
Në objektet moderne gjithnjë e më shumë ka instalime dhe elemente shërbimi ndaj të cilave gjatë përdorimit të mëtejshëm duhet qasje.
Këto zakonisht nuk e përbëjnë pjesën e dëshiruar të enterierit, për çka dhe ekziston tendenca që të shtresohen ose fshihen në disa nga elementet në mur, tavan, nënçati ose në ndonjë shtresë tjetër.
Hapjet reviduese instalohen për të mundësuar qasje të përhershme dhe pa pengesa deri tek këto elemente.
Hapjet reviduese instalohen në dimensione të ndryshme. Përveç përdorimit në ndërtimin e banesave, gjejnë përdorim të gjerë edhe në objektet industriale dhe në objektet publike – në hapësirat e shitjes, sallat për ekspozita, restorante, punëtoritë, depot, etj…
Sipas nevojës hapjet reviduese mund të jenë rezistuese ndaj zjarrit. Instalimi ashtu siç duhet i hapjes reviduese i përmbush edhe kërkesat funksionale edhe ato estetike.