• Si ndryshonin dritaret e papafingove në dekadat e fundit?

Funksionimi i përmirësuar i dritareve: si ndryshuan dritaret e papafingove gjatë dekadave të fundit?
Viteve të fundit, falë zhvillimit të shpejtë teknologjik, jetët tona, kërkesat dhe obligimet tona si dhe mjetet që i shfrytëzojmë në jetën e përditshme ndryshuan shumë shpejtë. E tërë kjo u reflektua edhe në industrinë e ndërtimit, nëse flasim për dritaret ku bota kaloi një rrugë të gjatë të ndryshimit, nga vizioni i Vilum Kan Rasmusen nga viti 1941, kur ekzistonte qëllimi që papafingot e errëta të shndërrohen në hapësira të ndritshme ju mund të jetohet, me dritë dhe ajër të freskët…
… madje edhe para 80 vjetëve, dritaret më të mira të kulmeve të ditëve të sotëm ende e punohen sipas atij vizioni…

Të shohim se si kanë evoluar dritaret dhe çfarë mund të ofrojnë sot, e që ka qenë ëndërr para disa dekadave…

Nga parametrat themelore të izolimit termik e deri te efikasiteti i lartë energjetik

VELUX dritaret e papafingos u prodhuan me një kujdes të veçantë dhe me njohuritë dhe përvojat më të mira të asaj kohe, por kur bëhet fjalë për izolimin, dritarja e vjetër e papafingos, madje edhe në gjendje të mirë – nuk mund të krahasohet me dritaren e re të papafingos VELUX. A mund të paramendoni se duke shfrytëzuar dritaret moderne të papafingos VELUX mund të arrini izolim dyfish më të mirë termik, e me atë edhe një efikasitet më të lartë energjetik?

Sot, gjenerata e re e dritareve të papafingove VELUX i kombinon cilësitë e mrekullueshme izoluese me përfitimet e përmirësuara të energjisë pasive diellore. Ndoshta në fillim tingëllon si e pabesueshme, por është fakt se nëse i ndërrojmë dritaret e vjetra VELUX me VELUX dritaret Standard Plus, humbja e nxehtësisë zvogëlohet për mbi 60% ose për 54% nëse vendosen dritaret më të lira VELUX dritaret standarde të papafingove.
Ky efikasitet i lartë energjetik është arsyeja që dritaret VELUX sigurojnë një neto-kontribut në shtëpitë e vogla energjetike, që është me rëndësi për të zvogëluar konsumin global të energjisë, në të cilën ndërtesat kontribuojnë me rreth 40%.

* dritarja e vjetërUw = 2,8 W / m2K, dritarja e re Standard PlusUw = 1,1 W / m2K

Nga dritaret e thjeshta të drurit e deri te dritaret e drurit dhe dritaret poliuretan pa mirëmbajtje

Para 20 viteve, dritaret janë prodhuar vetëm nga druri natyral, por në dekadën e fundit VELUX prodhoi dritare të bardha, me përbërje poliuretani. Që nga ajo ditë, dritaret e bardha u popullarizuan. Kjo nuk është befasi sepse ajo estetikë në mënyrë të përsosur përshtatej në çdo shtëpi, ngjyra e tyre përshtatet me secilin stil dekorues të shtëpisë.
Një prej dritareve më të popullarizuara sot është VELUX dritarja e bardhë poliuretane (pa mirëmbajtje), me një bazë të fortë me modifikim termik të drurit dhe mbështjellësit të përsosur rezistues ndaj ujit. Këto dritare nga poliuretani janë të domosdoshme që dritarja e banjos ose kuzhinës të duken gjithmonë mirë për shkak të jetëgjatësisë edhe sikur dritaret e dhomave të gjumit dhe ato të fëmijëve.

Kuptohet se ekzistojnë edhe dritare të tjera tradicionale të papafingove nga pisha nordike me shtresa të lustruara, të mbështjella me një llak transparent në bazë uji që e mbron drurin nga papastërtia dhe lagështia. Këto dritare lidhen me natyrën dhe përshtaten me enterierin e natyrshëm ose shtëpitë që kanë stil rustik.

Nga qelqet e dyfishta deri te qelqet e trefishta që e kursejnë energjinë

Me dekada kanë ekzistuar vetëm dritare me qelqe të dyfishta që gjithsesi se edhe më tej sigurojnë një komoditet të lartë me të gjitha karakteristikat standarde. Prapë se prapë, qelqet e trefishta janë zgjidhja e vërtetë për dallim nga të gjitha modelet e mëhershme!

Me siguri se do të ndjeni një paqe dhe qetësi më të madhe dhe komoditet në shtëpinë tuaj, me dritaret me qelqe të trefishta që do t’i ulin llogaritë tuaja të energjisë elektrike, gjatë verës dritarja mund ta bllokoj nxehtësinë e rrezeve diellore, ndërsa efikasiteti i lartë termik do ta pengojë motin e ftohtë gjatë muajve të dimrit.

Nga një dritare në kulm, deri te shumë kulme tjera shtesë në kulm!

Njerëzit në të kaluarën zakonisht kanë pasur vetëm nga dritare në papafingo. Ndoshta para disa dekadave ajo edhe ishte e mjaftueshme, sepse njerëzit kalonin shumicën e kohës jashtë dhe kishin dritë të mjaftueshme diellore si dhe ajër të pastër gjatë tërë ditës.
Ndryshe nga ajo kohë, ditëve të sotme ne kalojmë rreth 90% të kohës në hapësira të mbyllura, pa dritë të mjaftueshme ose ajër të pastër – veçanërisht tani që njerëzit punojnë nga shtëpia. Shkenca tregoi se kjo gjendje mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë, mirëqenien tonë dhe mund të ndikojë negativisht në kapacitetin tonë kognitiv.

Kjo është një ide e shkëlqyeshme për të rritur numrin e dritareve dhe të zgjidhni edhe 2 ose 3 të tjerë shtesë në papafingo, me qëllim që të keni një ambient të ndritshëm, komod dhe të shëndoshë në hapësirat e mbyllura!
Nëse mendoni që t’i ndërroni dritaret, planifikoni edhe dritare shtesë dhe më të mëdha: në ueb faqen tonë mundeni që shpejtë dhe lehtë të gjeni zgjidhje për kombinimin e vërtetë të dritareve sipas çdo hapësire.

Ekspertët e VELUX do t’ju ndihmojnë që të zgjidhni llojin e duhur të dritares dhe të gjeni opsionet më të përshtatshme, llojin e qelqit, përshtatjen me enterierin si dhe të dhëna që ta bëni banesën tuaj sa më komode!


Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

Shikoni këshillat e tjera për nënçatinë tuaj

IZOLIMI

DRITARET

GJIPS

MBULUES I ÇATISË

Shndërroni hapësirën e pashfrytëzuar të nënçatisë në hapësirë për qëndrim të rehatshëm ditor!

ose

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Papafingojaime.al 2015-2024. Zhvilluar nga My Marketing