VIDEO – Izolimi i çatisë së pjerrët nga jashtë

Duhet ta izoloni nënçatinë – ndërsa nuk dëshironi të ndërroni asgjë?
Keni një nënçati të mrekullueshme, jeni munduar rreth brendësisë, krenoheni me trarët të cilët hapësirës i japin një pamje të thjeshtë …

Përveç kësaj, pjerrtësitë e nënçatisë janë pikërisht ashtu siç i dëshironi, hapësira është e kufizuar dhe çfarëdo ndryshimi do ta cenonte rehatinë tuaj.

Nga ana tjetër, jeni të vetëdijshëm se tani është koha që të bëni izolimin, sepse çfarë vlere do të kishte e gjithë ajo brendësi e këndshme, kur gjatë dimrit në asnjë mënyrë nuk mund ta ngrohni hapësirën, ndërsa gjatë verës në asnjë mënyrë nuk mund ta freskoni mjaftueshëm edhe pse kondicioneri do të punonte ditë e natë?

Për fat, ekziston një zgjidhje – nënçatia mund të izolohet edhe nga jashtë!

Në këtë mënyrë gjithçka çka keni bërë për nënçatinë tuaj do të mbetet e paprekur. Dhe përveç kësaj, në mënyrë të konsiderueshme do të kurseni hapësirën, sepse duhet ta pranoni se trashësia e madhe e izolimit që është e nevojshme për të vënë nën-konstruksionin e çatisë zakonisht është në dëm të hapësirës.

Nëse ky është rasti juaj, shikoni këtu se çfarë ju nevojitet nga materialet: https://papafingojaime.al/zbuloni-llojin-tuaj-te-catiselloji i çatisë numër 5.
Si duket kjo në praktikë – më së miri do t’ju tregojë kjo video. Bëhet fjalë për një nga versionet e mundshme për vendosjen e izolimit nga pjesa e jashtme. Për të gjitha shpjegimet dhe informacionet shtesë na kontaktoni përmes formularit në fund të faqes.

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj