• Papafingo spanjol në stilin skandinav

Dekorim minimal, trerë të mëdhej të drurit, dritë natyrore… Kush nuk do të donte një papafingo të tillë! ?

Jemi të sigurt se shumica nga ju kanë vuajtur për të jetuar në një kat romatik, të qetë dhe të rehatshëm. Pa varësisht nga disa mungesa, kur t’i mendoni këto atribute të hapësirës për jetë, nuk ka mundësi të mos ju kujtohet papafingoja. Çatitë e pjerrëta janë shenjë baraz me kënde sharmante, Velux dritaret e çatisë janë asociacion i drejtpërdrejt për qiellin e lirë, kurse drita e cila hyjnë nëpër këto dritare është sinonim i vitalitetit. Por përse të mos themi se një hapësirë e tillë shpesh asocion në privatësi dhe mbrojtje të intimitetit.

Bashkë me këtë shkon edhe fakti se papafingoja (nënçatia) më shumë i tërheq çiftet e reja. Dikush mund të thotë: “Si jo, pikërisht për atë! Papafingoja për të rinjët është tërheqëse për shkak të çmimit, do të thonim se është edhe për shkak të çmimit, por deri tani nuk kemi dëgjuar se ndonjë çift i dashuruar kërkon strehim në katin e lartë përdhesë.

Atëherë, tani që aq shumë e lëvruarm, është e rrugës t’ju tregojmë se jemi të vetëdijshëm për faktin se papafingoja nuk është lehtë të rregullohet dhe pajiset dhe të jetë praktike dhe e rehatshme. Arsye për këtë janë format jo të drejta të cilat shpesh paraqesin problem kur bëhet fjalë për interierin.

Nëse mendohet me kujdes ose kërkoni ndihmë profesionale, atëherë mund të fitoni rezultatet të papbesueshme. Për këtë ishte i vetëdijshëm edhe çifti i ri në Vig i cili vendosi që papafingon e tyre ta rregullojnë në stilin skandinav, duke mbajtur elementet kryesore të dekorimit; dru, tulla dhe dritë.

Fshehtësia e këtij dekorimi është në thjeshtësinë e saj. Orenditë ndjekin linjat e para të cilat përputhen në kënde, me çka fitohet hapësirë e lirë ku kanë nevojë banorët, e jo siç imponon konstruksioni.

Shumë njerëz mendojnë se në papafingo humben shumë katrorë, por të menduarit e këtillë jo domosdoshmërisht është i saktë. Ky çift i ri i kushtoi kujdes lartësis së pjerrësisë (të cilët janë element i rëndësishëm për shfrytëzimin maksimal të hapësirës së banimit) që të mos humbas asnjë centimetër.

Drita natyrore është me rëndësi të madhe për jetë të mirë në papafingo. Në këtë rast, drita hyjnë nëpër Velux dritare, dhe qëndron brenda duke ju falënderuar mureve të bardha dhe tavanit të bardhë. Roli i parë i dritareve është të siguroj dritë, por duke pasur parasyshë klimën në Vig, me rëndësi është që dritaret të kenë edhe izolim termik, sepse askush nuk dëshiron të mbetet në mëshirën dhe jomëshorën e temperaturave eksreme.

Duke ndjekur linjën e dritës natyrore, gjyrat dhe dekori karakteristik për stilin skandinav, në papafingo gjenden elemente të caktuara dekorative të cilat asociojnë me dritën, natyrën dhe gjallërinë në shtëpi. Konkretisht mendojmë për tepihun e gjelbërt i cili simulon barin dhe bimët nëpër trerët dhe orenditë.

Nëse na pyesni neve, ky çiftë martesor ka formuar një papafingo të përkryer për ditët e tyre të para të përbashkëta.

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing