Veglat që ju duhen për punët përfundimtare në nënçati
Së fundi kemi shkruar për vendosjen e listelave këndore, dhe në atë udhëzim kemi përmendur disa nga veglat e rekomanduara që do t’ua shpejton këtë punë.
Tani ju prezantojmë të gjithë setin e veglave për punët përfundimtare gjatë rregullimit të nënçatisë:
Shpaklla
Me formë dhe dizajn tradicional, me dorezë prej gome rezistuese ndaj rrëshqitjes dhe me teh të bërë nga çeliku inoks.
Matriks shpaklla
Dizajn i ri dhe teh i zmadhuar.
Për ata që duan formë moderne dhe masive të veglave. Tehu është i bërë nga çeliku inoks i cilësisë së lartë.
Në dispozicion janë 3 dimensione: 245mm, 305mm, 356mm.
Përdaf Sheetrock
Përdafë unike për rezultate të përkryera.
Mundësojnë suvatimin e sipërfaqeve më të mëdha me shpenzime të zvogëluara të kohës dhe fuqisë. Tehu është nga çeliku inoks, jashtëzakonisht fleksibil, me cepa teposhtë.
Në dispozicion janë në 4 dimensione: 450mm, 600mm, 800mm и 1000mm.
Mbajtëse për përdaf
E destinuar për suvatimin e sipërfaqeve të mureve dhe tavaneve duke përdorur përdaf sheetrock.
Avantazhet janë:montimi i lehtë në përdaf, mundësia e rregullimit të këndeve të suvatimit, etj.
Përveç këtyre cilësive mbajtësi mund të tërhiqet deri në 2m, kështu që në këtë mënyrë është i mundur suvatimi i sipërfaqeve të tavanit nga toka dhe atë pa përdorimin e shkallëve.
Mikser
Mikseri profesional është i bërë nga çeliku masiv, me formë specifike, mundëson edhe deri në 20% përzierje më të shpejtë të materialit.
Falë formës unike është mundësuar përzierja e njëtrajtshme e materialit nga fundi drejt majes së kovës, pa derdhje dhe rrëmujë.
Enë me mbajtës për material
E bërë nga çeliku inoks i cilësisë së latë, me fund të rrumbullakët që mundëson nxjerrjen e materialit më mirë dhe më lehtë.
E përshtatshme për plotësime ose suva, tek plotësimet e fugave, arnimin e plasaritjeve ose suvatimin e sipërfaqeve më të vogla.
Mbajtësi është i bërë nga goma anatomike e formësuar, parandalon rrëshqitjen e dorës dhe mbron në kushte ekstreme.
Kontrollues i gjipsit
Për prerjen efikase të paneleve nga gjips-kartoni.
Dhëmbët agresiv të kontrolluesit janë të dedikuar për prerje të shpejtë, ndërsa dorëza e lehtë nga goma mundëson rehati dhe siguri gjatë punës.
Ena (Hopper) dhe rule për listela nëpër cepat
Enë unike me dhëmb dhe krehër që e lehtëson vendosjen e listelave Sheetrock, si të jashtme ashtu edhe të brendshme
Ena është e bërë nga plastika dhe nga çeliku inoks. Pas përdorimit lahet jashtëzakonisht lehtë, ndërsa gjatë pauzave më të gjata gjatë punës nuk do të vjen deri tek ngurtësimi i materialit në të.
Rule për listela nëpër cepa – përbëhet nga 4 rule gome jo rrëshqitëse të cilat mundësojnë lagjen e listelave në material dhe vendosjen e listelave në pozitë prej 90°.