• Afër reve, afër ëndrrave tuaja!

    Realizoni ëndrrat tuaja me dhomë gjumi të re, imagjinojeni pikërisht në nënçatinë tuaj!

Hapësira në nënçatinë mund të izolohet plotësisht nga bota e jashtme, duke krijuar ambient intim ku mund të çlodheni plotësisht – tingëllon si një hapësirë e përkryer për dhomë gjumi, apo jo? Edhe po të jeni prind i ri, adoleshent rebel me të gjitha ato ide kreative ose një çift i pensionuar që do të dëshirojë ta përdorë hapësirën për çlodhje, dhoma e gjumit në nënçatinë mund të jetë një hapësirë ​​jashtëzakonisht unike për ju, me pjesë të dizajnuara në mënyrë interesante dhe zgjidhje arkitekturore.

Këtu janë disa ide për të krijuar dhomën tuaj të gjumit të ëndrrave dhe për ta bërë atë realitet!

Kreativiteti ngrihet lart si zog

Nënçatitë janë vende të veçanta dhe ndërkohë që i jepni jetë kësaj hapësire ju keni mundësinë ta shprehni kreativitetin tuaj artistik në krijimin e një hapësire që i përshtatet personalitetit tuaj dhe që i plotëson nevojat tuaja si: zgjedhja e stilit, temës, ngjyrës dhe mobileve.

Krijimi i nënçatisë në stilin e një dhomë gjumi simpatike për fëmijë mund të jetë zgjidhja e përkryer për çifte të cilët kanë nevojë për hapësirë ​​shtesë pas lindjes së foshnjës, por ndoshta kjo është ideale edhe për adoleshentët që duan pak liri për veten e tyre, çlodhje në botën e tyre, larg të gjithëve, duke lejuar që krijimtaria të zhvillohet lirshëm. Liri për të luajtur në veglat muzikore, për të dëgjuar muzikë me zë të lartë, për të dekoruar muret me postera të bendeve të preferuara muzikore dhe për të ftuar miqtë për bisedë.

Disa njerëz preferojnë dizajnin e pastër dhe të sofistikuar, por ju mund të sfidoni veten dhe të jeni më kreativë! Shtoni një sfond të guximshëm në njërën prej pjesëve të murit… kolltuk apo divan me ngjyra piktoreske, jepini pak jetë dhomës tuaj të gjumit! Kjo hapësirë ​​mund të jetë këndi juaj i lojërave, lëreni imagjinatën tuaj të bredhë e lirë!

Lidhja me natyrën

Ky mund të jetë informacion i ri për ju, por drita natyrale është thelbësore për mirëqenien dhe disponimin tonë të cilën mund ta përmirësojmë me më shumë dritë, sepse disa substanca të caktuara në trurin tonë përgjegjës për gjendjen e përkohshme të mendjes çlirohen në një numër shumë më të madh pikërisht kur na rrethojnë dielli dhe drita. Nëse ktheheni te rrënjët tuaja dhe rrethoheni me natyrë në nënçatinë е cila është e rrethuar me dritë ideale, padyshim që do të ndiheni më të lumtur dhe më të çlodhur.

A e keni ditur se dritaret e nënçatisë ofrojnë të paktën dy herë më shumë dritë sesa dritaret vertikale? Ne ju rekomandojmë që të zgjidhni dritaret tuaja me kujdes dhe të mendoni të shtoni jo vetëm një, por edhe më shumë, dy ose tri dritare për të maksimizuar dritën e ditës – dhe sigurisht, të zgjidhni një që është me cilësi të mirë. Për shembull, dritaret e çatisë VELUX janë elegante – mund të zgjidhni version me shtresë të bardhë poliuretani ose dru natyral – këto janë dritare me cilësi të shkëlqyer që ofrojnë një pamje të bukur të qiellit – duke ju mundësuar të ndiheni më afër natyrës.

Më shumë në Dritare të çatisë – RISI (velux.rs)

Flini si foshnjë

Fjetja gjithmonë ka qenë një temë shumë interesante për të biseduar. A e keni ditur se afërsisht i rrituri 1/3 e jetës së tij e kalon në gjumë? Cilësia e gjumit tonë është çelësi i rigjenerimit, përqendrimit dhe disponimit tonë, ndaj duhet të kujdesemi se ku dhe si i kalojmë netët.

Errësira në dhomën e gjumit është shumë e rëndësishme, pasi hulumtimet tregojnë se ndriçimi i tepërt i dhomës para gjumit shkakton prodhim të vonuar dhe të shkurtuar të melatoninës, e cila nxit përgjumjen. Nëse dëshironi errësirë ​​të plotë në dhomën tuaj të gjumit, ju rekomandojmë të përdorni grila VELUX për errësim të plotë (VELUX grila termale FHC – grila harmonike për izolim dhe errësim). Tani nënçatia juaj mund të funksionojë si një “tërheqës i gjumit” për një gjumë të qetë dhe të thellë!

Pushoni sikur të jeni në retë

Kishit një ditë të lodhshme, zhurma e lavatriçes nuk pushon, telefoni po bie, fëmijët janë të zhurmshëm dhe tashmë kokat janë afër “shpërthimit”. Nuk mund të gjeni qetësi dhe do të humbisni kontrollin; Të gjithë ne e përjetojmë këtë në këtë botë që na rrethon, prandaj është gjithnjë e më e rëndësishme të përqendrohemi në një çlodhje të mirë.

Kemi nevojë për një vend për çlodhje, dhomë gjumi, e cila është funksionale, por në të njëjtën kohë të mund të sigurojë një pushim të mirë. Ju rekomandojmë që dhomën e gjumit ta vendosni në pikën më të largët në shtëpinë tuaj, larg nga të gjitha pajisjet e zhurmshme, që askush të mos ju shqetësojë përderisa jeni duke pushuar.

Në përgjithësi, me zgjuarsi të caktuar, çdo hapësirë në nënçatinë mund të shndërrohet në një fole miqësore dhe të shoqërueshme, ku është mirë të ktheheni dhe të pushoni pas një dite të lodhshme. Prandaj ju inkurajojmë që ta përdorni imagjinatën tuaj dhe ta shndërroni këtë hapësirë ​​të çmueshme në një ambient mikpritës, bohem, kreativ, çlodhës, ku mund të ndjeni vërtet se jeni në vendin më të mirë në botë!

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2025. Zhvilluar nga My Marketing