5 këshilla për rregullimin e dhomave të fëmijëve në nënçati & roleta Disney

Ekzistojnë shumë faktorë kur është në pyetje rregulli i dhomës për fëmijë.

Ajo duhet të jetë e këndshme, si për lojë ashtu edhe për pushim. Edhe pse shpesh kufizon, hapësira duhet të jetë universale dhe të jetë e përshtatshme për aktivitete të ndryshme për fëmijët. Njëkohësisht, nuk duhet që në asnjë mënyrë të dëmtojë vizionin estetik të pjesës tjetër të shtëpisë familjare.

Tani me koleksionin Disney& VELUX nga ëndërrat dhe me roletat moderne me heronjtë e Disnit është më lehte se asnjëherë më parë të kënaqen këto kritere.

5 këshilla për rregullimin e dhomave të fëmijëve:

1.Siguroni kontroll në sasinë e dritës natyrale e cila hyn në dhomën me roleta për errësim të plotë, siç janë roletat nga koleksioni Disney& VELUX të ëndrrave, për pushim të duhur.

2.Krijoni mjedis të qartë me ndihmën e mobilieve për vendosjen e gjërave që janë lehtësisht të arritshme dhe të dukshme për fëmijët.

3. Me krijimin e zonës në dhomë, ndihmojeni fëmijën tuaj lehtë të kaloj nga një aktivitet në tjetër. Kjo mund të realizohet me ngjyra të ndryshme të mureve, qilimave, fotografive, roletave etj.

4.Ndriçimi i duhur është shumë i rëndësishëm për atmosferën e plotë të dhomës. Ndriçimi i mirë krijon mjedis të këndshëm dhe të kthjellët; drita për të lexuar afër krevatit mundëson atmosferë të këndshme dhe relaksuese; drita në tavolinën punuese është e domosdoshme për mësim ose për vizatim; llamba e vogël e natës u ndihmon fëmijëve të gjejnë tualetin gjatë natës.

5. Rrethoni fëmijët me disa nga karakteret e preferuara nga përrallat ose nga filmat vizatimor dhe në atë mënyrë do të nxisni kreativitetin e tyre gjatë ditës dhe ndihmoni që të ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur gjatë natës.

Drita natyrale e ditës ka veçanërisht ndikim të madh në jetën e përditshme të njerëzve të ri, sepse thjesht rregullon ritmin ditor dhe jep energji.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që ti ofrojmë mjedisit të fëmijëve njëkohësisht energji dhe rehati.

Që të mundësojmë pushim optimal të fëmijëve, mjedisi për fjetje duhet të jetë i errët, kurse roletat nga koleksioni Disney dhe VELUX të ëndrrave ofrojnë errësim të plotë, shumë shpejtë dhe në mënyrë të thjeshtë – vetëm lëshojeni poshtë roletën dhe fundosuni në gjumë.

Nëse është koha për mësim, lojë ose përrall për natën e mirë, roletat nga koleksioni Disney dhe VELUX të ëndrrave ju ndihmojnë të mbani ekuilibër optimal të dritës dhe u mundëson prindërve dhe fëmijëve të vendosin për shprehjen stilistike të dhomës dhe mjedisit të tërë.

Koleksioni Disney dhe VELUX të ëndrrave i plotëson standardet më të larta industriale, jo vetën në aspekt të cilësisë, por edhe në lidhje me shëndetin dhe sigurinë. Dizajni i ri është në pajtim me OEKO-TEX® standardet, të cilat garantojnë se përbërësit e tyre nuk përmbajnë substanca të dëmshme ose prodhime kimike dhe ofrojnë prodhim më të sigurt.

Të gjitha roletat nga koleksioni Disney dhe VELUX të ëndrrave kanë teknologji VELUX Pick&Click™, e cila mundëson vendosje të thjeshtë. Zëvendësimi i roletave të Disneyit ekzistuese ose e roletave të vendosura për herë të parë, ose cila do qoftë roletë VELUX tjetër është shumë e thjeshtë.

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj