Mënyra moderne e jetës gjithnjë e më tepër nënkupton të jetuarit në njësi më të vogla të banimit rregullimi i të cilave kërkon funksionalitet, fleksibilitet por edhe pltoësimin e kërkesave estetike dhe për përdorim të anëtarëve të familjes.
Rregullimi i hapësirave të tilla paraqet sfidë të madhe, mundësi për të treguar se sa jemi kreativ dhe praktik kur bëhet fjalë për të kursyer hapësirë.
Ashtu siç tashmë ju është e njohur, në shtëpitë më të mëdha përdoren dyer klasike gjegjësisht me krahë. Këto janë dyer që gjatë mbylljes ose hapjes tërhiqen ose shtyhen vetvetiu. Megjithatë, çka nëse hapja dhe mbyllja paraqet problem në hapësirën e kufizuar të jetës?
Zgjidhja e këtij problemi janë dyert rrëshqitëse. Në fazën fillestare ekzstonin dyer të cilat rrëshqisnin ekskluzivisht në mur, përderisa sot dyret rrëshqitëse moderne nënkuptojnë instalimin e sistemeve të shtresuara në panele të gipsit, të cilat sipas nevojës mund ti bëjë të padukshme dhe të krijojë ndjenjë më të mirë për hapësirën.
Dyert rrëshqitëse me sistem KNAUF vendosen në mure me trashësi standarde me konstruksion prej 75 dhe 100mm, që nënkupton trashësi minimale të murit prej 100mm. Varësisht nga vetë sistemi, trashësia e krahut të derës zakonisht është nga 40 deri në 65 mm.
Sistemi Knauf i tillë i dorëzuar nuk nënkupton vetë derën dhe përpunimet e enterierit, që ofrojnë mundësi për zgjidhje dhe instalim sipas dëshirës së pronarit. Para instalimit, është e nevojshme që të hartohet një mur që mundëson vendosjen e derës.
Kjo nënkupton ekzistencën e hapësirës së mjaftueshme që derën me të gjithë gjërësinë të mund të vendoset në pjesën e parparë të murit, që siguron përdorim pa pengesë të derës.
Ky sistem veçanërisht është i përshtatshëm për vendosje në hapësira të vogla ku nuk ka mundsi për vendosjen e dyerve klasike. Këto zakonisht janë banjot, kuzhinat, depo etj. Shpesherë përdoret edhe në hapësira të tjera, ku ka nevojë për ndërhyrje të mëdha estetike.
Edhe një nga avantazhet e këtij sistemi është mungesa e nevojës për prag të derës, gjë që e lehtëson shumë lëvizjen e karrocës së fëmijëve etj.
Duhet të dini se dyert rrëshqitëse nuk rekomandohen në hapësira ku kërkohet izolim akustik, sepse sistemi i mbylljes nuk ofron izolim akustik më të madh.