnë më tepër mundësi për të rregulluar ndriçimin. Për dritaret e çative paraqiten të njëjtat zgjidhje energjetike sikur dritaret e fasadave – rolete të cilat dallojnë për nga dizajni dhe karakteristike specifike, të prodhuara në mënyrë speciale sipas përdorimit të tyre. VELUX ka zgjidhje për secilën dëshirë Tuaj – prej roleteve që errësohen për gjumë të shëndoshë dhe të rehatshëm e deri te roletat që do ta zbukurojnë enterierin tuaj. Roletat e VELUX mund të gjenden edhe në variantin elektrik, si dhe me manipulim solar.
Drunjtë dhe ndërtesat
Drunjtë dhe ndërtesat e larta e kufizojnë fluksin e dritës ditore. Nëse dëshironi të vendosni dritare të re në shtëpinë Tuaj, duhet të zgjedhni vendin ku nuk bie hija e ndërtesave përreth.