Vendosja e binarëve kënddrejtë – udhëzim në fotografitë
- Përdorim i lehtë dhe i shpejtë e cila i zvogëlon harxhimet për kryerje
- Rezistues ndaj të shtënave
- Shtresa e letrës siguron kënde të lëmuara dhe të përsosura, si dhe mbulim ideal me ngjyrë
- Lloje të ndryshme të binarëve të cilat i përmbushin kriteret më të larta estetike
- Përpunim përfundimtar i lehtë
Material i nevojshëm
1. Hinkë – enë për materialin me thellësi përkatëse
2. Rul – mjet për fiksimin e qosheve të binarëve
3. Kruese – për aplikimin dhe heqjen e materialeve të tepërta
4. Binarë kënddrejtë – për qoshet e jashtme dhe të brendshme
5. Knauf Superfinish – material i brumtë për rafinim, mbushje të fugave dhe njomje e binarëve punues
1. Përgatitje
Në varësi nga lloji i binarëve, vendoseni lugën dhe krehësin e duhur
Fiksojeni hinkën në shportën me materialin
Me mikser të dorës përzieni Knauf Superfinish
Hidheni materialin në hinkë
2. Vendosja e binarëve
Vendosni binarin përkatës në brazdën e hinkës
Tërhiqeni lehtë binarin përgjatë hinkës, ashtu që materiali të aplikohet në brazdë
Vendosni binarë në qoshin e jashtëm ose të brendshëm të murit
Me rulin ngadalë kaloni gjatë binarit duke e shtypur dhe duke formuar qosh ideal
Materialin e tepërt largojeni me ndihmën e krueses
3. Përpunimi përfundimtar
Pas tharjes (12h-24h), vendosni shtresë të Knauf Superfinish dhe rrafshojeni qoshin me ndihmën e kryeses ose përdafit
Për përpunim ideal të sipërfaqes nga dy shtresa në Knauf Superfinish – rekomandohet një shtresë e hollë
Sipërfaqet e përgatitura në këtë mënyrë, duke përfshirë edhe qoshet, është e mundshme që të ngjyrosen me ngjyra nga të gjitha deri të gjitha klasat e kualitetit.