Dekorojeni nënçatinë tuaj me ngjyrat e ardhmërisë!
VELUX lansoi koleksion të ri të roletave 2015 në bashkëpunim me agjencinë Trend Union.
Ngjyrat janë pjesë e rëndësishme e jetës. Ato e përcaktojnë shikimin tonë për botën, stilin e veshjes tonë dhe mënyrën se si e dekorojmë shtëpinë tonë. Sigurisht, ngjyra është më e rëndësishme kur bëhet fjalë për koleksionin e ri të roletave për dritaret e nënçatisë VELUX.
VELUX,në bashkëpunim me agjencinë udhëheqëse evropiane për trende Trend Union, konceptoi dhe lansoi koleksion plotësisht të ri të roletave.
Ky koleksion, përveç llojeve ekzistuese të roletave, e përbën edhe lloji krejtësisht i ri i roletave – roleta romake. Çdo lloj i roletave është në dispozicion në modele dhe ngjyra klasike si dhe vizionare, pra nënçatinë tuaj mund ta dekoroni me ngjyrat më moderne dhe pëlhura të ardhmërisë.
Investimi në pjesë të reja për shtëpinë shpesh është betejë në mes të stilit klasik dhe trendeve më të reja. Të gjithë ne duam të jemi në trend, por gjithashtu nuk duam që të ndryshojmë pjesën e brendshme të shtëpisë pas kalimit të çdo sezoni, pra, kryesisht, vendosim për zgjidhje të sigurt kur janë në pyetje ngjyrat dhe format..
Megjithatë, kur bëhet fjalë për roleta, zgjidhje e sigurt definitivisht më nuk do të thotë edhe zgjidhje konservative.
Si lider global të tregut, grupacioni VELUX është ekspert për dritare të nënçatisë dheroletave për dritare të nënçatisë dhe si i tillë, tërë kohën dëshiron që ti lëviz kufijtë kur bëhet fjalë për dizajnin e tyre.
Këtë sezon, ndërmarrja punon së bashku me agjencinë udhëheqëse globale Trend Union, duke e prezantuar ngjyrën e errët për koleksioni e ri të roletave për vitin 2015, e cila është elegante dhe klasike, por edhe e guximshme dhe moderne.
Njëqind ngjyrat dhe pëlhurat e ndryshme të cilat e përbëjnë këtë koleksion janë të zgjedhura nga ana e agjencisë Trend Union dhe janë të përshtatura në stilet e ndryshme të jetës dhe këndvështrimin evropian.
Agjencia Trend Union bën parashikime dhe mban llogari për atë që çdo pëlhurë të jetë në trend me vitet, kurse gjithashtu i pozicionon edhe roletat si aksesor modern të cilët janë në trend së bashku me jastëkët, qilimat dhe mbulesat.