• 8 këshilla për papafingo të bukur dhe funksionale

Papafingoja është lloj konstruksioni e cila është shënues i një stili të veçantë të projektimit të interirerit. Ajo është hapësirë e madhe dhe e hapur e cila pothuaj nuk ka edhe mure, me tavane të latra dhe me sasi të madhe të dritës. Nga kjo karaktersitikë mund të mendojmë se papafingo është më e komplikuar se dekorimi tradicional i shtëpive, sidomos nëse nuk dimë se si ta shfrytëzojmë hapësirën në hapësira, cilin lloj të orendive ta zgjedhim ose cilat elemente janë më të mirë për dekorimin e hapësirës. Është e vërtetë se papafingoja, si çdo hapësirë tjetër, mund të furnizohet në mënyrë më të bukur dhe më funksionale, nëse kuptojmë hapësirën dhe ndonjë parim për renditjen e orendive.

Në botën e dizajnit (projektimit) të interierit, papafingoja është sinonim për gjithçka që është bashkëkohore. Për shkak të tiprave të saj, në të duhet të shkëlqej elektricizmi. Duke pasur parasyshë se stili eleketrik nuk është për fillestar dhe nuk nënkupton ndërthurrjen e stileve të ndryshme pa ndonjë rend, ose nëse nuk dini nga t’ia filloni me renditjen e papafingos suaj, në këtë blog do t’i paraqesim faktorët kyç për arritjen e rezultateve të përkryera.

1.Hapësira e ndarë

Mungesa e më shumë hapësirave është një nga karakteristikat kryesore të papafingos. Por kjo nuk do të thotë se hapësira e brendshme nuk mund të jetë e ndarë dhe e ndryshme. Me qëllim që t’i shenjojmë dhe t’i ndajmë zonat, mund të përdorim elemente të ndryshme dekorative siç është ana e pasme e divanit, ekrani i TV, bimë ose paret të përshtashëm. Poashtu kufijtë mes hapësirave mund t’i ndajmë me dysheme të ndryshme – për shembull tryeza e bukës dhe kuzhina. Një nga idetë janë dyshemet vinil, si opsion i përkryer për simulimin e sipërfaqeve të ndryshme. Përveç për ndarjen e hapësirës, duke pasur parasyshë se lehtë ndryshojnë, kur të dëshironi mund të shtini ndryshime dhe inovacione në hapësirë pa shumë mundim dhe pa gjëra të forta.

2.Ndriçimi

Si pasojë e mungesës së mureve, dyerëve dhe dritareve të mëdha, papafingot mbushen me dritë natyrore. Sërish ne nuk guxojmë ta harrojmë rolin e dritës artificiale, si llambat e dhomës ose reflektorët. Poashtu një detal i rëndësishëm i cili kontribon në dritën e shëndritshme në papafingo është çlirimi nga perdet, përfaqësimi i ngjyrave të hapura të cilat reflektojnë dritë si dhe shfrytëzimin e materialeve të përshtashëm. Në atë mënyrë mund të arrijmë aspektin industrial dhe ndriçues i cili është karakteristik për këtë tip të hapësirës.

3.Dekorimet

Zgjedhni elemente dekoruese të cilat do ta reflektojnë personalitetin tuaj. Nëse hapësira është e vogël, kujdes mos ta mbushni me një numër të madh të objekteve dhe vendosni pasqyra që të krijohet ndjenja e hapësirës së madhe. Fotografitë poashtu janë të rëndësishme për dekorimin e papafingos suaj. Mund të bëni edhe një oazë të vogël të gjelbërt, bimët dhe lulet do të sjellin prekjen e natyrës dhe freski në hapsirën tuaj.

4.Materialet dhe ngjyrat

Për shkak të prejardhjes industriale të këtij lloji të banesave, materialet ndërtimore si guri, çimentoja, ose tullat janë karakteristike në papafingo. Poashtu hasen edhe trerë dhe rrethoja metalike. Pasi që papafingoja sipas definicionit është  hapësirë e hapur, kurse me qëllim që kjo hapësirë të duket vizualisht e integruar,me rëndësi të madhe është edhe paleta e ngjyrave që do ta zgjedhni për dekorime. Në papafingo, për arsye stilistike por edhe për ato praktike, mbizotërojnë ngjyrat neutrale, sidomos nuancat e bardha, të zeza, të hirta dhe kafta. Këto ngjyra janë të përshtatshme për kombinim me shumë ngjyra tjera, kurse me këtë edhe përdorimi i detaleve me ngjyrë të ndryshme.

5.Funksionaliteti i orendive

Orenditë do të duhet të jenë praktike dhe funksionale, sidomos kur hapësira të cilën e kemi në dispozicion nuk është e madhe, prandaj duhet të kërkohen mobilje ose orendi që do të jenë të përshtatshme për hapësirën dhe të kryej disa funksione. Disa ide të cilat sot na kujtohen janë ishulli i tryezës i cili do të shërbente edhe si tavolinë, sandëk për ulje që janë dekorime dhe vende për ruatje ose krevat me hapësirë për ruatje ose magazinim.

6.Shkallët dhe galeria

Tavanet e larta dhe dritaret e mëdha, karakteristike për papafingon, ofrojnë mundësi të ndryshme për ta shfrytëzuar lartësinë e hapësirës dhe ta ndani në nivele. Prandaj, mos u hamendni a të bëni galeri a jo. Përveç kësaj, mund ta shfrytëzoni hapësirën nën shkallë dhe këtu të vendosni një kënd të vogël, të themi byro për punë. Kështu maksimalisht do ta shfrytëzoni hapësirën që e keni në dispozicion.

7.Funksionaliteti i këndeve

Këndet mund të jenë pikë e vdekur, por mund të përdoren në favorin tonë. Ne e zgjodhëm këtë mundësi, sepse kemi disa arsye. Së pari, cepet ose këndet janë ideale për vendosjen e rafteve në mure. Së dyti, këndet në  hapësirë janë të përkryera për vendosjen të ndonjë bime dekorative dhe kështu e zbukuroni shtëpinë dhe shtoni pak gjelbrimin. Edhe një ide për këto pika të vdekura është llamba me shtyllë, me çka do ta pajisim papafingon me dritë artificiale.

8.Ndarjet me qelq

Nëse vendosni që hapësirën ta ndani në hapësira, atëherë këtë bëjeni në mënyrë subtile. Një nga mundësitë është përdorimi i dyerëve të qelqit, me çka fitohet vazhdimsi dhe komunikim vizual i hapësirës së ndarë në papafingo. Poashtu nëse dëshironi ta mbyllni kalimin, mund të vendosni elemente ndarëse prej qelqi të cilët janë ideal për ndarjen e kuzhinës nga dhoma e ndejes, sepse ruhet kontakti vizual, por era dhe zhurma nga kuzhina nuk prekin në hapësirën ku banojmë.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing