Aplikacioni është bërë që shfrytëzuesit ta kalojnë hendekun mes ideve të veta dhe realizimit të tyre, u japin mundësi që të eksperimentojnë me versione të ndryshme të rekonstruimit të hapësirës.
Mungesa e dritës natyrore mund të ndikoj dukshëm në notën përfundimtare estetike të çdo interireri. Ndriçimi i mirë interierin do ta bëj më aktiv, kurse ndonjëherë edhe më të gjërë se sa realisht është. Në përgjithsi dihet se drita ditore ose ajo antyrore ndikon edhe te shëndeti i njerëzve – në mënyrë natyrore i kontrollon bakteriet dhe viruset, madje 90% të nevojës për vitaminën D e fitojmë nga drita e diellit.
Punonjësit që punojnë në zyrë qëndrojnë gjatë në hapësirë të mbyllur dhe më shumë se tetë orë janë jashtë rrezeve të diellit. Studimi nga Universiteti i Albertës në Kanadë tregoi se 91% nga të punësuarit të cilët kohën e tyre të punës e kalojnë në zyrë nuk marrin mjaftueshëm vitamin D. Vitamina D e ul rrezikun nga shumë sëmunjde, por vetëm njëra nga pasojat e mungesës së këtij vitamini është paraqitja e depresionit dhe ndryshimi i humorit.
Për këto arsye, kompania VELUX bëri një aplikacion të ri celular MydayLight, i cili do t’ju ndihmoj gjatë rregullimit të hapësirës me pjerrësi ose papafingos. Aplikacioni është falas dhe është e qasshëme edhe për shfrytzuesit në Android celularëve (në Google Play ). Nuk mund të rezistojmë dhe të mos e testojmë aplikacionin, kurse përshtypjet lexoni në tekstin në vazhdim.
MyDayLight është aplikacioni i parë në tregun tonë me të cilin mund ta rregulloni hapësirën me ndryshimin e nivelit të ndriçimit. Aplikacioni ju njofton me mundësitë për hapësirën tuaj, kurse drita natyrore e bën më qartë, dhe lejon lirinë e eksperimentimit për të kuptuar më mirë hapësirën. Pavarsisht nëse jeni shfrytëzues të iOS Android, aplikacionin mund ta shkarkoni falas në celularin tuaj, dhe pas instalimit të thjeshtë, të filloni me krijimin e profilit, pastaj edhe me krijimin e projektit tuaj të parë. Filloni me konfigurimin e hapësirës të cilën dëshironi ta analizoni kurse ajo përshtatje përfshin:
- sipërfaqen dhe formën e dyshemes
- llojin e çatisë (një ose dy anë)
- artësinë dhe pjerrësinë e tavanit
- numrin dhe madhësinë e dritareve
- lokacionin ( mund të përshtatni edhe motin vjetor dhe periudhën e ditës )
- interierin (zgjedhja e pllakave të dyshemes ) dhe orenditë ( varësisht nga lloji i hapësirës –hapësirë ditore, dhomë për fjetje, zyrë, banjo, dhomë për fëmijë… )
Pas disa minutash, simulimi juaj (render) do të jetë gati dhe hapësirën mund ta shihni në telefon prej 360* por edhe në realitet virtual (VR) duke përdorur telefon dhe syze për realitet virtual. Argëtohuni gjatë analizës së hapësirës duke ndryshuar nivelin e ndriçimit dhe shtoni lartësi të ndryshme hapësirës, deri sa të arrijni në kombinimin e përkryer.
Aplikacioni bëhet në mënyrë të tillë ku shfrytëzuesit e kalojnë hendekun mes ideve të tyre dhe realizimit të tyre, me mundësi të eksperimentojnë me versionet dhe konstrusionet e ndryshme të hapësirës kurdo dhe kudqo që të jetë.
Nëse kjo ju tingëllon e komplikuar, atëherë gënjeheni. Interfejsi i fshrytëzuesit është i thjeshtë, dizajni është aktiv në aspektin virtual dhe aplikacioni është përshtatur për secilin. Nuk është patjetër të keni absolutisht asnjë paranjohuri dhe përvojë me aplikacione të ngjajshme që të mund të krijoni simulime të hapsirës të cilën dëshironi ta freskoni.
Më shumë se 75 vite VELUX Grupi jep kushte më të mira banuese për njerëzit në tërë botën. Prodhimet e tyre ndihmojnë në krijimin e hapësirës së ndriçuar, të shëndetshme dhe efikase energjetike për jetë. VELUX Grupi momentalisht është i pranishëm në më shumë se 40 vende – oferta përfshin dritare të çatisë, dritare modulare, si dhe shumë elemente dekorative si roleta, zgjidhje instaluese dhe kontroll me telekomandë.
Më shumë për kompaninë VELUX dhe aplikacionin mund të mësoni në: