Pesë hapa më të lehtë deri tek nënçatia e shëndetshme
Shumica e ndërtesave rinovohen për arsye funksionale ose energjetike, por ka edhe të tjera përparësi njësoj të rëndësishme në të cilat duhet të fokusohemi në përshtatjen dhe ndërtimin e projektit – siç janë shëndeti, mirëqenia dhe rehatia. Grupi VELUX pyeti 19 ekspertë të njohur ndërkombëtar se çka është më e rëndësishme për ta që të merret parasysh kur bëhet fjalë për përshtatjen dhe ndërtimin e shtëpisë së përsosur.
Në vitin 2013, grupi VELUX mblodhi 19 ekspertë të njohur botëror nga fusha e arkitekturës, ndërtimtarisë dhe mjekësisë në 5 punëtori, për të diskutuar dhe për të zhvilluar udhëzime për atë se si të bëhet një shtëpi e shëndetshme. Kjo është zgjidhja nga këshillat më të rëndësishme për të cilat u pajtuan të gjithë anëtarët e grupit.
1. Vendosja e rregullt e dritareve ka rëndësi kyçe për ajrin e freskët
Askush nuk mund të jetojnë pa ajër të freskët – e njëjta vlen edhe për shtëpinë tuaj. Shpeshherë nuk mund ti ndjejmë ndotësit e ajrit në shtëpinë tonë, por ato ndikojnë mbi shëndetin dhe mirëqenien tonë. Prandaj, shtëpia jonë duhet të na sigurojë mbrojtje nga ndotësit e fshehtë të cilët ndotin gjatë përderisa gatuajmë ose të cilët ndodhen në materialin ndërtimor dhe në mobilet. Me vendosjen e rregullt të dritareve tuaja do të mund të kënaqeni në përparësitë e ventilimit natyror i cili shumë shpejt do ta përmirëson cilësinë e ajrit në hapësirën e mbyllur të shtëpisë suaj.
2. Sasia e duhur e dritës natyrore në momentin e duhur
Zgjimi nga drita natyrore, dritë natyrore i mjaftueshëm gjatë ditës dhe errësirës gjatë natës, kanë rëndësi kyçe për shëndetin dhe rehatinë tonë. Drita dhe errësira janë elemente kyçe që e mbajnë përputhshmërinë e orës tonë të brendshme dhe e sinkronizojnë ritmin ditor. Për këtë arsye, investimi në dritare dhe roleta dhe sigurimi i ndriçimit natyror dhe errësirës mund të paguhet shumëfish.
3. Sillni natyrën në shtëpinë tuaj
Të jetosh në kontakt të ngushtë me natyrën e përmirëson humorin, krijon shëndet më të mirë dhe e zvogëlon stresin, që bën të nevojshme që ta sjellim natyrën në shtëpinë tonë. Gjatë ndërtimit të shtëpisë, duhet marrë parasysh të paktën një hapësirë e hapur ose gjysmë e hapur – siç është tarraca, ballkoni ose kopshti. Mundësia tjetër është që të siguroheni që hapësira e banesore ju jep pamje të mrekullueshme të qiellit dhe të mjedisit dhe kjo sjell natyrën në shtëpinë tuaj.
4. Largoni zhurmën stresuese nga shtëpia juaj
Përveç se janë burim i acarimit, zërat e padëshiruar, të tilla si trafiku mund të shkaktojnë stres dhe të kenë ndikim negativ të drejtpërdrejtë mbi mirëqenien tonë. Si pasojë e kësaj, zhurma e jashtme nga ngrohja / ftohja dhe ventilimi duhet të reduktohen në minimum. Gjatë natës, niveli më i ulët i zhurmës madje është i domosdoshëm.
5. Merrni kontrollin e temperaturës në shtëpinë tuaj
Një nga faktorët më të rëndësishëm për rehatinë tonë të brendshme është shmangia e temperaturës së pakëndshme në hapësirë. 90% të kohës sonë e kalojmë në hapësirë të mbyllur, për çka në veçanërisht e rëndësishme është që temperaturat në hapësirën e mbyllur ta ndjekin ritmin e njëjtë sikur temperaturat në hapësirë të hapur, të cilat ngriten gjatë ditës dhe ulen gjatë natës. Trupi jonë është krijuar që ta ndjekin ritmin e temperaturës së jashtme, kështu edhe automatikisht do ta arrijmë atë që konsiderojmë se është temperatura më e këndshme për ne.