4 Teknika dekorative për muret e nënçatisë
Përdoruesit e hapësirave të nënçatisë shpesh identifikohen me hapësirën në të cilën jetojnë. Përpiqen që lehtë ti japin formën e karakterit dhe nevojave të tyre, shpeshherë edhe të ndryshojnë diçka në të, për të freskuar diçka gjatë qëndrimit. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është duke ndryshuar ngjyrën e sipërfaqeve që rrethojnë hapësirën, madje efekt më i bukur arrihet nëse ngjyra e re është plotësuar me ndonjë teknikë dekorative.
Sot do ti tregojmë katër teknika dekorative, që mund sillen në hapësirën tuaj përmes përdorimit të materialit cilësor me karakteristika të sakta dhe me duart mjaft të afta të bojaxhisë me përvojë.
Në detaje do ti shikojmë teknikat Druri, Llaç, GËRVISHJTE dhe Relief, dhe për ata ju nevojiten materialet dhe veglat e mëposhtme:
Për rezultate më të mira ju rekomandojmë materiale nga gjenerata e fundit e suvasë së gatshme të përgatitura në kova, Knauf Super Finish (Super Finish) dje finitura (Finitura).
Vërejtje: Më shumë detaje për programin Sheetrock të Knauf (Super Finish dhe Finitura) do të gjeni tek shërbimi teknik i Knauf ose në www.knauf.al
Nga veglat ju rekomandojmë:

Përdaf për llaç
“GËRVISHTJE” – vegël gome
“Flutur”- përdaf
Përzierëse
Shtyllë teleskopi për më shumë qëllime
Bricjapi
Aparat për bluarje / prerje
Shpaklla
Shpaklla për llaç
Enë e metaltë për material
VËREJTJE: Le të mos ju demotivojë sasia e veglave të përmendura. Ndonjëherë, për disa teknika mjafton një sfungjer ose leckë “truleks” , për një efekt të shkëlqyer. Shikoni më poshtë.
TEKNIKA DEKORATIVE “DRURI”
paraprakisht e suvatuar në dy shtresa me Super Finish
Aplikimi njështresor i Finiturës, me bricjap
VËREJTJE: Për përpunimin e strukturës së tillë, duhet që një mjeshtër ta vendos materialin, ndërsa menjëherë pas tij, tjetri ta zbaton teknikën me vegël gome të përshtatshme.
Përpunimi i strukturës
Këtë vegël mund ta gjeni në shitoret për ngjyra dhe llaqe mirë të furnizuara.
Ngjyrosje me sfungjer
Largimin e ngjyrës me leckë truleks
Pas tharjes së tërësishme të Finiturës, tërë sipërfaqen e ngjyrosim me ngjyrë lateks të bardhë, për ta zvogëluar thithjen e të njëjtës dhe për finalizim më të mirë të efektit.
Ngjyra përfundimtare (Velatura) aplikohet me sfungjer dhe lëvizje rrethore, ndërsa teprica largohet me leckë truleks të lagur, në drejtim të strukturës së drunjtë.
PAMJA PËRFUNDIMTARE
DETAJ
TEKNIKA DEKORATIVE “LLAÇ (shtuko) (STUCCO)”
Shkëlqim i lartë me efekt të mermerit
Përgatitja e materialit
Ngjyrimi me nuancë të gjelbër, pa shtuar ujë dhe me përzierje deri në homogjenizim të plotë.
Përpunimi i modeleve
Për të arritur efektin e kërkuar, Finitura e ngjyrosur mund të aplikohet në dy mënyra – me përdaf inoks ose me përdaf për llaç.
Për të arritur efektin e kërkuar, Finitura e ngjyrosur mund të aplikohet në dy mënyra – me përdaf inoks ose me përdaf për llaç.
Me përdaf kryhen lëvizje më të gjata, kështu që fitohet kontrast më i vogël. Këtu është treguar versioni gjatë punimit me përdaf për llaç (stuko-përdaf).
Finitura aplikohet në sasi më të vogël ose më të madhe dhe pas një kohe të shkurtër largohet me lëvizje të shpejtë në drejtim të kundërt, që lë efektin e ngjyrosjes dhe nuancave të ndryshme.
Me “rrafshimin” me përdaf, deri tek shkëlqimi i lartë
Shkëlqimi i lartë i sipërfaqes efikase arrihet me nxjerrjen e materialit gjysmë të thatë në sipërfaqe me përdaf pa kënde të mprehta, ndërsa në përfundim rekomandohet edhe lyerja e tërë sipërfaqes me dyll, me çka përveç shkëlqimit të lartë arrihet edhe zmbrapsje e plotë e ujin në sipërfaqe.
PAMJA PËRFUNDIMTARE
DETAJ
TEKNIKA DEKORATIVE “Gërvishtja”
Strukturë moderne në ndriçim adekuat
Përpunimi i strukturës
Finitura aplikohet, përderisa me vegël të posaçme aplikohet cilësia.
Thyerjet më të mëdha të dritës fitohen nëse kryhen lëvizje të shkurtra në drejtime të ndryshme.
DETAJET GJATË NGJYROSJES
NGJYROSJA
DETAJET PAS NGJYROSJES
Pas tharjes së plotë të suvasë, sipërfaqja ngjyroset me ngjyrë lateks me nuancë sipas zgjidhjes.
PAMJA PËRFUNDIMTARE NË DY NGJYRA
TEKNIKA DEKORATIVE “RELIEF”
efekti i murit të vjetër, në një mënyrë të re
Suvatimi në dy shtresa me Super Finish dhe përpunimi i strukturës
Pasi që sipërfaqja tashmë është suvatuar me dy shtresa me Super Finish, aplikohet shtresa nga Finitura me trashësi prej 2mm.
Në këtë shtresë shtypet cilësia, kështu që, një e treta e sipërme e përdafit ngjitet në shtresën dhe shpejt tërhiqet.
Sipërfaqja ngjyroset me sfungjer, ndërsa teprica e ngjyrës largohet me leckë truleks
Ngjyra lateks aplikohet sikurse tek efekti “Druri”. Pastaj aplikohet ngjyrosja me “Velatura”, teprica e të cilës këtë herë largohet me lëvizje rrethore.
PAMJA PËRFUNDIMTARE
DETAJ
SUPER FINISH dhe FINITURA
Me ngut shikoni një prezantim të shkurtër të vetive, përgatitjes dhe mënyrës së përdorimit të materialeve


































