…ose me nje produkt ta shmangim problemin e tingujve dhe temperaturës me anë të izolimit.
Zgjidhja e izolimit të dyshemesë është shumë I rëndesishëm në ndërtimtari dhe adaptim të nënkulmit.
Shpesh na pyesin se si ta zgjedhim problemin e zhurmes që vjen nga nenkulmi ose prej të njejtin arrin ne pjesa tjera të shtëpisë, dhe ne kemi vendosur që me këtë tekst të sqarojm parandalimin, metodat e ndalimit të zhurmës.
Si vjen deri te zhurma?
Ky lloj tingulli është i njohur si TINGULL GODITES është tingull struktural dhe është karakteristik për dysheme, gjegjesisht edhe ne mes të etazheve.
Kjo ndodh kur çdo lloj goditje, ndikimi ose gjatë çdo llojë levizje të sendeve në dysheme(ecje, lëvizje, goditje, gjatë centrifugimit të lavatriçes etj) dhe çdo gjë tjetër, perveç hapsirës nen dysheme (etazhit) nëpërmes strukturës së murit anësor që transferohet në disa etazhe sipër dhe poshtë.
Zgjidhja?
A ka zgjidhje për këtë problem? Sigurisht si për problemet tjera, egzistojnë më shumë.
Para se të ofrojm zgjidhje, një vërejtje e rëndësishme për konsumatorët dhe investitoret ne lidhje me problemin e zhurmes në ndërtesat e banimit sidomos në nënkulmet(tavan): për këtë problem duhet mendur ne kohë, d.m.th gjatë projektimit dhe ndërtimit te objektit, për çdo ndërhyrje të më vonshme nuk është dhe nuk mund të jetë një zgjidhje e mjaftueshme. Ndërtimi kualitativ nënkupton ‘përdorimin e materialeve adekuate për të ndaluar zhurmën’ dhe nuk mund të ketë kompromis. Për fat të keq në praktik shpesh është ndryshe, përdoren materiale joadekuate për izolimin e zhurmës në dysheme ose në rast më të keq nuk ka izolim fare.
Ne jemi dëshmitarë të një numri të madh të ankesave nga ana e qiramarrësve ndaj investitorëve për shkak të zhurmës që vjen nga burime të ndryshme ne ndërtesa, madje edhe në vendbanimet e shtrejnta.
Për atë:
• Kur ndërtoni – Ndërtoni me kualitet dhe cilësi të lartë për arsyetimin e çmimit të lartë.
• Kur bleni – Pyesni a ka izolim në dyshemen ndaj zhurmës dhe cilët material janë perdorur!
Tash zgjidhja, me të vërtetë!
Më e mirë, dhe mënyra e vetme më e rrallë për zgjidhjen e problemit ndaj goditjes së zhurmës anësore është burimi anësor i zhurmës.
Atë që ne u rekomandojm për dysheme në mes dy etazheve, në realitet në mes të kulmit dhe etazhit është dysheme lundruese me lesh shkëmbor mineral si material izolues.
Cfarë d.m.th lundrues?
Dyshemeja lundruese është dysheme e cila në konstrukcion nuk vendoset direct, por është e ndarë me izolim absorbues të zhurmës që e redukton zhurmën. Kjo shtresë quhet masë lundruese, absorbues i zhurmës ose shtresa reduktuese, kurse zgjedhja më e mirë është shtresa të jetë prej leshit mineral shkëmbor.
Pse lesh mineral shkëmbor?
Leshi mineral shkëmbor Knaf Insulation, si izolim i zhurmës, e pengon transmetimin e zhurmës nëpërmjet zonave të ndërtimit.
Arsya qëndron në strukturën fijore të leshit mineral shkëmbor e cila posedon një rradhitje specifike të fijeve (fibrave) që ju jep forcë te mjaftueshme kompresive (për të shmngur rrëshqitje te pa dëshiruar dhe plasaritje për shkak të forcës kompresive) dhe elasticitetin e nevojshëm ( vepron si një shtresë amortizuese ndermjet shtresës dhe konstrukcionit mbartës )
SI TË BËJMË NJË DYSHEME STRUKTURORE LINDRUESE?
Siç shihet figura që postojmë procedura e instalimit është shumë e thjeshtë:
*Trashësia minimale e izolimit termik në strukturën në mes të etazheve duhet të jetë 3cm, në mënyrë që të pëmbushen rregullat aktuale me efikasitetin e energjis se ndërtuesve.
Një ndërtim I tillë I dyshemes strukturore lundruese do të ndikojnë në transmetimin e zërit në mes të etazhit dhe nënkulmit. Megjithatë rolin e mbanë leshi shkëmbor që zgjedh edhe problemin e mbrojtjes termike.
Pastaj, le të shohim…
Cfarë është e gjitha që një dysheme cilësore duhet të na ofrojë?
E gjitha kjo imponon që leshi shkëmbor është ideal për dysheme strukturore liundruese për shkak se ky material ofron zgkidhje për tre kushtet e nevojshme.